Patozi kërkon falje për kandidatët: Disa prej tyre nuk patën këllqe dhe u tërhoqën, po të kishte Prokurori do hetonte

24 Maj 2019, 23:20Politika TEMA

Politikani Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë”  foli edhe për tërheqjen e kandidatëve të saj për kryetar bashkie.

Sipas Patozit dy prej kandidatëve janë dorëhequr dhe dy të tjerë i kanë hequr.

Ai shtoi më tej se kandidati i Skraparit, i cili ishte i pari që u tërhoq është kërcënuar nga PS, pasi këta të fundit kishin frikë se mos Bindja Demokratike fitonte bashkinë.

Lidhur me largimin e kandidatëve nga Partia, koordinatori i partisë kërkoi ndjesë duke thënë: “Më falni që disa prej tyre nuk patën këllqe dhe u tërhoqën”.

“Fakti që kjo ndodh me kandidatët e Bindjes Demokratike, ndodh nga të dy krahët sepse ne kemi pasur presion nga të dy krahët, edhe nga Rama edhe nga Basha.

Kandidati i parë që na ra ishte i Skraparit, e intimiduan dhe e hoqën. PS nuk donte që të kishte ferra nëpër këmbë.

E kërcënuan dhe e hoqën, nuk mund të them Rama apo Balla, por ai deputeti i zonës atje dhe kandidati e kërcënuan dhe e hoqën. Interesi është ky, ka një faktor LSI që është shumë i fortë.

Nëse bëhet me këtë tonin faktori i LSI, fitonim ne dhe prandaj PS e hoqi se humbisnin Skraparin.

Kandidati i Lezhës dhe Kavajës ranë nga partitë e vjetra, presion për kandidatët. 

Këtu po të kishte Prokurori, ajo do hetonte. Partia jonë ka trembur të dy partitë e vjetra, ka trembur sistemin sepse kauza jonë është anti-sistem. 

Nga 28 kanë ikur disa prej tyre dhe qëndrojnë të tjerët, e zëmë se ikën të gjithë, unë nuk shantazohem dot, nëse më shantazhojnë, s’do dal më në televizor. Më falni që disa prej tyre nuk patën këllqe dhe u tërhoqën”, përfundoi Patozi.

1 komente në “Patozi kërkon falje për kandidatët: Disa prej tyre nuk patën këllqe dhe u tërhoqën, po të kishte Prokurori do hetonte”

  1. Cudia says:

    Debili zevendesues i Bashes!! Si ka mundesi qe nuk ka ngelur asnje njeri sikur edhe me me pak tru ne PD. Prokuroria aty eshte. Nuk eshte me koha juaj kur prokuroret i drejtonte Sala dhe Meta. Ti Patozi je mbrapa ne kohe. Shko bej kallezimin dhe ndiqe ceshtjen. Por ti nuk mund te besh kalezzim sepse plerah qe gjen ti per kandidate jane nga avllia e PDse suaj te qelbur ku askush nuk besohet me. Dmth ti vetem me babalet e PDse mund te besh cirkun per bindjen e fshatit tend. Te ngritii Sala neper poste se ishe ushtari qe vecse thonte “Si urdheron!”. Dolen te tjere me vone qe e thonin me bukur ate fjale dhe ti nuk vleje me. U hodhe ne kanal ku edhe je akoma. Por ti merr fryme cdo dite, mbyll syte dhe e mendon veten akoma “koke” partie. Je thjesht nje kokeloqe. Idiot!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje