Edi Rama letër të dytë publike Lulzim Bashës

23 Maj 2019, 12:58Politika TEMA
Edi Rama letër të dytë publike Lulzim Bashës

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar një letër të dytë publike kreut të PD Lulzim Basha, të cilit i përsërit thirrjen që të ulet në dialog pa kushte.

Më poshtë letra e plotë.

Zoti Kryetar,

e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut.

Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend (shumica dërrmuese, përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi – pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë liria dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.

Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.

Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

Edi Rama

(TemA)

30 komente në “Edi Rama letër të dytë publike Lulzim Bashës”

  1. Rush says:

    Prit o Edo nje here sa te pyes bab berishen se nuk bej gje pa pyetur ate une, se me tredh nga koqet ai pastaj

    1. Deep State says:

      Po si fillohet fjalia me e shkronje te vogel…. kjo ndodh vetem ne albanistanin e ripjellur rrumpalle te kohes se gjeneral Ramutit…

      duket i tmerruar dhe coroditur kokaina E

      1. No one says:

        Po hapi syte o qorri I bibes, Nuk e shikon qe pas “Zoti kryetar” ka presje… Lerini keto se Sa per shkolle ka me shume se ti a ndo1 tjeter verdall, te tjerat si t’ja besh!!!

      2. Studenti says:

        Te duket vetja sikur di shqip ti o bole? Lexoje mire, perqendrohu, o loqe me pretendime gjuhesore.

      3. Mësuesi i klasës së katërt fillore says:

        I nderuar koleg komentues Deep
        Fjalia ka nisur me “Zoti Kryetar, ” (pason presja) dhe vijon. Njihet në stilistikë.

  2. O Lul Nen-shkruaj kapitullimin! says:

    Fakti qe Luli u pergjigj duke thehne se gjasme ftesa e Rames ishte “ftese per te nen-shkruar kapitullimin” duket qartazi qe eshte ceshtje vetiake e Lulit dhe e kupoles se PD.
    Pra nje njeri qe familjen e ka ne Hollande, qe pasurine e ka ne Hollande, cfare po i plas se po digjet Shqiperia???
    E kuptoni o njerez?
    Tung

  3. Rush* says:

    Prit o Edo nje here sa te pyes bab berishen se nuk bej gje pa pyetur ate une, se me tredh nga koqet ai pastaj

  4. Moli says:

    Kjo leter e dyte e z.Rama eshte thike me dy presa!E para ai e ve perpara pergjegjesise kete klloun ne sy te botes duke treguar se kush eshte Lulezimi i Berishes dhe e dyta eshte disi me preçedent pasi duket sikur po i lutet per ta futur ne zgjedhje duke e paralajmeruar se edhe ttete dite na ndajne nga fillomi i fushates elektorale ndaj “ke shancin te rifutesh kur te doje menderja ty brenda ketyre diteve”!Ky rast eshte i papare ndaj bene mire qe siç ai eshte pozicionuar ne llogoren Berishiste edhe Ju duhet te pozicionoheni ne llogoren e shtetit ligjor ,jo duke lutur Lulin qe eja sa nuk eshte vone por boll pune ke perpara ,ndaj ke me se te merresh!Nuk eshte ndonje habi qe Luli do te kerkoje pas ketij afati te futet ne zgjedhje duke te te futur ne qorrsokak!Ndaj Ju duhet ta quani kapitull te mbyllur z.Rama !Budallait po i tregove zgjuarsi te versulet ,ndaj pergjigjiu me te njejten monedhe e shikoje si do behee si pule!Koha nuk pret nga rruga doli si parti dhe ne rruge do shuhet!

    1. TB says:

      Moli jam dakort me komentin tend. E vetmja gje qe do shtoja ne vazhden e ketij komenti eshte edhe fakti qe Rama i drejtohet Bashes me slloganin “je ne te drejten tende”, nderkohe me e drejte do ishte ti thoshte drejteperdrejte se Basha gabon ne mufkat e tij. Moli ti ke te drejte kur mendon qe nje budalle si Basha, demagogjine e Rames e merr si lavderim….

  5. ce says:

    O Z. kryeminister po pse lodhesh me nje grupim qe ka marre rruget nen drejtimin e Flamur Herman Geringut dhe Klevis krricit te Faros, Pa e pastruar partine nga kato monstra teper te urryera te shqiptareve Luli nuk mund te beje kthesen ne drejtimin e arsyes, sepse e ka kuptuar se ai nuk votohet dot bashke me Nafije Fallxhoren dhe partickat me nga nje antar ( vetem kryetar ) me shume se 35% dhe sikur te bahen zgjedhje 2 here ne vit te pakten deri ne 2029, dhe pikerisht per kete bejne garipin se do prishin zgjedhjet , por harrojne se nuk munden kurre te dalin mbi vullnetin e nje populli qe po duron shume kete bande rrugore qe mesa duket e ka fundin ne 30 qershor qe do jete gozhda e fundit ne arkivolin e leshelise qe po jep shpirt…..

  6. Nexhat says:

    Rama edhe bythen do ia lepije Bashes vetem te shpetoje nga ky makthe.
    Rama kujtonte se do ike Trampi dhe ky do shpetoje, por nuk u be tashi i lutet atij Lulit qe tallte bythen me te, por e pa qe nuk eshte pune e Lulit por e Trampit dhe ska djale nene. Qe e shpetone nga fundi i tmershem.
    Serbet jane kopila na prune kete per te prishur dhe shkatruare imazhin e Shiperise dhe ata gezohen qe ky perzuri çerekun e popullsise.

    1. u dhime duke qare says:

      O Nexhat, sa klase shkolle ke o DERDIMEN ? ? ?

    2. Xhate Kllouni says:

      Ububuja Xhate Topja perseri paska harruar te pije ilacet e depresionit.

    3. Partizani says:

      O Nexhat, akoma vazhdon te ngelesh bole? Mos u merzit se do ta kuptosh edhe ti nje dite…..qe je bole ?

  7. Doktori says:

    PO LEJE MOR BURRE ,MOS U MERR ME TE,SE NUK KA GJA NE DORE KY.VAZHDO PUNEN,KY I KA DAL PER ZOT RRUGES,RRUGA,RRUGEN TE JEP,NA THOSHNIN DIKUR

  8. Flutura says:

    Nexhat makthi eshte yti, imi dhe i shumices se shqiptareve, prandaj mos ua qaj hallin politikaneve. Me dashamiresi…

  9. Aaaaa says:

    Z.Kryeminister ….te eshte dhene vota nga shqiptaret te fusesh ne burg Bashen&co jo ti lutesh.

  10. Landi says:

    Coja direkt Gites letren edhe mos humb akoma kohe me korrierin e familjes, qe shesin per lider! Sa te pyesi Luli gjithe budallenjte e familjes Berisha, shumica ne xhiro neper bote ku shkerdhejne leket e shqiptareve, kane ardhur zgjedhjet parlamentare.
    Pastaj Saliu ka ikur per lesh,
    Xeni gomar,
    Kulluvari leshko,
    Argita drejton pronen familjare, dmth PDne.

  11. nje nga populli says:

    A e dini qe na e keni sjelle ne maje te hundes? Ç’ a kujtoni ju se shumices se Shqiptareve po u kercet si shume ne se do behen zgjedhjet apo jo dhe kush do zgjidhet? Te gjithe kane hallet e tyre per te siguruar jetesen e perditeshme dhe jo te meren me çmendurite tuaja. Shteti ndertohet me ligje dhe jo me mitingje dhe batuta. Mblidhni mendjen se durimit te njerezvet po i vjen fundi dhe duhet vetem nje shkendije qe te shpertheje dhe te beje mos gjeni vrime ku te futeni me gjithe parate e vjedhura. Ty Kryeminister nuk te ka votuar ky popull per te shkruar vjersha. Dili per zot vendit ose zhduku. Nuk durohet me te shikojme zjare, flakadane, molotove dhe police te masakruar dhe pastaj predikimet e budallenjve Dash Shehi apo Nard Noka qe tallen me ne te gjithe se protestat ishin paqesore. Dili zot ose hik.

  12. Lul Bytha says:

    Ftoj te gjitje komentuesit qe cdo here qe t’i referohemi Lul Bashes ta quajme LUL BYTHA si simbol i burracekarisw, mashtrimit dhe mungeses se kurajos…

  13. the american says:

    BRAVO!

  14. american16al says:

    Llafet i ke te bukura por edhe ne fushate the se do te drejtesine ne aktet e kryera nga Berisha me shoke dhe asgje ndodhi dhe tani thua se Luli kelushi i bindur i Djallit Berisha dhe shoket qe do prishin procesin zgjedhor do te ballafaqohen me ligjin. TE SHOHIM dhe shresojme qe ligji te filloje te veproje per cilindo.

  15. Primitivet Pd Lesh e li says:

    E kane bindjen se me dhune sic erdhi ne pushtet Pd do vijne perseri ngqe jane Primitive keshtu do vdesin

  16. G.g says:

    Cfare te bej Edi? Te gjithe e dine qe ata jane per ne burg. Por po i futi ne burg sot, neser jane prape jashte!!!!

  17. Gjin says:

    Gjysma e kzaz e jo gjysma e qeverise vlejne me shume per garantimin e cilesise se zgjedhjeve.Jepjani opozites dhe nese kunder ligjit, dhe pse nuk e besoj se eshte e paligjshme.

  18. Arifi says:

    Tani po ha mut kot ti usta. Do te shikojm ca do besh po me duket se dhe ti je pjes e ketij skenari te ndyre. Se mos e kthen vallen dhe thua do i shtyjm zgjedhjet!!!

  19. Gri says:

    SAVE per letren nr 2!

  20. niki says:

    O zoterinj ! Rama nuk i perulet Bashes, por me zgjuarsi diplomatike i ka lene dopio 6-en ne dore.

  21. Durresi says:

    mbaheni mend qe edhe pipa do i kerkoje ti beje bashes edi ..e ka bythen shume te qullur kesaj rradhe .do me kujtoni..se shpejti kosova vendos takse 100% me shqiperine ,e ne fleme gjum .barierat qe ka vendosur rama ndaj shtetit kosovar jane te njejta absolutisht si ato te vucicit .nuk e di edi se amerika la lesht per kosoven ,e kush e lufton ,ka nje vend te bukur ne guantanamo ,prandaj neser ne mengjez ndero qendrim e mos u mer me vucica e udb se eshte koha me e perparuar e informatikes e cdo veprim i nje politikani regjistrohet ne kohe rekord ..2 muaj afat te ka lejuar haradinaj e pastaj STOP MALLRAVE SHQIPETARE .. BEJINI KRITIKA SA ME SHPEJT PER CESHTJEN E TAKSES KUNDER VENDIT VELLA .MOS NA PERCANI JU LUTEMI.BOTOHENI KOMENTIN JU LUTEMI

  22. Alseku says:

    Manovra e Edit eshte akt politik i perkryer. Me nje goditje realizon 2 qellime:
    1. Edi e di se BE i ka kerkuar Lulit te hyje pa kushte ne djalog me te. Lulit i intereson qe Edi te rrije heshtur, ose me mire ta sulmoje ashper. Keshtu ai do justifikohej se pozita nuk e ftoi kurre per djalog. Por Edi i parapriu kesaj dhe e ftoi ne djalog me arsye per hir te Shqiperise. Kjo e ve Lulin ne nje gjendje mati. Te mos pranoje arsyen dhe djalogun per hir te Shqiperise do ishte absurde, e pakonceptueshme, e papranueshme per BE dhe SHBA. Te pranoje te hyje ne djalog do te legjitimizonte humbjen e pashmangeshme ne zgjedhje, ose humbjen e turpshme te fytures para idhtareve te PD. Nga ana e tij Edi legjitimizon poziten e tij si udheheqes i matur, arsyeshem, i gateshem per djalog
    2. Edi kerkon hyrjen ne BE. Me kete akt ai i tregon asaj me momentin e duhur se Shqiperia eshte maturuar ne procesin demokratik, se ka hedhur nje hap giigand drejt se qenit nje shtet i pjekur ne marredhenie me opiziren per zgjidhjen e ceshtjeve ne menyre demokratike. Per fat te keq Lulit si ka mbetur vec rruga e dhunes per ta cuar Shqiperine ne lufte civile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje