VIDEO/ Prapaskenat e plota të festës së Partizanit, nga batutat pikante të Gaz Demit dhe Olsi Ramës, te kërcimet e shfrenuara të lojtarëve!

20 Maj 2019, 15:26Sport TEMA

Partizani ka arritur që këtë sezon të ketë kurorën e kampionit duke fituar titullin pas 26 vitesh.

Një sukses që u bë akoma dhe më fantastik për “Demat e Kuq” pasi e arritën këtë triumf në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës ku fituan me rezultatin 2-1 fal dopietës së shënuar nga mesfushori shkodran Eraldo Cinari.

Suksesi i fitimit të titullit kampion tre javë përpara mbylljes së kampionatit nuk kaloi pa festime në kampin e kuq, të cilët kanë festuar në një nga lokalet në zonën e ish bllokut, në “Blue Bird”, deri në orët e vona të mbrëmjes ku të pranishëm ishin të gjithë lojtarët së bashku me stafin.

Kamera e TemA Tv ka qenë prezente në këtë festim të kampionëve të Shqipërisë duke sjellë momente pikante nga festa e lojtarëve të Partizanit.

Në fjalën e tij presidenti Gaz Demi i uroi të gjithë lojtarët për këtë sukses ku nuk i kurseu dhe batutat.

“Të gjithë ne kujtojmë se po festojmë titullin, por sicc dihet ne sa herë fitojmë derbin mblidhemi dhe festojmë. I uroj të gjithë ccunat, kjo ka qenë forca e të gjithëve. Ibrahimin dhe Albanin janë të dy me një ditë që kur unë mora drejtimin e klubit. I uroj të dyve shumë suksese dhe vetëm fat në punët e veta. I uroj dhe të gjithë ccunat e tjerë dhe trajnerin Gega. Është një gëzim shumë i madh për mua kjo ditë”, u shpreh numri një i Partizanit.

Ndërkohë, edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama falenderoi presidnetin Demi dhe të gjithë lojtarët që bënë të mundur këtë arritje.

“Një falenderim të veccantë për Gaz Demin dhe për ata që e bënë të mundur  që ju të merrni rrogat ccdo muaj. Është një pikat e suksesit, sidomos kur vinte data 16 që vinte dhe buzëqeshja juaj. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ishin batuat e Olsi Ramës në fjalën e tij. (TemA)

Video e plotë e festimeve.

3 komente në “VIDEO/ Prapaskenat e plota të festës së Partizanit, nga batutat pikante të Gaz Demit dhe Olsi Ramës, te kërcimet e shfrenuara të lojtarëve!”

  1. Ermal says:

    Merita kryesore per ket arritje eshte e Profesor Skender Geges.

    1. Miri says:

      Merita kryesore per kete ishte e fuksave te Partise,qe hoqen qafe nje ekip elitar si Skenderbeu, si ne kohen e Enverit.

      Natyrisht qe pa rivalin kryesor Skenderbeun,qe i bente cdo vjet zbor ekipit te PPSH,eshte kollaj te shpallesh kampion.

      Nejse nga sa duken bathet CAS nuk do te denoje Korcen dhe pastaj do ti shohim “trimet” e Erionit dhe Olsit.

  2. muhamet qeflliu says:

    tani do i beje camizani manipulimin e rezultateve te ndeshjeve edhe jo me korca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje