Gjiganti Gjimshiti, sezon fenomenal që ngroh edhe Shqipërinë

20 Maj 2019, 14:39Sport TEMA

Vitet e fundit kombëtarja shqiptare ka humbur pak nga pak liderët që e çuan në Euro 2016 dhe skuadra është varfëruar në cilësi dhe eksperiencë, në çdo repart.

Në mbrojtje niveli pësoi rënie pas largimit të Lorik Canës nga futbolli i luajtur, ndërkohë që edhe problemet që ka pasur Mavraj na kanë krijuar jo pak telashe.

Megjithatë, trajneri i ri Edy Reja me siguri duhet të jetë entuziazmuar nga një futbollist: Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi kuqezi ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm tek Atalanta, me 1715 minuta në Serinë A deri tani, 1 gol e dy asiste dhe një rendiment fantastik, duke qenë shpesh ndër më të mirët, si në ndeshjen ndaj Juventusit të dielën, shkruan Telesport.

Statistikat e gjigantit kuqezi janë impresionuese, 90% të pasimeve të sakta, një shkëmb në prapavijë, duke ndalur me qetësi edhe disa nga sulmuesit më të mirë në Serinë A! Nota mesatare 6.5 deri në 7, vlerësim maksimal për paraqitjen ndaj kampionëve të Italisë, Gjimshiti tashmë është një garanci për Atalantën dhe për kombëtaren kuqezi.

1 komente në “Gjiganti Gjimshiti, sezon fenomenal që ngroh edhe Shqipërinë”

  1. sportisti says:

    Jo vetem ne ndeshjen e fundit ndaj Juventusit ku Berati mposhit ne menyre konstante sulmuesin argjentinas Dybala, por edhe ne ndeshjet e mepareshme, ka treguar se eshte nje asset i cmuar per Atalanten dhe kombetaren tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje