Sali Berisha në emisionin “Opinion” është betuar se nuk ka bërë kurrë letër në jetën e tij për liderin kundërshtar.
Berisha e ka bërë këtë deklaratë teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për letrat dërguar kreut të opozitës Lulzim Basha, të cilin e fton për dialog.
Njëherësh ish kryeministri Berisha shprehet se shtyrja e zgjedhjeve nuk është shkelje Kushtetute, por Rama qëndron tek 30 qershori sipas tij, pasi kërkon të bëjë zgjedhje pa opozitën.
Por e vërteta qëndron komplet ndryshe nga ajo që deklaroi mbrëmë Berisha në emisionin televiziv në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Pasi ia futi kot për deklaratat e tij për pavarësinë e Kosovës në vitet ’90, kur në të gjitha herët kishte deklaruar vetëm autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë, Berisha mashtroi dhe me faktin se s’ka bërë asnjëherë letër për liderin kundërshtar.
Në vitin 2006, kur certifikatat ishin sheshit dhe Rama por dhe partnerët ndërkombëtarë ishin të shqetësuar për manipulimin e zgjedhjeve përmes tyre, kreu i opozitës së atëhershme kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve.
Berisha i dërgoi një letër publike Ramës në vitin 2006, ku mes të tjerave thoshte se presidenti i kishte dekretuar zgjedhjet për në janar 2007 dhe Kushtetuta e ndalon shtyrjen e datës.
“Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit.
Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj.
Natyrisht, sadoqë mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund t’a bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë.
Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten”, shkruante Berisha në vjeshtën e vitit 2006.
Përmes kësaj letre ish kryeministri ka kryer një rrugë dhe dy punë, dhe i ka shkruar Ramës letër, sikurse po bën Edi Rama sot me Bashën, dhe ka deklaruar se Kushtetuta e ndalon shtyrjen e zgjedhjeve.
FAKTE … JO OPINIONE
LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !
– Ka mesuar nga Beu i Partise Babale
“ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli
Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
Pse !?
A e detyroi me zorro Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-
kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori i tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
Larg qofte !
Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !