Rama i prerë për zgjedhjet e 30 qershorit: Opozita frikë nga zgjedhjet dhe SPAK që bën "Big Brother" në televizor, duan me çdo kusht ta bëjnë leckë Shqipërinë me molotov dhe kapsolla

18 Maj 2019, 11:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca është e vendosur për të bërë zgjedhje më 30 qershor.

Në një takim me kandidatët për kryetarë bashkie, shefi i qeverisë tha se t
ha se fushata nis më 31 maj dhe objektiv nuk është vetëm fitorja dhe në ato bashki ku nuk ka qeverisur deri tani por kontaktet me qytetarët për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është kthyer në këtë fantazmë që sjell tek shqiptarët hijen e frikës.

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.

Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin.

Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit.

Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë.

 Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve.

Kjo një betejë për të fituar mendjet e zemrat e shqiptarëve në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë tek shqiptarët hijen e frikës”, deklaroi Rama.(TemA)

2 komente në “Rama i prerë për zgjedhjet e 30 qershorit: Opozita frikë nga zgjedhjet dhe SPAK që bën “Big Brother” në televizor, duan me çdo kusht ta bëjnë leckë Shqipërinë me molotov dhe kapsolla”

  1. ¬ says:

    Pétrit Vasili thotë që Rama është stupid, po pasuron Francesku Becchetti me 141 milion euro, duke zhytur popullin në një krizë pa fund. Protestat janë legjitime nëse ka shkelje të tilla.

  2. Ke Beson Saliun Lulzim apo Edon says:

    Analize prej njeriu drejtues te pergjegjshem dhe me llogjiken e qarte per detyrimet qe i ka BESUAR POPULLI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje