Arben Skënderi, kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se “njerëzit kanë nevojë për alternativë” dhe për këtë arsye ai vendosi që të hyjë në këtë garë.
Më tej, kandidati i Bindjes Demokratike deklaroi se politikanët kanë harruar që të dëgjojnë qytetarët.
“Njerëzit kanë nevojë që të dëgjohen. Jam i lodhur nga manipulimi publik që bëhet nëpërmjet forcës. Ndihem i dhunuar kur dikush kërkon të më mbushë mendjen për diçka që unë nuk e besoj. Duhet komunikim. Ne kemi harruar t’i dëgjojmë hallet e qytetarëve dhe shkëputja nga ata na ka sjellë në këtë pikë”, u shpreh Skënderi.
Kur u pyet se çfarë mendon për ata që thonë se Arben Skënderi ka hyrë në garën për kryebashkiak të Tiranës thjesht për të legjitimuar Erion Veliajn, kandidati i Bindjes Demokratike tha: “Është normale që njerëzit të jenë skeptikë. I mirëkuptoj të gjithë, edhe militantët e PD-së. Edhe unë mund të isha skeptik, pasi sistemi ynë ka krijuar mungesë besueshmërie. Ne mbetemi për t’u provuar dhe koha do e tregojë. Por, ky systemi ynë e sheh si kërcënim Bindjen Demokratike”.
Arben Skënderi theksoi në fund se “askush nuk e do votimin elektronik”.
“Edhe pse u fol që do të futemi me kokë që të bëjmë votimin elektronik, gjë që bëhej për një vit e gjysmë, nuk u arrit të bëhej”, nënvizoi Skënderi.
Votoni për atë që ju duhet, dhe jo për atë që ju pëlqen.
ky arben skenderi eshte antar i ps dhe punonjes i bashkise se tiranes tani na doli demokrat i astrit patozit
Shqiperia duhet te luftoje per numerimin elekronik te votave, ashtu si e ka e gjithë Europa. Eshte turp qe votat numerohen me komisionere. Kjo menyre eshte e lodhshme dhe le vend per çrregullime ne fazen e numerimit.
Persa i perket votimit elektronik shtetet e medha si Gjermania, Britania, Franca kane votimin me vote te hedhur ne kuti dhe ne nuk kemi pse te ngulim kemb per kete votim si popull problematik qe jemi.