Tërmet Peçi: Tepelena, nga destinacion do të bëhet shpejt në aset i turizmit "Made in Albania"

19 Maj 2019, 12:50Politika TEMA
Tërmet Peçi: Tepelena, nga destinacion do të bëhet shpejt

Nga Fernada Cenko

Tërmet Peçi ka arritur të marrë mbështetje e PS-së, për të kandiduar për herë të tretë në Tepelenë.

Gjatë një interviste për “TemA Javore”, kryetari ka zbuluar objektivat dhe projektet që do të ketë si sfidë në katër vitet në vijim, nëse bashkinë do ta fitojë sërish ai.

Me bindje të plotë, Peçi shprehet se ka ende shumë për të dhënë, pasi nga 40 projekte të hartuara, janë realizuar vetëm gjysma e tyre. Ai veçoi edhe tre ambiciet që ka për qytetin e Tepelenës.

Gjithashtu Peçi ka komentuar edhe marrëdhëniet që ka me kryeministrin, ku theksoi se Rama ka qenë mbështetësi më i madh dhe promotori i këtij qyteti, duke u rikthyer shpresën qytetarëve.

Pse mendoni se Tepelena duhet t’ju besojë edhe për katër vite të tjera?

Më lejoni së pari t’ju përshëndes dhe falenderoj për vëmendjen tuaj. Unë tashmë nuk do ta shikoja më si një mandat, por si një obligim ndaj qytetareve që besuan mua dhe forcës politike që përfaqësoj. Dua t’ju them më shumë modesti se kam besim tek energjitë e mia dhe inkurajimi i komunitetit që me ka zgjedhur, e cila më jep forcë për të shtyrë përpara planet dhe strategjitë që Tepelena meriton të ketë. Gjithashtu nisur nga fakti që mbështetja e qeverisë ka qenë maksimale për bashkinë tonë, tashmë e provuar, jam i bindur se çdo banor i Tepelenës është i sigurt, për vazhdimësinë dhe kontributin që do ndikojë të ardhmen e saj.

Çfarë objektivash ka lenë pa përmbushur Tërmet Peçi?

Është një pyetje paksa e vështirë, megjithatë duhet te jem realist dhe të them se ende kemi nevoje për vende pune, kemi nevojë për infrastrukturë më të mirë, për partner strategjik, për krijimin e kushteve të shtresës që janë në vështirësi ekonomike-sociale. Megjithatë nga 40 projekte të hartuara, kemi realizuar gjysmën e tyre, pjesa tjetër prek gjithë hapësirën territoriale të bashkisë dhe është sfida jone me e madhe.

Cilat janë tre ambiciet më të mëdha që keni?

Ambiciet janë të shumta sikurse u shpreha, por meqë ju po kërkoni të më kufizoni, po veçoj 3 nga ambiciet tona: Zhvillimi i turizmit, për ta kthyer gjithë zonën në një destinacion turistik, si një mundësi e re për tu zhvilluar, pasi potencialet nuk na mungojnë dhe falë punës jemi në vëmendjen e vizitorit të huaj tashmë. Krijimin e Infrastrukturës në çdo cep të bashkisë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për rrugët rurale, ujin e pijshëm, apo rivitalizimin e qendrave ndriçimin e tyre, sinjalistika turistike, si dhe shërbime te tjera sipas nevojës. Rigjallërimi, garantimin e jetës si dhe vazhdimësisë për banorët që jetojnë duke nxitur pse jo kthimin e banorëve të larguar, sepse Tepelena i ka shanset për tu bere një qytet referencial, sa i përket atij diskutimit qe shpesh bëjmë.

Kontaktoni shpesh me kryeministrin Edi Rama? Çfarë marrëdhëniesh keni me të?

Hah (qesh), në fakt rrjetet sociale kanë bërë shumë meme mbi marrëdhënien time me kryeministrin, por do të vlerësoja faktin qe komandanti më dha sërish mundësinë të vazhdoj zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës. Dua të ritheksoj se ai ka qenë mbështetësi më i madh dhe promotori i këtij qyteti, duke u rikthyer shpresën qytetarëve. Fatmirësisht kjo dashamirësi dhe vëmendje kundrejt tepelenasve është përkthyer në ndryshim rrënjësor të imazhit tonë dhe për këtë jemi mirënjohës të gjithë.

Shohim një diferencim fshat-qytet në aspektin e investimeve, kur keni menduar të ndërhyni edhe në fshatra për të rehabilituar infrastrukturën?

Siç u shpreha edhe me sipër vijimi i mandatit do të jetë i përqëndruar kryesisht në infrastrukturën rurale, duke përfshirë çdo cep të territorit të bashkisë… këtë e them me bindje të plotë pasi kemi përfunduar hartimin e çdo projekti dhe madje disa prej tyre tashmë janë aplikuar dhe presin të marrin financimin nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu me Planin e Përgjithshëm Kombëtar (i përfunduar) dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tepelenë (aktualisht në proces), si instrumente thelbësore e strategjike, që kane munguar gjithmonë, do të kristalizojnë të gjithë zhvillimin territorial. Rëndësia e këtij zhvillimi konsiston në përcaktimin e radhës së investimeve, me qëllim mos jetë më sikurse ka ndodhur pas ndryshimit të sistemit pra, psh: Të mos bëhet investim në infrastrukturë rrugore para se të bëhet investimi në infrastrukturën nëntokësore inxhinerike sikurse janë rrjetet telefonike, elektrike, ujësjellës kanalizime, etj. (TemA Javore)

 

5 komente në “Tërmet Peçi: Tepelena, nga destinacion do të bëhet shpejt në aset i turizmit “Made in Albania””

  1. Doku says:

    Destinacion fukaralleku

  2. Futja kot says:

    Tepelena turistike? Ju nuk keni rruge e ujesjellsa. Jepi se Pecet e kane shtruar mire sharkun me Tepelena.

  3. Likja says:

    Respekte per Termet Peçin qe punon fort per Tepelenen, bravo Termet keshtu vazhdo

  4. Turp qe genjen or Termet! E keni lene Kurveleshin per turp e faqja e zeze! says:

    Termet leshi te lutem mos thuaj genjeshtra dhe idiotizma. Une sot vizitova Tepelenen dhe desheronim te shkonim per vizite ne nje fshat te Tepelenes, Progonat por edhe ne Kurvelesh. Ajo qe konstatuam ishte e tmerrshme. Nje “rruge e lene ne mes te kater rrugeve”. Po perdor te njetin term qe shefi jot Edi Rama – leshi i percakton rruget e Sali qorrit. Eshte e turpshme! U detyruam te kthehemi mbrapsht sepse udhetimi ne ate rruge perbente rrezik per jeten. A mund ta imagjinoni se cfare heqin ata njerez qe banojne ne Kurvelesh. Mendova pleq dhe plaka, femije te sumre se si do te ndjeheshin kur te4 udhetonin neper kete rruge ne rast nevoje per te shkuar ne spital apo ne qytet. U trishtova shume duke menduar per banoret e Kurveleshit qe jetojne ne ato zona. Te varfrit njerez qe jane lene te izoluar si nga Sali mbeturina por edhe nga Edi palla. Ju lumte ore Termet pordha sepse e gjithe kjo zone, perfshire edhe gjyshin tend, ka luftuar me arme ne dore per clirimin e Shqiperise nga okupatoret nazisto-fashiste. Me mijra jane vrare qe ju horra, djemte e tyre, po tallni bythen me ta, dhe sot te gezoni pushtetin qe ata ja u dhan e me gjakun e tyre. Dhe cfare keni bere ju gjithe keto vite? Nje mut qe te hani! I keni braktisur edhe pse ata kane votuar dhe vazhdojne te votojne vetem per ju. Ju edepseze dhe te pacipe! Te pakten Berisha beri per Veriun dhe ndertoj rrugen deri ne Tamare qe eshte nje rruge vertet me cilesi europiane, madje ja u kalonte edhe rrugeve te Europes. Mire beri! Por ju muter cfare bete per Jugun? Asgje! De nada – i thone spanjollet. Nuk e din se si ju votojne keta njerez! Nga une nuk do te merrni asnje vote nga une dhe familja ime! Pftuu rrugac i felliqur qe nuk punon per popullin tend. Do ta beke edhe qender turizmi. Pse nuk ben detyren per te cilen je zgjedhur. I ke le ata njerez sikur te ishin ne kohen e Alin Pashe Tepelenes. Rruge me gure dhe gropa te frikshme ne nje mal qe te merr jeten. Te te vije turp qe e ke lene Tepelenen dhe Kurveleshin ne meshiren e fatit. Jeni te pafytyre! Nuk mund te me thote njeri asgje sepse e pashe vete sot me syte e mi dhe jam teper i indinjuar me cfare pashe, dhe pse kam qene pro jush. Nuk jeni me te ndryshem nga Sali Esat Pasha! Kjo mjafton per tju meshiruar si rrugecer dhe te paturp!

  5. drino says:

    Termet Peci bravo per punet qe po beni por turizmi ka nevoje rruge ne fshatra dhe me konkretisht projekti i rruges se Lekelit ka mbi 15 vite qe eshte bere dhe nuk po fillon, ujin ja moret Leklin te pakten beni rrugen se keshtu kthehen emigrantet kur ju krijohen kushte per te investuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje