Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat e bëra sot në Gjermani në mbështetje të Europës së Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla u shpreh se nëse në Gjermani, dhjetëra mijëra veta dalin në rrugët e qyteteve në mbështetje të Europës së Bashkuar, në Shqipëri protestat prishin imazhin e vendit.
Balla thekson se në Shqipëri protestat udhëhiqen nga politikanë të korruptuar që mbledhin në protesta militantë, me qëllim dëmtimin e imazhit të vendit.
Postimi i plotë i Ballës:
“Sot në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Europës së Bashkuar.
Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.
‘Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit’, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike.
Ndërsa në Shqipëri disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.
Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën Europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bsedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Perseri5.me keto.mendime ti mor shok komunist! A e di ti qe në vendet e tjera ai që prish dicka, e paguan? Nëse opozita ka prishur dicka, të detyrohet ta paguajë dhe mos ia vini taksë popullit. Nuk bëhet qeverisja me shënime si të gazetarëve. Me duket se nuk e dini që jeni në krye për të qeverisur dhe si kryetar I grupit apo çfarë dreqi je kërkoi kryeministrit të marrë masa dhe te raportojë se cfare ka bere. Nuk jeni te na tregoni si bëhen manifestime në Perendim. Atë e dimë vetë se në perendim jetojme. Ju nuk e dini se cilat janë detyrat tuaja ose e dini dhe nuk doni te punoni.
o balla mos krahaso lul bashen dhe kompani me gjermanin
Nuk e kane oer te demtuar imazhin e vendit, o Z. Balla, por pet te shkaterruar vendin, per ta djegur e oer ta futur ne vellavrasje!
Nuk ka qetesi ne kete vend, per sa kohe merr fryme kufoma Sali Berisha.
Kryeshpellari me shpellaret e tjere qe i shkojne oas, nuk duan t’ia dine per imazhin, por per zjarrin qe po pergatiten t’ia vene Shqiperise,
Taulant ,po PS kur do ta nxjerre popullin e majte ne proteste ne favor te Europes ,kunder fashizmit bajraktar te Berishes…Kur do ta kuptoni se nje manifestim paqesor qidramijesh ne qender te TIRANES ka vlere dhe efekt me shume se qindra fjalime te liberalit Rama …Populli i majte dhe njerezit qe duan Europen dhe demokracine edhe nga e djathta jane shume here me te fuqishem ,ata nuk mund te barazohen me RAMEN THUAJANI KETE RAMES DHE GUXONI TE DILNI NGA GUACKA SHTETRERORE QEVERITARE .Politika eshte me e komplikuar se praktikat shabllone te nje personi ,sado i afte qofte ai .Politika eshte ndryshim ,dialektike ,guxim dhe jo bindje servile .
o zgjebs po franca ne europ eshte apo futja.