"Top Story": Linja e autobusëve të Kasharit jashtë standardit, qytetarët ankohen për vonesat

22 Maj 2019, 21:16Sociale TEMA

Nëse dikujt do t’i duhej që më pas të merret linjën e Kasharit për të shkuar në punë, duhet të presë.

Kjo linjë ka vetëm dy të tillë në inventarin e saj dhe kjo bën që nisja nga stacioni i parë të jetë çdo 30 minuta.

Ankesat e qytetarëve janë se Linja e Kasharit, Astirit dhe Yzberishtit nuk kanë orare fikse të nisjes.

“E përdorim urbanin, presim këtu, ka një orë që nuk vjen Yzberishti. Shumë avash, na çmendën, 1 orë me vonesë”, thonë udhëtarët.

Autobusi i Kasharit ndalet në stacione për më shumë se 2 minuta, madje ka raste kur kjo vonesë shkon deri në 10 minuta.

Kjo vonesë shkakton irritim të pasagjerëve, të cilët kërkojnë të mbërrijnë në kohë në destinacionet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje