Lulzim Basha ka bërë thirrje për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një intervistë që ka dhënë për BBC World, ai shprehet se Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me krimin e organizuar dhe me korrupsionin në nivelet më të larta.
“PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua – është shprehje e zemërimit në rritje”, tha Basha.
Intervista e plotë
BBC WORLD: Gjatë 3 muajve të fundit në Shqipëri janë zhvilluar protesta antiqeveritare, me protestues që bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ka patur edhe dhunë fundjavën e shkuar, ku mijëra protestues, që mbështesin PD në opozitë, dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Zyrat e kryeministrit u goditën me bomba benzine, duke nxitur thirrjet për qetësi të disa vendeve të BE-së dhe SHBA. Në krye të këtyre protestave është lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Brendshëm në qeveritë e mëparshme të drejtuara nga PD. Unë e nisa bisedën me të duke e pyetur, nëse e dënon dhunën e ndodhur.
Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua – është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale.
BBC WORLD: Çfarë duhet tē ndodhē me ata që janë përgjegjës për dhunën?
Siç e thashë, falë Zotit, asnjë polic i vetëm nuk u lëndua. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia. Media ishte në gjendje ta filmonte këtë episod dhe ta transmetonte live. Në vend që këta policë të përballen me përgjegjësitë e tyre, sipas ligjit, ata janë marrë personalisht nën mbrojtje nga kryeminstri.
BBC WORLD: Qeveria i mohon akuzat tuaja, por nē njē kēndvēshtrim mē tē gjerē, ju keni qenë vetë në qeveri dhe tani jeni në opozitë. Ju e dini se akuzat për korrupsion bēhen sa nga njēra palē dhe nga pala tjetēr. Akuzat nga opozita, kushdo qoftë ajo, mohohen nga qeveria kushdo qoftë ajo. Kjo është pjesë e politikës në vendin tuaj, apo jo?
Ky nuk është rasti tani.
BBC WORLD: Pse është ndryshe tani?
Dy raste të hetimit nga prokurorēt antimafia kanë zbuluar mijëra orë përgjime, që tregojnë se kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë bashkëpunojnë me bosët e krimit të organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve të vtiit 2017. Disa nga këto përgjime janë publikuar nga Zëri i Amerikës dhe dy ditë më parë nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Nuk ka absolutisht asnjë veprim në lidhje me këto akuza. Asnjë politikan nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe politikanët e përfshirë jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por janë promovuar dhe janë mbrojtur nga kryeministri.
BBC WORLD: Ta shohim në një panoramë më të gjerë. Këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim. Sa dēm mund t’i shkaktojē procesit e gjithē kjo?
Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kēshtu qē, pavarësisht, raporteve të sheqerosura…
BBC WORLD: Çfarë do të thotë të sheqerosura ?
Shumë larg realitetit.
BBC WORLD: Për çfarë arsye?
Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.
BBC WORLD: Pra, çfarë duhet të thotë dhe tē bējē BE në takimin e qershorit sipas jush?
Mendoj se në kētë pikë gjërat janë shumë të qarta. Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetē institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen nē problemet e vērteta, me tē cilat pērballen vendi.
BBC WORLD: Por kjo muhd të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE. A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?
Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe.
do zoti vdes ne rruge dhe nuk kthehesh ne shqiperi o legen.
Antishqiptare! Mund ti krmi te gjitha por afrimi me BE ndihmon ne permiresim. Po ti o bq ske kete hall, ke hallin e reformes, e doni kete vend ne kaos prandaj qe te vijoni plackitjen…
Ky nuk e njeh turpin. Shpresoj se paku te mos paguhet me leket tona per te na poshtruar. I ka nxire syte karrikja.
Ti ke marë lekët e fëmijëve të mi të vdekur. (CEZ 1 miliard lek, motër, vëlla).
….jeton ditet e fundit ne liri….ka komoditetin te qarkulloj me parate e shqiperise e nxjerr vrer…
TYJ VETEM BURGU TE PRET O ANALFABET I NDYR
Po si more DEBIL su lèndua asnje Polic….. po 13 Polic te Shtruar ne Urgjencè, po ajo tjetra(police) qe shkoi ne Turqi pa Gishta kush e Lendoi???????? Ky eshte Kokrra e Mashtrusit pa pik dinjiteti. Ka te drejte Zhozi qe thoshte; Basha te Gènjen edhe kur e pyet, Sa èshte Ora. Fare e keqe
KRIMINEL E HAJDUT VETEM BURG MERITONI
Pra u gjet dhe fajtori për moshapjen e negociatave. Ai është Basha me thirrjet e tij. Po të mos e nxinte ai në BBC do hapeshin …
Keta jane tradhetaret moderne te Shqiperise.
Vetem per 1 gje me vjen keq… Si nuk po e kuptojne Shqipetaret akoma se kush eshte ne te vertete Saliu, Luli, Mona dhe Meta.
E gjithe PS and Co jane te korruptuar por ne kohen qe ishin ne opozite asnjehere nuk kane dale te bejne kete shfaqje te ndyre neper mediat boterore.
Zgjohu o popull ZGJOHU!!!!!!
Faqezi
Problemi thote eshte zgjidhja e krizes….domethene halli i Lulzimit, hapja e begociatave nuk eshte problem.?
KESHTU ESHTE KURE NE SHQIPRI QEVERISI PALACOT DHE JO NJE GRUPE QEVERITARE TE LIDHUR NGUSHTE ME INTERESAT E KOMBIT.
ESHTE NJE KRIME I MADHE NGA PERSONA QE NA KANE QEVERISUR PER KAPRICAT E TYRE ,DHE JO PER INTERESAT E PERBASHKA.PERSE KETA ELEMENTE TE MOSE SHPALLEN TRADHETARET E KOMBIT ME DESHIREN E TYRE.
TU HIQET NENSHTETESIA SHQIPTARE,DHE TU VENDOSET AJO HOLLANDEZE , APO GREKE APO JUGOSLLAVE .