Bamir Topi: Helikopteri i ushtrisë u ul për shantazh në oborrin e shtëpisë time. Përgjigjet ish-sekretari i Imamit: Po xhironte Zajmina një klip

22 Maj 2019, 10:25Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi, së fundi ka publikuar një libër, “Nocturn”,  i cili ka sjellë jo pak debate në skenën politike shqiptare.

Libri në fjalë, ndër të tjera flet edhe për një të ashtuquajtur inciden, ku sipas Topit, helikopteri i ushtrisë ishte ulur për shantazh në oborrin e shtëpisë së tij.

“Sidoqoftë, të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës.”-shkruhet ndër të tjera në libër.

Por, ndërkohë ka ardhur reagimi i Edvin Kullurit, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se ulja e helikopterit është bërë për xhirimin e një klipi të këngetares Zajmina Vasjari.

Kullur thotë se kërkesa e këngetares në fjalë i është përcjellë për shqyrtim komandantit të Forcës Ajrore në bazë të kompetencave të tij.

“Te dashur miq! Pas makines se propagandes se Rilindjes, edhe ish- presidenti Top ne librin e tij Nocturn, paska perseritur pretendimin alucinant se ne cilesine e sekretarit te Pergjithshem, ne vitin 2012 paskam urdheruar ngritjen e helikoptereve te Forcave te Armatosura!

Kete here jo per xhirimin e nje klipi te kengetares Zajmina Vasjari, por me qellimin per tu ulur ne oborrin e shtepise se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij!

I nderuar ish- president, si ish- komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kerkesa e kengetares ne fjale i eshte percjelle per shqyrtim komandantit te Forces Ajrore ne baze te kompetencave te tij!

Ajo eshte nje kerkese e percjelle drejte KFA dhe nuk eshte”Urdher”, pasi jo vetem qe ekzististon asnje “urdher”, por sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar! Si politikan apo ish politikan te keshilloj te mos genjesh per tu bere “hero” me pahir pasi kjo sjellje nuk te con askund!

Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon nje ish- presidenti”, shkruan Kulluri.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti se përse helikopteri, që ish-drejtuesit e PD të Ministrisë së Mbrojtjes thonë se ishte ngritur për një klip të Zajminës, duhej të ulej në oborrin e Topit?

Mirë që marrja e një helikopteri shtetëror për një klip është skandal, po lind pyetja përse helikopteri u ul pikërisht në oborrin e Topit, dhe jo në ndonjë oborr tjetër?!

Kulluri përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij, por pak rëndësi ka se kush e ka dhënë atë urdhër, pasi kjo gjë zbulohet kollaj. I rëndë është fakti i përdorimit të shtetit ndaj Topit, për presion dhe banaliteti i një shteti, që vë në dispozicion helikopterët për Zajminën.

(TemA)

17 komente në “Bamir Topi: Helikopteri i ushtrisë u ul për shantazh në oborrin e shtëpisë time. Përgjigjet ish-sekretari i Imamit: Po xhironte Zajmina një klip”

  1. Jani says:

    OO KULLUR IDJOT E KE PAK
    KRMINEL SHUME
    PO PSE ATY DO BENTE AJO BAXHELLA KLIP?,
    PO TE KETE SHTET LIGJOR SOT TI DHE IMAMIT DUHET TU ISHIN HEDH HEKNAT O KELLEFI I IMAMIT

  2. armand says:

    Ore dini se kur do vijne ata 3 Apache-et ?
    Sot mora vesh se paskam te drejte si qytetar ti marr e te bej …….e t’ju bej lemsh o rrotat e carit qe kerkoni te lani mutin me shurre.
    Ndjese per lexuesit per fjalet e perdorura.

  3. DURIM says:

    DREKTESIA E RE DO I VIJ HAKUT KETYRE PALACOVE.

  4. Al says:

    Ky Topi sma ka mbush mendjen kurre….qe kur emeroi Llallen ne krye te ildkp….apo Leskaj ne klsh…menjemadh, karrierist

  5. Orli says:

    Atehere meqense eshte bere fluturimi me kerkesen e kengetares,duhet te jete kerkesa dhe fatura e paguar prej saj! Nuk eshte e veshtire te gjendet kush genjen.

  6. Free says:

    mjafton emri Zajmina qe urdheri te plotsohet …pastaj Bamiri mos te merzitet shumje se mesazhi eshte i qarte..je president po bole.

  7. seqiu says:

    Lufte brenda llojit!

  8. turi says:

    Normalisht nje liber i ish-presidentit duhet te pershkruaje situatat kulmore qe kalon nje vend, e te tilla ka shume vendi yn ne tranzicion. Ai lloj libri i qendron historise e njerzit mesojne, dhe Bamiri qe ka pasur fatin te jete prezent mund ti lere nje mbrese te paharrueshme publikut. Por kete liber mesa shoh e perdor per te dhene goditje te ulta qe kane jehone momentale, porsi boksieri qe e sheh veten te mundur ne ring dhe e vetmja shprese eshte te luftoje akoma me goditje poshte brezit

  9. spartak says:

    Pullumb Kulla mos vdeksh kurrë .

    A doni më për Behlulin .

  10. Paloka says:

    O kullur kafsha
    Pse, asetet e ushtrise per klipe jane?
    Turp o idiot
    Bashke me spirollara e cuna

  11. Alton says:

    Kam pas dikur frike nga erresira dhe flija me drite ndezur. Ja ca rreklame ben Topi te kapi nai lek. Ku ishte Topi kur ja vune trapin ne goje e nuk bente as majtas e as djathtas. Pse mor top i Topit na tregon perralla me katallane e bajloze tani qe je ne pozitat e mergimtarit qe kujton me mall kohet e shkuara? Or Top dhe ju si puna e Topit. Shqiperia po digjet nga kta dhe po kta kurvat po krihen ne syte tane si te jene engjej te pafajshem per cdo situate ne Shqiperi.

  12. deshmitari says:

    Nuk eshte per t’u habitur per kete rast sepse gjate periudhes se kur Topi ishte president ne FA kane ndodhur edhe skandale te tjera:
    – Sherbimi Informativ i Ushtrise (SHIU) me urdher ka kryer blere aparature pergjuese dhe ka pergjuar opoziten e struktura te tjera .
    _ SHIU ka abuzuar me fonde duke organizuar operacione te jashteligjeshme ne zonen e Mokres (Pogradec) etj.
    – Komandanti i forcave speciale te ushtrise ne menyre te paligjeshme ka vene ne dispozicion forcat speciale ne mbeshtetje te SHIU-t.
    – Oficeri i SHIU-t (of. B. Shehi) ne kundershtim flagrant me statusin e ushtarakut eshte angazhuar direkt ne fushate elektorale te PD-se ne Kukes dhe me kete rast ka shtypur edhe lopen e fshatarit etj.
    Duhet theksuar fakti se pas ardhjes ne pushtet te PS-se u ngrit nje grup kontrolli nga Kryeministria dhe MM per verifikimin e shperdorimeve dhe abuzimeve te fondeve nga zyrtaret e SHIU-t. Me kete rast u perpilua edhe nje raport prej rreth 18 faqesh por nuk u muar vesh se ku perfundoi. Ish MM Kodheli duhet t’e jape pergjigje dhe llogari persa me siper sepse ajo e din me mire se kushdo tjeter etj.

  13. Studenti says:

    Me vjen keq qe permendet padrejtesish emri i deshmorit te atdheut D.Hoxha. Ai nuk ka qene ne ate fluturim.
    Zoti Topi ta verifikoje mire kete gje.

  14. Edi says:

    Cfare “tempismi” ky libri i Topit?

  15. BRSS says:

    KY ROBQIRI ME EMRIN. EDVIN KULLURI TE KISHTE HIPUR NE HELIKOPTER DHE PIDHIN E GRUAS DHE MOTRES SE TIJ QE XHIRIMI TE DILTE KLAS PO KUR NUK KA SHTET KESHTU NDODH QE TE SHIJN KETA BASTARD DHE TE MOS DENOHEN PER KETO SHKERDHAT LLEQE QE BEJN JU SHKERDHEFSHA ROBTE

  16. Shoku says:

    Ngritja e nje helikopteri ushtarak,e aq me keq pa urdherin e nje titullari per te xhiruar nje klip ,do te thote se nuk ka patur shtet,apo shteti ishte rrumpalle. Ulja e helikopterit e shtepine e presidentit, pa dienin e tij,eshte jo vetem skandal,por si urdheruesi dhe piloti duhej denuar. Po ne qeverine e Saliut c’do gje ishte rrumpalle e beheshin nje mije e nje saime. A u kujtohet se si thane gjykatesit kur denuan Llupon? Qytetaret u vrane pa dashje se Llupua nuk i njihte. Qytetaret e tjre u plagosen se plumbat bene rokoshet nga gjethet e pemeve. Edhe Kulluri ka te drejte kur thote se : ” Helikopteri ishte ne xhirim klipi dhe pa dashje u ul ne shtepine e presidentit,sepse piloteve u beri mendja rokoshet nga kenga e Zajmines .

  17. pirua says:

    Rron ky Kulluri? Ky duhet rrahur nje here mire, se me fjale keto lloj speciesh nuk marrin vesh. Si ore idiot do ulet tek shtepia ime elikopteri ushtrise se do nje kurve. Po ushtria e kurvave eshte?. Lume ne kush e ka drejtuar ate vend dhe duan prape te vijne ta drejtojne! Nje mut kini per te ngrene. Nuk perseritet me ajo qe bete ju bastarde, ose duhet te vdesim ne te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje