Mbërritja e Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio në Kanë i ka marrosur të gjithë. Një turmë e madhe ka pritur me orë të tëra mbërritjen e trupës së filmit të fundit të Tarantinos “Once upon a time… in Hollywood”
Sapo u shfaqën dy aktorët e famshëm filloi histeria kolektive.
Brad Pitt dhe Leo DiCaprio kanë dhënë autografe e kanë bërë foto me fansat.
Quentin Tarantino tha se “këtu çdo gjë është magjike”, kurse përsa i përket filmit tha se rrëfen periudhën në të cilën Hollywood-i ndryshoi. Filmi i vendosur në vitin 1969, shfaq skenë pas skene masakrën e Charles Manson ku u vra gruaja e re dhe bukuroshe e regjisorit Roman Polanski, Sharon Tate, e interpretuar nga Margot Robbie.
25 vjet më parë në të njëjtin tapet të kuq të Kanës Tarantino prezantonte filmin ikonik, “Pulp Fiction”. (TemA TV)
ROMAN POLASKI ESHTE NE KERKIM PER PEDOFILI NE AMERIKE.DHE KETA ME PLEHRA SE AI JANE.