Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës

17 Maj 2019, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bashkë me thellimin e krizës politike, po vihet re një ankesë në rritje nga shumica në pushtet, se kriza po dëmton negociatat dhe turizmin në vend. Ka disa sinjale se disa rezervime janë anuluar, kryesisht nga turistë lindorë, për shkak të imazheve të protestave të dhunshme në Shqipëri, ashtu sikundër ka sinjale se hapja e  negociatave, mund të bëhet më e vështirë.

Nuk bëj dot debat sa reale është kjo prirje, por e besoj që dikush dhe mund të trembet, kur shikon imazhe të tilla, dhe mund të kthejë mendje për pushimet në Shqipëri, ashtu si plot eurodeputetë mendojnë se Shqipëria erret e gdhihet nën flakët e molotovëve të Berishës.

Por detyra e shumicës në pushtet, dhe sidomos vet politikanëve  përgjegjës të saj, përfshi dhe Edi Ramën, nuk është të vërë kujën për këtë gjë, por ta minimizojë si efektin, ashtu dhe mitin rreth këtij efekti.

Të bësh kauzë tënden si zyrtar i lartë i qeverisë, faktin që kundërshtari po të dëmton turizmin me protesta, do të thotë t’i hedhësh benzinë zjarrit, pasi kundërshtari nuk ka dalë në rrugë për të të rregulluar imazhin dhe as për të bërë Shqipërinë një vend të begatë. Ka dalë ekzaktësisht për atë që bën, për t’i vënë zjarrin.

Dhe nëse disa bomba molotov nuk djegin dot derën e blinduar të Kryeministrisë, mund të bëjnë dëme sporadike më tej, siç është puna e turizmit apo negociatave.

Detyra e qeverisë nuk është të vërë kujën për këto efekte, edhe pse nuk besoj se janë reale dhe të ndjeshme për industrinë e turizmit. Detyra e qeverisë është t’i kundërvihet kësaj prirje qaramane, për efektet negative të protestave në ekonominë shqiptare.

Është anormale që ministra, deputetë dhe vet kryeministri, të sillen si djem qaramanë në televizione, që ky Lulzim Basha po lë shqiptarët pa turizëm dhe pa hapje negociatash.

Ëndrra e Lulzim Bashës si krye-opozitar është pikërisht kjo. Ai nuk e fsheh që kërkon të dëmtojë Shqipërinë për të gjunjëzuar qeverinë.

Ndaj ky gjunjëzimi i qeverisë dhe qarja e saj në kor, për këto që po u bën Lulzim Basha, është shërbimi më i mirë që i bëjnë thellimit të krizës dhe vazhdimit të bombave molotov mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë.

Qeveria duhet të çmitizojë efektin e protestave, pasi realisht ky është më shumë mit, se sa realitet.

Ndërsa të shtunën para Parlamentit hidheshin molotov, në restorantin ngjitur tek “Delano”, një grup turistësh zvicerianë bënin selfie me molotovët, pa e prishur terezinë, ndërsa të tjerë shëtisnin ose pinin në baret e Bllokut.

E vërteta është se protestat nuk janë popullore, nuk kanë prekur shoqërinë, nuk janë pjesë e shqetësimit të familjeve shqiptare. Ato janë një detyrë shtëpie e disa militantëve ekstremë të opozitës dhe objekt qarje nga disa politikanë të shumicës.

Mitizimi i tyre sikur ato po bëjnë namin mbi ekonominë shqiptare, është një gënjeshtër që buron nga dembelizmi i shumicës për të përballuar krizën dhe akoma më keq, nga gomarllëku i tyre për ta trajtuar Lulzim Bashën si një njeri që i dhimbset vendi dhe që po dëgjoi se po dëmtohet turizmi,  nuk do hedhë më bomba molotov.

Mirë që turizmit i prishni punë kot pa arsye, po të paktën mos trimëroni kot Lulzim Bashën, se ai vet është më i dëshpëruar se çdo turist që vjen këtu, pasi është i vetmi turist që nuk i hapin derën askund.

18 komente në “Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës”

  1. Dinamo Tirana says:

    Rama boll qau si kucke po te nxjerre koqet,prandaj e kemi votuar. Saliu eshte bishe,bishat nuk ndjejne keqardhje per asgje lere pastaj se po prishet turizmi!!!!

    1. Lul perversi says:

      E sakte Dinamo.!! Ti nxjerre hallatet e tua thyej shpinen te pa shtylle kurrizore. Mjaft derri do plumbin ne bythe.

  2. epo kjo pune says:

    e ke kapur bukur Mero, o ka greqira protesta e franca bashke po turizmi normal… qeveria te shikoje ligjet te mos thyeje dhe nderkohe perpara se negociatat povijne dhe perendimi nuk ndikohet nga molotovet por se si reagon qeveria ndaj tyre, cdo popull ka ca tipa kot qe iu eshte bere rruga si shtepi dhe djegin goma me drejtuesa qe i kane kalamajte i kane jashteshtetit

  3. Azio says:

    Me frazen e fundit ……nje tourist qe s’i hapin deren askund,z.Mero I ke thene te gjitha ato gjera qe karakterizojne figuren e LB. Ha ha ha ha ….
    Thankyou very much.You make my day.

  4. byrazeri says:

    E drejte! Mos e trimeroni kryfrikacakun dhe krydhjerresin e kesaj pune.Lulja ate do.Ama e sigurt eshte qe ne zjarrin qe po ndezdo te digjet.Kjo eshte e sigurte.

  5. Ladi says:

    Je i modh..I modh fare. Bon mire qe i pickon kta cunat e mamit. Me knoqe

  6. e verteta says:

    E drejte,Rama do trimeruar ca dhe me mire se Brace nuk e ndihmon dot kush.

  7. Xxx says:

    E ke qa Mero..
    Lulshalngjitmi ka marre kot…si Koco I teto olges….mortja we se ha budallen.
    Futini nje biberon trimosh-hajvanit

  8. astrit shba says:

    artikulli eshte analize e plote e paraqitjes pozites e opozites ,analiza e sakte qe i ben mero pozites sikur te ishte keshilltar i kryeministrit.

  9. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE SA REALISTE ME MESAZHE FILOZOFIKE PER QEVERINE RAMA

    Detyra kryesore e qeverise eshte qeverisja e vendit dhe zbatimi i ligjit pa meshire e ka droje ne sherbim te shumices qe ajo perfaqeson dhe krejt popullit shqiptar!

  10. drino says:

    Shum sakte si gjithmon Mero por une dhe shum te tjere nje gje nuk kuptojme……
    Keta shpellare djegin shkaterojne godasin policine dhe policia i ndalon gjykata i liron……
    Si nuk u bene nje here gjykatat tona, mbahen ne burg njerez per krime ordinere dhe keta kriminel lirohen…
    Turp per keto gjykata te ndyra….

  11. niki says:

    Zoti Mero Baze, merr ju lutem inisiativen te ndihmosh demokracine shqiptare per nje MANIFESTIM madheshtor ku te kerkohet pjesmarrja e mbare popullit shqiptar paqedashes qe te shpreh refuzimin e tij ndaj Bashes, Monikes, qe e konsiderojne popullin e tyre bageti , me argumentat qe paraqesin , per te justifikuar manifestimet e dhunes .

  12. Kastriot says:

    Degjova Hahn se protestat Jane arsyeja qe nuk hapen negociatat.Eurokrat I ulet e mashtrues! Per vendet qe dalin nga diktatura protestat, numri i tyre , duhet te ishin kriter pozitiv per tu anetaresuar! Lirite dhe te drejtat politike jane per tu ushtruar. Eurokratet thone ka 30 vjet ne raport regreset e tyre se Shqiperia vendi me i korruptuar, imkriminuar e varfer ne Europe.Ne kufinjte e narkoshtetit.Nga ana tjeter na penalizojne pse reagojme.Ne fakt kane te drejte. “Turiste’ protestues me molotov e jo vetem duhet tjua dergojme ne Bruksel!

  13. DURIM VENDOSMERI LIGJSHMERI says:

    Duruam 30 vjete vrasje,shkterrim,pengmarreje, vjedhjet, asnje element i VLERAVE PERENDIMORE,.do DUROJME deri 30 qerehore dhe me kushtin mos te japen negociatat apo te demtohet turizmi ,me qellimin e vetem te NGRIHET SPAK E BKH te bazhdoje reforma e te kete DREJTESI UE QE ESJTE KUSHTI I PARE PER TU BERE SI GJITH EUROPA, DREJTESI QE DO NA MBROJE NEVE DHE JETEN TONE TE ZHVILLOHET ME STANDARTE PERENDIMORE NE MIJVJECARET QE PASOJNE.

  14. Flutura says:

    Matenatike??

  15. Joni says:

    Z. MERO. bravo.kurajo qeverise te zbatoje ligjin. Kurajo te mos gjunjezohet nga nje grusht njerezish te dhunshem qe s,dine cfare bejne e s,dine c,kerkone.keshille per pseudoanalistet e verber dhe qesharake qe dhane shpirtin per te helmuar nje popull te tere. Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje