Pas akuzave të opozitës për kandidatin e PS-së për kryetar bashkie të Matit ka reaguar edhe dega e Partisë Socialiste të Matit.
Kryetari i PS së Matit, Hasan Pasha i cilëson si shpifje këto akuza, që sipas tij në fakt kanë synimin të godasin kryeministrin Edi Rama.
“Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandaitatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj”, shkruan Pasha.
Statusi i plote i kreut te PS Mat, Hasan Pasha:
Fjala vret më shumë se plumbi !
Njerëz të ndryshëm, kryesisht militantë të Partisë Demokratike, prej ditësh kanë ngritur akuza e shpifje të shumta për kandidatin e Partisë Socialiste Agron Malaj. Qëllimi i tyre dihet qartë, duke sajuar thashetheme synojnë të godasin Kryeministrin Edi Rama.
Kush janë këto që sulmojnë në studio televizive, gazeta, konferenca shtypi, facebook, instagram, mejhane?
Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandaitatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj.
Akuzojnë përfaqësuesit e LSI-së, politikanët që ngritën në institucion vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, blerjen e votave, organizatorët e trafiqeve. Janë ata që shkatërruan administratën shtetërore me militantët e tyre të paaftë e hajdutë.
Një takëm tjetër janë “gazetarët” e paguar nga politikanët dhe të urdhëruar nga pronarët e mediave. Asnjëri prej tyre nuk publikon qoftë një fakt të vetëm që fajëson kandidatin socialist Agron Malaj. Të gjithë, pa përjashtim, bëjnë komente kafenesh. Të gjithë përdorin një zhargon: “Gardisti i 21 janarit kandidat në Bashkinë e Matit”.
Për njerëzit me probleme të shëndetit mendor nuk mund të komentoj. Ata duhen mëshiruar dhe duhet të lutemi të përmirësohen. Por, të afërmit duhet t’u qëndrojnë pranë pasi një fjalë e urtë thotë: Fjala vret më shumë se plumbi !
KA EDHE NJE KATEGORI TJETER ….
Ata qe mendojne se duhet te vdesin ne karrike si Enveri, Kimet e Korese se Veriut….
HAMENDJET NUK JANE ARGUMENTE!
Edi Rama nuk tha as qe ka marre as qe nuk ka marre shperblim Agron Malaj per sherbimin e tij si officer me 21 janar 2011.
Ai tha se Agron Malaj i ka dhene informacione shume te vlefshme PS-se dhe vete Edi Rames per ato ngjarje nga brenda “ Folese se Grenxave” te Saleh Ramollah Ajatollah Berishes.
Shkurt mungon argumenti ne kete kopertine qe nuk e meriton te jete as faqja e fundit !
Nese Dita ka fakte se Edi Rama ka genjyer per informacionin e Agron Malaj per tragjedine e 21 janarit 2011 atehere edhe une do ta quaja genjeshtar qofte edhe ne kopertine, megjithese Shqiperia ka halle problema shume me te rendesishme se keto inate e meri karrieriste te atyre qe paskan menduar te vdisnin ne karrike deputetesh e ministrash si shoku Enver, sikur Shqiperise ti mungonin mijera djem e vajza te reja me diploma e tituj shkencore nga Harvardi e Columbia, Jale e Oxfordi, Princeton e La Sapiensa ….
Hamendjet nuk jane argument… As analogjite.
Fakti e verteta jane arma e vetme e gazetarise bashkekohore te lire e te pavarur, cka e kane bere Diten dhe Temen gazetat me te lexuara e me te komentuara me Shqiperi!
Pse !?
Sepse lexuesi e gjen vetveten gjithnje tek realiteti, fakti, e verteta jo tek fake news, lajmet e rreme te oturakut mediatik filo-ruso-serbo a antishqiptar !
Do te ishte ne nderin e Dites dhe jo timin ta kishte botuar pjesen e dyte te ketij komenti ne “ Kopertinen” e saj te djeshme kunder Edi Rames.
As kam qene as jam ushtar as marionete, aq me pak oturak i Edi Rames e as nje politikani shqiptar por e verteta dhe atdheu im i pare , dheu ku me ka rene koka, Shqiperia eshte detyrim moral dhe shpirteror per cdo shqiptar
De facto atdheu memedheu im, dheu ne te cilin kam perjetesisht edhe babain- atin edhe mamane – nenen jane Shtetet e Bekueme te Amerikes!
Por sic thone francezet, Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel, tek Graci, Shoshani, Tropoja ose Malesia e Gjakoves Shqiperia e sos ketu ne SHBA, se ciles i kam borxh tri jetet e mia amerikane qysh 18 vjec, 34 e 57 vjec….
E sic thote shprehja e filozofise se lashte greket kam mik Platonin por kam me mik te verteten !