Masakër në Brazil, banda futet në lokal dhe vret 11 persona

20 Maj 2019, 09:22Bota TEMA
Masakër në Brazil, banda futet në lokal dhe vret 11 persona

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Brazil, ku 11 persona u vranë nga një bandë e cila qëlloi me armë zjarri në një lokal. Sipas mediave lokale, ngjarje e rëndë ka  ndodhur të dielën pasdite në lagjen Guama në Belem.

Viktimat janë 6 gra dhe 5 burra, ndërsa menjëherë pas krimit filluan të qarkullonin edhe pamjet nga masakra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte prezencë të madhe të njerëzve, por ata kanë mundur të shpëtojnë.

Policia civile ka nisur hetimet për rastin, por nuk ka asnjë informacion rreth motivet e kësaj masakre. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Muajt e fundit qeveria federale kishte dërguar në Belem trupa të Gardës Kombëtare për të forcuar sigurinë në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje