Bayerni shpallet kampion i Bundesligës për të shtatën herë radhazi

18 Maj 2019, 17:29Sport TEMA

Bayerni i Mynihut ka shkruar historinë pas fitores 5-1 kundër Eintracht Frankfurtit, duke u shpallur kampion i Bundesligës për të shtatin sezon radhazi. Fitorja  kundër Monchengladbachut nuk i mjaftoi Dortmundi për t’ia ndalur këtë ecuri Bayernit.

Ky është titulli i 29-të për bavarezët si kampion të Gjermanisë, duke vendosur një tjetër rekord për klubin e tyre.

Gjithçka filloi me golin e Kingsley Comanit, i cili shënoi pas vetëm katër minutave lojë. Përvec zëvendësimit të Leon Goretzkas, i cili mbeti i lënduar, asgjë tjetër vendimtare nuk ndodhi në 45 minutat e parë të lojës.

Ndërsa, pjesa e dytë ishte plot emocione, pasi u shënuan plot pesë gola. Fillimisht Frankfurti barazoi rezultatin përmes Sebastian Hallerit, mirëpo Bayerni u përgjigj me golat e David Alaba dhe Renato Sanches.

Franck Ribery dhe Arjen Robbeni i dhanë sot lamtumirën e kampionit gjerman. Që të dy ata arritën të shënojnë nga një gol, Ribery në minutën e 72-të ndërsa Robbeni vetëm gjashtë minuta më vonë.

Bayerni e pati më të vështirë të shpallet kampion këtë sezon, pasi  Dortmundi, renditet vetëm dy pikë prapa bavarezëve,.

Skuadra e Niko Kovacit do të ketë mundësi që sezonin ta përfundojë edhe me më shumë se vetëm titullin e Bundesligës, pasi më 25 maj do të luajë në finale të Kupës së Gjermanisë, DFB-Pokal, kundër Leipzigut.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje