REAGIMET: A u manipulua fotografia e përdhunimit të shqiptares nga Kosova, nga ushtarët serbë?

17 Maj 2019, 09:21Rajoni TEMA

Pak orë pasi prokuroria e posaçme e Kosovë tha se ka hapur hetime rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendonte se ishin pamje të një përdhunimi nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë hedhur dyshime për vërtetësinë e saj.

Mediet lokale publikuan pamje të njëjta të marra nga disa faqe me përmbajtje pornografike, të cilat shfaqen edhe në faqe të publikuara në Lindjen e Mesme për propagandë kundër forcave ushtarake amerikane.

Exprres pretendon se foto është nxjerrë nga një video pornografike e bërë në Iran.

Zonja Brovina, i tha radiotelevizionit Dukagjini se fotografia e publikuar prej saj megjithatë është “autentike” dhe ajo do të bashkëpunojë me prokurorinë për të sqaruar këtë cëshje.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të enjten gjatë ditës se “me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera”.

Për mundësinë e manipulimit të fotos, kanë folur edhe gazetarët e njohur nga Kosova, Arbana Xharra dhe Halil Matoshi, sipas të cilëve, do të ishte e rëndë, nëse foto është e pavërtetë.

Arbana Xharra: Nese vertetohet qe fotografia nuk eshte e viktimave te Kosoves, do te keqperdoret nga Serbia per te mohuar dhunimin e 20 mije viktimave te luftes ne Kosove. Kjo papergjegjesi politike, do te shnderohet ne goditjen te rende per viktimat e dhunes seksuale ne Kosove. Nese fotografia nuk eshte autentike i keni dhene penallti te forte Serbise. Znj. Flora vet ka qene e tortuaruar nga regjimi i Serbise, me vjen keq qe po lejon te keqperdoret per qellime politike!

Halil Matoshi: Manipulimi i shumëfisht me një fotografi nga disa njerëz të papërgjegjshëm në Kosovë nuk e përmbys faktin se Serbia ka kryër krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Por dëshmon së pari mangësit tona epike si shoqëri për dokumentim dhe dëshmim dhe së dyti, mentalitetin abuziv të një pale dhe lehtësinë e padurueshme për te besuar nga pala tjetër.

Personalisht, fotografia nuk m’u duk fillimisht sa 1000 fjalë, por më binden fjalët e dy viktimave të pushtetit serb, tash deputete. 

E para tha “Është gjallë viktima dhe e gatshme me dëshmu”, kurse e dyta tha se familjarët e viktimes e kanë lutur që të hiqet fotografia, sepse viktimës mund t’i ndodh ndonjë gjë e keqe!???

Pra nuk i besova plotësisht fotografisë, (sepse në mediat kosovare abuzohet edhe me fotografinë e kinse prerjes në fyt të një djali nga një burrë i uniformuar, e “viktima” shihet ashiqare me duar të relaksuara) por u besova plotësisht fjalëve të dy viktimave të mbijetuara të luftës!?

Një shoqëri dhe një shtet i tërë u manipulu nga to, sepse fjala e viktimave ka peshë të madhe emotive në shoqëritë e abuzuara gjatë!

Serbisë armiqësore iu dha edhe një armë, që më lehtë të përpiqet ta mohojë të vërtetën e luftës në Kosovë, (t’i mohojë krimet) kurse aleatëve tanë iu dobësuen argumentet me të cilat e kanë mbrojtë këtë të vërtetë të Kosovës!???

E dhimbshme. Por e riparueshme.

Të japin përgjegjësi manipuluesit dhe deputetet të kërkojnë falje publike për shqetësimin e një kombi duke e pranuar errësimin e mendjes!

Nëse askush nuk jep llogari dhe nuk kërkon falje për rrenen e përmasave nacionale, e ka dëmtu interesin nacional pri nga keqdashja ose injoranca e thellë!?

Më pëlcitë prej inati kur sheh se si zhvendoset e drejta nga viktima e njëmendt tek xhelati, për pak çaste.
Mbetet me shpresu se bota moderne, nuk bie në injorancën e palëve në konflikt,

Sado mendjelehtësi, ishte për përdorim të brendshëm dhe asnjë hetues profesionist nuk do ta besonte a priori këtë fotografi si të vërtetë shqiptare sot, as të vërtetën serbe a posteriori nesër, se krimet e dhunimit si armë lufte nuk kanë ndodhur në luftën e Kosovës.

Teknologjia e lartë sot është aleati më i mirë për hetuesit dhe sistemin e drejtësisë. Mund ta manipulosh një fakt por jo terësinë e fakteve, sepse drejtësia nuk operon me emocione por me ekspertizë.

Sidoqoftë ishte një humbje për Kosovën dhe makth i madh.

7 komente në “REAGIMET: A u manipulua fotografia e përdhunimit të shqiptares nga Kosova, nga ushtarët serbë?”

  1. Tironci says:

    Autogol ne porten shqiptare, serbia fiton nje superpenallti, e gjithe kjo nga injoranca nga idiotlleku i nje femre qe vetem femer qe nuk eshte. ta gezoni foton, zjejeni e pijini lengun, sepse keni peshtyre me ate foto mbi trupat e 20.000 femrave shqiptare qe u perdhunuan barbarisht dhe perjetuan ferrin mbi toke.

    1. agon says:

      Sa te shpejt jeni ne gjykime po te kete te drejte femra qe seshte femer o Tironci spo ben dhe ti penallti? Ajo po thote qe do bashkepunoj me prokurorine, kur prokuroria te thote qe ishte e manipuluar fotoja atehere shaje e thuaji cfare te duash femres qe seshte femer….

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Kështu është kur një popull i tërë, është kaq idiot, sa “i beson” çdo përralle e gënjeshtre me bisht, mjafton që t’i shkojë sipas midesë … Bile gënjeshtra e manipulimi, kohët e fundit, po bëhen “trashëgimi të vyera” të moralit tonë politik, ku me paturpësi e cinizëm gënjehet “ditën me diell”… ! Por ç’është më e keqja këto gënjeshtra “kanë vlerë” tek shumë njerëz idiotë e të pamoralshëm, me mentalitetin se ne jemi “ëngjëj”, ndërsa të tjerët na e kanë gjithmonë fajin për çdo gjë… Për këto që po them, mjafton të lexoni komentet e ditës së djeshme, kur u botua tek TEMA, deklarata e Deputetes (pika deputetes), bashkë me fotografinë “porno” (nga sajtet e Irakut…)… dhe kur unë çfaqja me kulturë, dyshimet e mia llogjike, për këtë fotografi (pa i ditur shkrimet e sotme që më vërtetojnë plotësisht…), çfarë nuk kam dëgjuar nga “patriotët” kokëfyell analfabetë…!!!

  3. Visi says:

    O ti ” Shqiptari pa tru…..” pa marrë parasysh nëse fotoja është apo s’është e vërtetë dhunime të tilla në Kosovë në prani të familjes kanë ndodhur dhe unë e di se në rrethin e Gjilanit ka ndodhur një rast i tillë e dje në portale flitej për një rast në Rahovec.
    Është fakt se serbët i shfrytëzuan dhunimet si armë për ti frikësuar poullatën me qëllim që ë iknin nga shtëpitë e tyre.Sepse kur dëgjonin në fshati fqinj për krimet që kishin ndodhur afër tyre atëherë si mbetej rrugë pos të sa më shpejt duke lënë gjthçka mbrapa thuase s’ ishin në shtëpitë e tyre.Prandaj edhe u larguan rreth një milion shqiptarë nga Kosova sepse duke qenë duarthatë s’ kishe se si të mbroheshe nga makineria serbe e luftës.
    Edhe një gjë duke e ditur mentalitetin e Kosovarëve shumica e rasteve mbahen të fshehta.

  4. Dibrani says:

    Natyrisht qe eshte manipuluar fotoja nga Serbot.

    Ne Irak dhe Iran nuk ka male si me qen bjeshk

    Po te vini re mbrapa ushtareve shfaqen male plot gjelbrim qe nuk mund me egzistuar ne Irak dhe Iran

    Ushtaret duken qart qe jan Serb dhe mosha e tyre e madhe ne disa ushtare tregon qe jan Serb Paramilitar

    Viktima vajze e berdhe

    Normal Serbot e kan shit aktin si te Irakut,..per me diskredituar Amerikanet

    Por provat tregojne qart qe ka ndodh ne Kosove

  5. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    I dashur @”Visi”, unë nuk e mohoj faktin që serbët kanë kryer përdhunime e krime, por këto nuk evidentohen dhe të sensibilizohet opinioni ndërkombëtar dhe njerëzit e pushtetshëm në Botë, me fotografi porno nga sajtet e Irakut, aq më tepër që këtë e bën një Deputete Kosovare … , që ka provuar në kuriz të saj këto kafshëri… !!! Me këtë nivel idiot e injorant të vepruari, shpiem ujë në mullirin e atij që duam të demaskojmë e dënojmë…! Shpresoj, që tani më ke kuptuar drejt o “Visi me tru…” Tung…!

  6. Marku says:

    Serbia fashiste dhe gjenocidiale si dhe te gjithe kelyshet e saje kriminele qe varditeshin neper kosoven e pushtuar kane kryer krime monstruoze kunder popullsise civile shqipetare .
    Eshte koha qe ti tregohen botes fotografi dhe dokumente mbi krimet e ketyre kafsheve gjenocidiale
    Deshiroj qe te dalin edhe fotografi te tjera , ndersa zonja Brovina ka bere nje pune shume te mire me paraqitjen e ketyre fotove .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje