Meta sulmon ashpër ndërkombëtarët: Reforma në Drejtësi nuk dha sukses, historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe do i dëgjojmë sërish

22 Maj 2019, 11:28Politika TEMA

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sulmuar ndërkombëtarët për të cilët shprehu qëndrime të forta përsa i përket  reformë në drejtësi 

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë: “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Meta tha historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, dhe amerikane. 

 tej Meta tha se “duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo që Kushtetutën nuk mund ta shkelë, askush, asnjë ambasador, diplomat, asnjë”. 

“Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndëkombëmtarët kam folur hapur, por mund t’ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minut nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese. 

Gjykata kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë. 

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët.

Kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius dërgon përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, 

Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.”– tha Meta. (TemA) 

7 komente në “Meta sulmon ashpër ndërkombëtarët: Reforma në Drejtësi nuk dha sukses, historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe do i dëgjojmë sërish”

  1. J says:

    I ka hyrë frika hajdutit dhe lef kundër atyre që do ta çojnë në burg. Trio vokale me salihen, bashën dhe baxhellën. Shikoni kur të kafshojë ndonjë ambasador nga tërbimi.

  2. KALI TROJES says:

    LUTU ZOTIT TE SHPETOSH NGA QELIA

  3. american16al says:

    Ky maskara eshte ne top te te gjithe hajduteve prandaj nuk i pelqen reforma ne drejtesi.

  4. M....mecit says:

    Po te dhibejsh kushtetuta ty o LIKE FLORIRI nuk e kishit shkelur sa here qe ju ka dash qejfi nga gjith ato zullume korrupsioni dhe hajduterie galopante qe keni ber ju. Eshte e turpshme qe ju ti beni moralitet nderkombetarve per punen e reformave, sidomos ajo ne drejtesi. Ishin po keta nderkombetare qe ju moren prej veshi dhe ju vune ne rresht per ta votuar te 140 sa jeni ne parlament. Po ta kuptoj hallin ku e ke, sepse lepuri fleh gjetke.

  5. X says:

    Bastard…jo president….me kurven qe ke dhe kriminelin e pd…

  6. Babale says:

    Piratpresident ! Te lutem, me qetesi e dashuri!

  7. Meta hajdut says:

    Kokerr kurve…sa ke vjedhur ti nuk ka vjedhur njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje