Sot, pas një ceremonie zyrtare mbi vendosjen e trupave të Frontex në Shqipëri, qeveria e ka paraqitur ardhjen e Frontex në Shqipëri si unikale, pasi jemi i vetmi vend ende jo anëtar i BE, që kemi Frontexin të pranishëm.
Por Jari vendosi t’i sqarojë demokratët se ky është një kurth:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Ardhja e Frontex në Shqipëri, nuk është arritje, siç përpiqet ta reklamojë Edi Rama.
Frontex është policia kufitare e Bashkimit Europian.
Ajo shërben për të ndaluar persona, për të mos u futur në Europë.
Kjo polici rri në vendet që kanë hapur negociatat me BE dhe janë në proces anëtarësimi.
Ne ende nuk i kemi hapur negociatat.
Ndaj ardhja e Frontex ka lidhje me propozimin e Ramës, që kush prek zgjedhjet, të mos dalë jashtë shtetit pas 30 qershorit.
Ai ka rënë dakord me Ambasadën amerikane dhe Bashkimin Europian për këtë çështje, dhe ka sjellë policinë kufitare të BE në kufi, për të ndaluar shqiptarët.
Ky është nëj turp i madh, që nuk duhet ta lejojmë.
Ardhja e policisë kufitare të BE në pikat tona kufitare do të jetë heqja më ë e madhe e lirisë për shqiptarët, që nga koha e regjimit të Enver Hoxhës.
Vetëm Enver Hoxha të ndalonte ikjen jashtë shtetit për armiqtë e partisë.
Ky është i dyti.
Dhe ky po e bën gjoja në emër të vlerave të Europës.
Ne nuk duhet ta hamë kollaj këtë gënjeshtër.
Përveçse duhet të denoncojmë humbjen e sovranitetit të Shqipërisë me vendosjen e policisë kufitare europiane, duhet t’ua bëjmë të qartë demokratëve tanë që do të angazhohen në betejën e 30 qershorit, që kur të ikin më 1 korrik, t’i bien nga mali, që të mos kthehen mbrpasht prej këtyre.
Me fitoren tonë të afërme, ne do t’i zbojmë sërisht nga Shqipëria dhe do t’i kthejmë pavarësinë Shqipërisë.
I juaji, Jari!”
Jari kari, kokepalari, me mustaqe si Fevzi, shko per shkarpa shko per hi. Hall i madh me Nishanlliun ka rrezik te sakatohesh tre te paret e PD Berisha, Basha e Nishani le te rine se na duhen dhe keshtu.
Jari kari, kokepalari, me mustaqe si Fevzi, shko per shkarpa shko per hi. Hall i madh me Nishanlliun ka rrezik te sakatohesh tre te paret e PD Berisha, Basha e Nishani le te rine se na duhen dhe keshtu.