REPLIKAT/ PD rikthehet në KQZ, Denar Biba debaton me Njazi Kosovrastin: Me ç’status jeni këtu?

17 Maj 2019, 19:15Politika TEMA

Pas vendimit për të dërguar komisionerë për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka thyer bojkotin duke dërguar përfaqësuesin e saj zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Demokratike rikthehet pas tre muajsh mungese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por prania e Kosovrastit në mbledhje është shoqëruar me debate, me nënkryetarin e KQZ-së, Denar Biba.

Kjo, për faktin se përfaqësuesi i PD-së ka kërkuar që të vihen në dispozicion materialet e mbledhjes 48 orë përpara, pasi duhet të njihen paraprakisht, duke zbatuar rregulloren e KQZ-së.

“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët dhe qytetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu.

Ju nuk jeni subjekt zgjedhor”, iu drejtua Biba, Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje nënkryetarit të KQZ.

“Sipas jush ku duhet të jem? –tha Kosovrasti ndërsa shtoi se:

“Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep Kodi Zgjedhor”.

Por nënkryetari i KQZ-së, i kujtoi atij se PD-ja nuk është parti parlamentare, pasi ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe se nuk janë regjistruar si subjekt zgjedhor, duke i kujtuar që ulte intensitetin e pyetjeve në mbledhje.

Debati në KQZ

Denar Biba: Duke mos qenë objekt zgjedhor, interesi juaj në lidhje me atë që po ndodh është një me gazetarët e qytetarët, nuk është i posaçëm, kështu që duhet të kuptoni pozicionin, dhe intensitetin e pyetjeve dhe ndërhyrjeve, nga pozicionet më të hershme me këtë që keni tani aktualisht, i cili në respekt të ligjit ju mungon interesit.

Njazi Kosovrasti: Unë nuk duhet të jem këtu sipas jush? Apo duhet jem këtu dhe të bëj dy pyetje që të mos mërziteni ju apo aq sa mendoj unë? Si është kjo pyetja juaj për intensitetin?

Denar Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve duke mos pasur statusin e një partie pjesëmarrëse në zgjedhje. Interesi juaj i ligjshëm është si një qytetari të zakonshëm.

Njazi Kosovrasti: PD-ja duhet të vijë këtu apo jo?

Denar Biba: Këtu institucioni juaj është i hapur, duke mos qenë subjekt zgjedhor ju nuk keni një interes të posaçëm në lidhje me këto, kështu që duhet të kuptoni diferencën e mëparshme me atë që keni sot.

Njazi Kosovrasti: Nëse ju kuptova zoti Biba, ju keni mendimin se unë nuk duhet të jem këtu, apo duhet të jem këtu. Kodi ia ka dhënë të drejtën. Këtu sipas jush PD duhet të vijë për të parë…

Denar Biba: Ju nuk jeni subjekt zgjedhor?

Njazi Kosovrasti: Jo s’jam regjistruar. Çdo të thotë kjo? Unë jam një parti parlamentare dhe Kodi Zgjedhor sipas nenit 26, përfaqësuesit e partive kanë të drejtë të jenë pranishëm, pa të drejtë vote në KQZ. Do vendosni ju masën e intensitetit të ndërhyrjeve të mia?

Denar Biba: PD ka një marrëdhënie te shkëputur nga Parlamenti aktualisht, është fakt i njohur publikisht, keni dorëzuar mandatet. S’jeni as parti parlamentare dhe as subjekt zgjedhore

Njazi Kosovrasti: Ç’punë keni ju me këtë? Pa diskutim që jemi parti parlamentare. Kuptimi i saj është se PD është parti parlamentare përcaktohet mbi bazën e rezultatit të fundit të zgjedhjeve. Bëni detyrën zoti Biba si anëtar i KQZ, mos u merrni me probleme politike, mos u merrni këto gjepura.

Denar Biba: Ju lutemi t’i qëndroni ligjit dhe mos ta bëjnë në debat

Njazi Kosovrasti: Pa diskutim zoti Biba! Masa e ndërhyrjeve të mia është në Kodin Zgjedhor, por jo preferenca tuaja, atyre s’i ndërhyj kurrë unë.

11 komente në “REPLIKAT/ PD rikthehet në KQZ, Denar Biba debaton me Njazi Kosovrastin: Me ç’status jeni këtu?”

  1. timo says:

    Njaz plaku, të ka ikur koha e të luajturi voliboll.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Zoteri, po nuk u rregjistrove per fushate, perfaqrsuesit e tu ne KQZ jane nul dhe smund te marresh informacjone sikur je ne fushate.. Rri ne stol rezerve derisa te vijne zgjedhjet parlamentare.. Anetaret e PD-se ne KQZ jane thjesht nje vend plotesues ne ate salle.. Keta nuk zen mend..

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    PëDëja ka hik për lesh
    ka marrë kum te bova
    po gjallë qenka ky kërma
    Njazi vrasës-Kosova?!

  4. MH says:

    Nderhyrja e kosovrastit tregon qe PD asht nji parti kot.Keto te vetperjashtuar nga parlamenti.Cojne budallen me deklarue rrenen per dite diellit.Jemi parti parlamentare.Dhe shton ne duhet te jemi ketu per te pare.Cfare mutin don me pa ky budall.E mandej tregon qe do nderhyje.Ky don te baje gjurulldi diten e votim.Mirpo nuk e din ose e ka harrue qe “Nuk don pasha kallabllek.” sepse KQZ Ka qetsine dhe detyren e vet.

  5. Lani says:

    O Njazi Kari o Njazi Koqja merr nje pale tespije dhe ik te lulishtja.

  6. Komentuesi says:

    Ky Kosovrasti,ky gomar plak qe i shpetojne pordhet duke ikur,me çudit qe qenka akoma gjall.Une ate buall plak e dinja qe kishte shkuar ne verin e semes.Pd-ke eshte parti si gjithe te tjerat qe kur dogjen mandatet,nuk eshte parlamentare, me deshiren e saj nuk u fute ne zgjedhje dhe nuk ka pse te kete komisioner.Pike.

  7. Cudia says:

    Kulmi i budallallekut!!

  8. Taku says:

    Statusi i kamikazit shoku

  9. Reskoveci says:

    Ky njeri me koken si qen stani nuk duhet lejuar te prish zgjedhjet. Ti tregohet vendi dhe te futet be burg po i preku ato.

  10. emilijano says:

    cfare lodheni kot duke komentuar keta bushtra ….keta kane 30 vjet qe tallen me popullin shqiptar…si pd edhe ps …te gjithe pa perjashtim

  11. vera says:

    O z. Biba n.q.s . do qendroj prane komisionit kerkojani mandatin e deputetit po nuk e pati nxirreni per bythesh jashte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje