Mançini: Cikli i Alegrit kishte përfunduar

20 Maj 2019, 20:18Sport TEMA

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka folur para ceremonisë së “Hall of Fame” të futbollit italian. Ai ka prekur disa tema që kanë të bëjnë me çështjet më të rëndësishme të futbollit italian dhe ka theksuar se ka evidentuar të rinj të talentuar në Serinë A:

“Askush nuk e priste këtë fund kampionati të tillë, sepse dukej se gjithçka kishte përfunduar javë më parë. Në 90 minutat e fundit luhen shumë gjëra. Përveç titullit, gjithçka tjetër është ende në lojë. Alegri? Ka skuadra jashtë Italisë që i mbajnë trajnerët gjithë jetën. Sot është shumë e vështirë dhe 5 vite janë shumë, edhe kur fiton në vazhdimësi. Alegri del shumë i fituar nga kjo përvojë, me 11 trofe të fituar. Besoj se cikli i tij te Juventusi kishte ardhur në fund.

Të rinjtë italianë kanë nisur të luajë rregullisht dhe janë rritur. Kam evidentuar lojtarë, që askush nuk mendonte t’i shihte më parë. Ky është një lajm pozitiv. Italia ka pasur gjithmonë lojtarë me kualitet dhe në kompeticionet ku nuk nisej si favorite, ka fituar. Nuk jemi favoritë edhe tani, por kemi një skuadër të madhe, që do të jetë faktor në Europian.

Beloti dhe Baloteli? Në pjesën e dytë të sezonit kanë bërë më mirë dhe ky është një sinjal pozitiv. Sa më shumë lojtarë të jenë, aq më mirë është, sepse është shumë e rëndësishme të kesh mundësinë të zgjedhësh. Napoli luan futboll të bukur, por në fund, skuadra që fiton, është më e mira.

Katër angleze ne finalet e kupave europiane? Janë skuadra të forta, me të ardhura të mëdha financiare. Janë eliminuar skuadra me shumë vlera, ndoshta me më shumë vlera se ato që kanë dalë në finale të Championsit dhe të Europa League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje