Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy persona të armatosur hapin zjarr në restorantin Playa Del Carmen në Meksikë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 tjerë
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të dyshuarit zbresin nga veturat, dhe pa ndonjë hezitim fillojnë të shtien mbi turmën e mysafirëve që ishin ulur si në tarracë ashtu dhe brenda lokalit.
Pasi kryen “misionin” të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, kurse në mesin e të plagosurve janë gjashtë femra dhe pesë meshkuj.
Sipas prokurorit të shtetit Quintana Roo, sulmi ka të bëjë me krimin e organizuar ku bandat kërkojnë para nga pronarët e lokaleve në këmbim të “mbrojtjes”. (TemA)