“Koha që më ka mbetur për të jetuar, do doja ta jetoj si një qytetare e denjë. Para se të vdes, dua nënshtetësinë italiane”.
Këto janë fjalët e një 44-vjeçareja shqiptare në Itali.
Adelina Sejdini, ish-viktimë e trafikimit prej gati 20 vitesh jeton në krahinën e Brindisit dhe ende nuk është bërë nënshtetase italiane.
Në një moment të vështirë të jetës së saj, ku po lufton me një sëmundje tomurale, i ka bërë apel shtetit fqinj për t’u pajisur me dokumente.
“Unë kam nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje, tani të më mbrojnë deri në fund”, tha shqiptarja.
Javën e kaluar Adelina u operua në spitalin San Matteo në Pavia, dhe ajo ende është në spital.
Pas miratimit të dekretit të sigurisë së jetës së saj, në proceduara administrative ishte lëshuar vetëm një lëje qëndrimi për raste të veçanta, e cila i skadon në Tetor.
“Këtu mjekët dhe infermierët kujdesen për mua, por kam frikë se mund të më dëbojnë për shkak se më skadon leja e qëndrimit”, tha më tej ajo.
Për këtë ajo kërkon që t’i jepet nënshtetësia: “Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.
Adelina 19 vjet më parë, pasi ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe shitur, mbërriti në Itali dhe u shfrytëzua për vite të tëra si viktimë e prostitucionit, derisa u rebelua dhe bashkëpunoi me policinë ku çoi në arrestimin e dhjetëra njerëzve.
Ajo i është drejtuar me një letër edhe presidentit të Republikës, i cili i është përgjigjur po me një letër se do të shikojë me kujdes situatën e saj.
E mi goc e !
Akoma nuk e ke kuptu se Petendimi e ka me t futme?!
Si ke ajo historija:
Po ajo puna e komisarit ishte loja!
Kshtu edhe ty.
Ajo puna e mbrojtjes ishte loja.
I fute n burg t tjert?
Mir bere.
Por,mos prit mbrojtje nga shteti.mbro veten.
Se shteti esht si ai dobiçi,”kalova lumin t dhjefsha kalin”.
Dy dur per nji kok.
Mbro veten.
Shteti esht nji band legale mafjozesh.
Kjo e shkreta don me i lene nenshtetesine italiane femijve perpara se te iki…Bravo vajze.Te shkofte mbare e ishalla sherohesh
Te gjith para se te vdesin deshirojn te shkojn ne vendin e lindjes , kjo do te siguroj perendimin , porka mizerja si kan ardh kohet.
Te gjith para se te vdesin deshirojn te shkojn ne vendin e lindjes , kjo do te siguroj perendimin , porka mizerja si kan ardh kohet.per çfar i nxirni ne gazet kta njerez qe kan turp me qen SHQIPTAR , çin frymezojn kte se kuptoj .
Ki respekt per vuajtjet e njerzve! Ajo vendlindjes t’i beje mender m….! Se po te ishte vendlindja e saj dhe e jona vend i denje nuk trafikohej ajo si skllave seksi nga bashkekombasit e saj!
p.s
Ah mer kokerr loqeje menickname italioni mjere ti cfare nivel i neveritshem qeniejeje njerzore? qenke qe nuk ke respekt per vuatjet e njerzve!
Po c’e do nenshtesine italiane, per… te dale para Zotit si italiane?
Ne shqiperi edhe vdekja s‘ka kuptim, pa lere jeten!