E vërteta dramatike për dy dosjet që po çmendin Shqipërinë

18 Maj 2019, 09:23Politika TEMA

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar mbrëmjen e të premtes në emisionin Java në RTSH prapaskenat e botimit të artikullit për Shqipërinë në gazetën gjermane Bild.

Ai kujton se për herë të parë për dosjen 184 dhe për përfshirjen në listën e përgjimeve për llogari të saj ishte përfshirë edhe kryeministri Rama, që pretendohej se kishte folur për çështjen e votimeve në Dibër.

“Të martën kryetari i PD-së Lulzim Basha, citoi gazetën Bild si një fakt të ri që dëshmonte vjedhjen e votave.

Në fakt, siç vërtetohet dhe nga xhirimi i transmetuar nga Java në RTSH, Partia Demokratike ishte së paku në dijeni të botimit që dy muaj më parë dhe ndoshta edhe pjesë e rrethanave që çuan në këtë botim.

Kjo është teknologjia primitive e propagandës në Tiranës që eksporton fillimisht një lajm lokal, e importon sërish në Tiranë, e përkthen nga gjuha e huaj dhe e rishet si mall të ri me ambalazh të BE-së”, tha Vangjeli.

Në rubrikën Transparencë të emisionit Java në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se:

“Në demokraci, qëllimi nuk i justifikon kurrë mjetet! Edhe beteja më fisnike e një shoqërie, ndeshja për votën e lirë, e cila është themeli i demokracisë, nuk mund të bëhet me mjete të dyshimta.

Dy dosjet hetimore, 339 dhe 184 janë shndërruar tashmë në dy mjete jo vetëm të pamjaftueshme, të padobishme, por për shkak të keqpërdorimit të tyre ekstrem, edhe të pamoralshme.

Në emër të tyre, duke filluar nga janari i këtij viti, në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje të pamenduara më parë.

Ka ndodhur djegia e mandateve nga opozita, e cila refuzon edhe ballafaqimin e pritshëm në zgjedhjet e qershorit, ndërsa vendi ka hyrë në një spirale protestash herë paqësore, herë të dhunshme.

Dosja 184 doli sërish në dritë mbas botimit të një artikulli në gazetën Bild, e cila citon përgjime që e konsiderojnë të mundshme përfshirjen e kryeministrit Rama në procesin e zgjedhjeve të mbajtura në Dibër.

Të martën kryetari Basha e citoi këtë fakt si provë të re ndaj kundërshtarit të tij në qeveri. Në fakt ajo as nuk është provë dhe as nuk është lajm i ri.

Media vendase, në këtë rast Java në RTSH e ka publikuar mbi dy muaj më parë duke paralajmëruar madje edhe përgatitjet që po bënte në fshehtësi PD-ja për hedhjen e këtij lajmi në publik.

Në vend të shërbimeve partnere, siç vinte bast Java, u zgjodh media e huaj për ta pohuar, me teknologjinë primitive të propagandës në Tiranës që eksporton fillimisht një lajm lokal dhe e importon sërish në Tiranë, e përkthen nga gjuha e huaj dhe rishet si mall të ri me ambalazh të BE-së.

Në rastin e dosjes 339 ndodhi e njëjta gjë. Kur e ripublikoi Zëri i Amerikës, u kujtuan opozita për të vërtetën që e dinin të gjithë në Tiranë dhe dogji mandatet e saj me pretendimin: tani e tha edhe Amerika.

Të dyja dosjet hedhin dritë mbi histori ku nuk ka personazhe pozitivë, as mes atyre që trafikonin heroinë, as mes atyre që flisnin për vota, punësime e prona, as mes atyre që e kanë hetuar dhe aq më pak mes atyre që e përdorin pa moral dhe me hipokrizi ditë mbas dite për interesa të ditës.

Për vetë hetimin penal të dosjeve pothuaj nuk ka lajme zyrtare, por një gjë është e gjithëpranuar: përdorimi politik i këtyre dosjeve e ka shkatërruar përmbajtjen e tyre dhe i ka varrosur të dyja.

Ndaj hetimi mbi hetimin e dy dosjeve që po çmendin Shqipërinë, do të ishte më i rëndësishëm edhe se vetë dosjet.

Ekziston kështu një mundësi e jashtëzakonshme për të dëshmuar lidhje okulte, shantazhe kriminale dhe pazare të politikës me segmente të drejtësisë.

Dhe për të kuptuar përfundimisht se në demokraci, mjetet e pandershme, shnderojnë çdo qëllim, qoftë dhe ai edhe një qëllim fisnik”, tha Vangjeli.

8 komente në “E vërteta dramatike për dy dosjet që po çmendin Shqipërinë”

  1. Henry says:

    Shperfytyrimi dramatik I Lorencit! Pse nuk flet institucioni e tju kurseje juve pak fytyre e nder e te mos ju kerkohet te beni sherbime deri shume te uleta si kesisoj? Paraja ta viruson sistemin e te menduarit, kur eshte e pamerituar, apo nese eshte me origjine te piste. 80 Viet mbrojtet Enverin se ishte engjell e jo nje tradhtar e kriminel ordiner e I semure psiqik…Demokracia te jep mundesine maksimumi 8 vjet te besh dicka te tille.Qendroni Njerez te Lire e mos u Perdorni per asnje motiv e nevoje!

  2. Fieri says:

    LSI-ja eshte e para ne blerje. 20-mije leke vota turp i madh per ata qe i pranojne. Por faj edhe s’kane se ata gjuajne fukarenjte neper fshatra qe ky 20-mijelekesh u duket shume, edhe driten e shikimit aq e kane qe se kuptojne qe aq lek i demton jo i rregullon. Te gjitha partite blejne por bli njera e bli tjetra votat ballancohen pra ngelen ku jane

  3. Black Eagle says:

    Partia e Rruges eshte mesuar me riamballazhimin e mallit ,biles Jane prefeksionuar ne Gerdec , kjo eshte Gerdeci i dyte qe do shperthej ne dem te Shqiptareve Duke i vonuar ne rrugen e INTEGRIMIT por do jete po’ aq inrendesishem per te vendosur DREJTESINE E RE qe do na sherbej jo per 1-2 vite por PERJETE NE FAMILJEN E VLERAVE PERENDIMORE, gje kjo qe nuk i pelqen shpellarit Salih as kriminelit te cnderuar Luli as bashkshortet se Krimit Mona dhe Like Floririt pooo as gardes e vjeter te potilikaneve qe e kane sjelle Shqiperine si vendin me te prapnetur nga ana ligjore dhe e standarteve ne UE,

  4. Komentuesi says:

    Qe te dyja dosjet jane sajesa te pd-ke dhe Lsi.Jane te pabesueshme.Kete e ka te qarte populli se Berisha,Basha,Meta dhe Monika,per te sulmuar,gjoja me dokumenta e fakte qeverine dhe kryeministrin Rama,bene keto lloje poshtersish qe nuk ja beson njeri.Edi Rama dhe ps-te jane te paster dhe nuk kane asgje me keto qe thote opozita.Rama ne 30 QERSHOR do fitoi aq shume sa Berisha me shoket e tij te ngusht do mbyten ne lumin e Lanes publikisht.

  5. degelisi says:

    Cmending kazanin mediatik por jo ne shqipetaret
    Te pakten perdor thonjezat

  6. Billy says:

    Lorenc, sic dihet te dyja dosjet jane shume voluminoze. Me rreth 500-600 disqe me pergjime. Jane publikuar vetem ato qe gjoja implikojne eksponente te PS–se.
    Mirepo burime nga prokuroria, thone se aty jane te implikuar shume me teper lideret e opozites dhe ish deputete te saj. Ka pergjime per Lul Bashen, per Tit Vasilin, Monika Kryemadhin, Shpetim Idrizin, bile edhe per Ilir Meten. Mirepo keto prokuroret i fshehin dhe po mundohen t’i zhdukin. Sepse jane shume me te renda se sa ato qe kemi degjuar.
    Aq kane mundur te zbulojne per Gjushin dhe Ramen dhe ja dhane me shpejtesi nentetare Klodianes dhe nenrreshter Basriut. Pra kane publikuar veiem dy tre disqe me pergjime. 500 te tjera po mundohen ti fshijne.

  7. Linda says:

    Nigjo mor vangjo hala se ke kuptu ti e tane budallejte e shqiperise se si me dosje si pa dosje do delte nje tjeter dosje e qellimi eshte i qarte shqiperia duhet te rrije ne nivelin qe te gjithe shqipfolesit mos te thone qe jemi albanian.Ka qe qene eshte e do te jete qellimi i sal kriminel birisha.

  8. Miku says:

    Ky ,Lorencua,mund te jjete njeriu i vetem,me disa shkalle lirie.Ky eshte xhiroskopi me i sofistikuar i politikes shqipetare.Ky bastard i ka marre me radhe partite pilitike.Ky ka qene byth e brek me Saliun,ky komentonte sikur naten e diten e kalonte me Ilirin.Tani ketij bastardi Rama i dha nje kocke dhe bertet per Ramen.Ky nuk edhte gazetare,ky edhte krye llapaqeni gazetaris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje