VIDEO/ “Meta- Prifti”, varianti austriak: Çfarë thotë zv/kancelari i dorëhequr për kolegë të tij politikanë

19 Maj 2019, 14:44Politika TEMA

Një variant i përafërt i videos Meta-Prifti është shfaqur në Austri, çka ka çuar në tronditjen e qeverisë së esktremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz.

Ky i fundi ka shpallur zgjedhjet e parakohshme, pasi zëvëndësi i tij Heinz-Christian Strache u shfaq në video duke biseduar për afera me praninë e një ruseje.

Ky i fundit dha dorëheqje, ndërsa daljen e videos e quajti një komplot të natyrës politike.

Ndërkohë, në një tjetër fragment nga videoja, ai shfaqet duke pëfolur emra politikanësh për afera seksuale, përfshirë dhe vetë Kurz-in.

“Epo, unë kam një informator që më ka dërguar fotot e Kern me zezakët e mitur në Cape Town”, i tha Strache, duke iu referuar  Christian Kern, një udhëheqës socialdemokrat dhe ish-kancelar austriak.

Ndërsa për rastin e kancelarit aktual, Strache flet për “orgjitë e seksit të Sebastian Kurz nën ndikimin e narkotikëve”.

Këto deklarata shpërthyese mund të jenë arsyeja pse Strache në fjalimin e tij lamtumirës i kërkoi një lloj falje kancelarit Sebastian Curz.

?#Strache hat nen Informant für die Drogengeschichten von #Kurz? Wir kaufen mal Popcorn für den Wahlkampf! Wenn #KanzlerKurz Anstand hat, tritt er ebenfalls zurück, weil er diesem korrupten Typen ins Amt verhalf – oder müssen wir nachhelfen? #Rücktritt #Strachegate #Neuwahlen pic.twitter.com/Oq8BQ6ujDl

— kurzschluss (@kurzschluss14) May 18, 2019

5 komente në “VIDEO/ “Meta- Prifti”, varianti austriak: Çfarë thotë zv/kancelari i dorëhequr për kolegë të tij politikanë”

  1. Drejtesia says:

    Ha haa, niveli i dialogut meta -prifti ishte super ordiner, por nuk mjaftoj me kaq, pasi meta organizoj ditlindjen ne vilat e lalzit ku te ftuar ishin mijra persona dhe pas disa vitesh direkt president.
    Kurse ne Austri, u dha menjehere doreheqja , do shkojne ne zgjedhje te reja, por kjo eshte me e pakta….pasi organet e drejtesise do reagojne shume ashper

  2. Gramoz says:

    Te pakten e shfrytezuat informacionin tim ne komentin qe bere per artikullin ” Keqkuptimi i leximit se prapthi….. Ju Mero, jeni nje Maduro i vogel, botoni komente qe ju pelqejne dhe nuk botoni komente qe ju bejne te dukeni te painformuar.

  3. Ce says:

    Sot particka e Metës ka bërë aleancë të ngushtë me partinë e Klevis Kerrici i Faros dhe Flamur Herman Geringut komandant i naziskineve të Mamurrasit

  4. E po austriaket jane austriak dhe jo shpellar si saliu qe beri te pa munduren per te mbrojtur familjen hajdute meta ,deri ne vrasjen e 4 vetave

  5. Lloji says:

    Ndryshimi eshte se tek ne si denim te bejne President, kurse ne nje vend demokratik e mbi te gjitha me nje kulture qytetare jep doreheqje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje