Edmond Spaho kërcënon Gjiknurin: Po të mblidhet litari, do të përfundosh në burg

19 Maj 2019, 19:04Politika TEMA

Ish kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj ish ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri.

Sipas Spahos, Gjiknuri mban përgjegjësi për dëmin financiar prej 110 milionë eurosh që do të paguajë Shqipëria për gjyqin e humbur me Bechettin.

Spaho ka hedhur dyshimet e ndonjë marrëveshje me Bechettin kundrejt ndonjë shpërblimi.

Ish deputeti e ka kërcënuar Damian Gjiknurin se do të përfundojë në burg për aferat e kryera në Shqipëri.

Postimi i Spahos:

Nuk na nevojitet ndjesa publike e Damianit. Ai mban pergjegjesi ligjore per demin financiar prej 110 milion euro qe do paguaje Shqiperia. 

Ministria e drejtuar nga Damiani, me urdher te Rames filloi luften me Bechettin dhe ishte e paafte te mbronte ceshtjen be Arbitrazh. 

Nuk eshte per tu cuditur ne se jane marre vesh me Bechettin per ta humbur ceshtjen kundrejt ndonje shperblimi te majme sepse edhe pala tjeter si Damiani eshte. 

Ketij veshgjati gjithmone i kam thene qe do perfundoje ne burg per ato qe ka bere. Eshte pergjegjes per kete afere prej 110 milion euro, korrupsionin 40 milion tek Unaza e re, 12 milion euro tek OSHE dhe shume raste te tjera, per ti vene kapakun me hajduterine e zgjedhjeve ne Diber. 

Damian po mblidhet litari. Rama para se te ike vehte do ju leshoje ju nje nga nje dhe ka plot peshkaqene qe mezi presin tju shqyejne per tu treguar burra te mire te sistemit te ri te drejtesise. 

Ndoshta edhe Arta me Doniken do perpiqen qe me koken tende e te Vangjushit te mbijetojne. 

Jeta eshte e veshtire Damian, te vjen nga se pandeh.

5 komente në “Edmond Spaho kërcënon Gjiknurin: Po të mblidhet litari, do të përfundosh në burg”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Ore kaq injorantet jeni ju.Beni edhe prokurorin edhe gjykatesin’njeri me budalla se tjetri Pu fare keqe!.

  2. Omer Kopuku says:

    Joooo more …maskarai

  3. Drejtesi says:

    Legeni kercenon legenin. Kur te vije ne fije drejtesia, 90% e politikaneve hiena e havije besoj do zhduken per ti japur udhen nje epoke tjeter per kete popull te lodhur.

  4. Tullaci says:

    Ketyre nuk u ben derman me asnje lloj ilaci!

  5. Eri says:

    E. Spaho mut eshte po keto fjale i ka thene ashtu si eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje