Pak ditë pas parullës “Borchardt shame on you” (Borchardt turp për ju) poshtë pallatit ku banon diplomati, që dënoi ashpër dhunën në protestën e datës 11 maj të opozitës, policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje diplomatin bashkë me familjen e tij.
Efektivët e policisë, që janë stacionuar 24 orë poshtë hyrjes së pallatit. Jo vetëm policia e shtetit, por edhe ajo private monitoron me kamera të gjithë hyrjet dhe daljet në pallatin ku banon ambasadori.
Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar dy vajza të cilat u morën në pyetje (njëra ish- kandidate e LSI-së për deputete) në lidhje me parullën që u shkrua kundër ambasadorit dhe më pas u liruan.
Petrit Vasili i doli në mbrojtje duke thënë se vajza ka të drejtën dhe është e lirë të shpreh mendimin e saj.
Ambasadat e SHBA-së, BE, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje, pasi Bernd Borchardt dënoi ashpër dhunën në protestën e opozitës.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.
PD-LSI duhet te shpallen organizata terroriste nga SHBA dhe BE.
Komedi.
Si vjen turp ketij qe pranon kete sajese qesharake? Kush e kercenoi ? Bojrat e ujit?!
Turp.
Po ty a te vjen turp qe poston te njetin koment disa here por duke perdorur emra te ndryshem? Bako,Nerida. Terroriste serbo-shpellare.
Pd-lsi..jane kthyer ne organizata terroriste…duhet te trajtohen te tilla…nuk ka kthim pas..na ithone vete e te gjithe e dime
Lol, kjo eshte komedi,
Kercenim? Nga kush ? Nga bojrat e ujit?! Turp.
Ka vend nuk u be sot darke e shtruar e ketyre “ intelektualeve” me arsimim ,” international relationship” ,
Ose ndryshe : faculteti i shqiptareve.
Bota e sheh si fakultet plotesues te nje aresimi te meparshem .po ketu,eshte ok per Frankeshtajne dhe Bochards !
Turp t’u vije per kete maskarade qe ka qellim ndrydhjen e cdo lloj kundershtimi ndaj qeverrise.
S’kemi nevojë për të.
Petrit vasili duhet te jet polici i eskortes.
EKSTREMISTET SHEMBULLOR ISHIN ATA TE ISIS KETA QE DJEGIN MANDATET JANE KAMIKAZ VK PER TE SHPETUAR DREJTSIS PA ASNJE IDEAL, AL LULY DHE BAGDAT MONA