Zotimi i Lulzim Bashës: Nuk do t’ia fal më fitoren në tavolinë Ramës, si më 17 maj. Ai s'ka dinjitet, ndryshe do largohej si Kurtz dha May

24 Maj 2019, 18:18Politika TEMA

Një ditë para protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti nga Mati se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk negociohet.

Basha: Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash marrin peng një Shqipëri të tërë mori fund.  Nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Fundit i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të jetë konfluzioni final i kësaj beteje. 

Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim ndihmën bujare të aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, mirënjohje SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet. 

Me 30 qershor askush nuk mund të pranojë një tjetër krim, nuk do të vijë ai 30 qershor, shqiptarët janë ngritur dhe janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë. 

Me një qeveri tranzitore të vendosin me votën e lirë qeverisjen që dëshirojnë.Për këtë kërkojmë betejë të ndershme politike, kushte të barabarta, jo pushtet në tavolinë, jo pushtet me krimin.

Basha ka përjashtuar një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit 2017.

Basha: Kurrë më nuk do të pranojmë ti japim në tavolinën e krimit Edi Ramës fatin e bashkëqytetarëve tanë. Jo kurrë më.

Basha tha se nëse Rama do të kishte pasur 1/1000 e dinjitetit të Theresa May në Britaninë e Madhe apo Sebastian Kurtz do të ishte larguar me dhjetëra herë.

Basha: Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari. Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës. 

Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa May apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. 

Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. 

Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. 

Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafaj u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.

7 komente në “Zotimi i Lulzim Bashës: Nuk do t’ia fal më fitoren në tavolinë Ramës, si më 17 maj. Ai s’ka dinjitet, ndryshe do largohej si Kurtz dha May”

  1. kasemi says:

    Sigurisht, per tu bere km luli. Pu pu pu pu pu pu krshqi me … Po si nuk ke turp more qe kerkon gjera qe skush nuk ti fal por duhet ti fitosh me vota, e meqe votat nuk i merr dot kerkon te shkaterrosh kete vend. Jo, kurre shqiptaret nuk do te luftojne per buthen tende, te berishes dhe likes. Plehrtat e kane vendin ne kosh.

  2. Sa per dijeni says:

    O Zot kush flet per dinjitet. O Zot na i kurse te tilla funderrina se u beme gazi i kombeve ose na shuaj fare si komb se qenkemi te paafte te nxjerrim lidera. Nuk durohet te kesh per te pare te vendit nje idiot narcizist si ky, nje shurre si cizmja e nje kleptokrat si Like Floriri, megjithese kete te fundit na e beri dhurate Naltgjatesia e tij, lideri rajonal.

  3. Porosi per Lulin! says:

    Luli, O Luli!
    Te jane errur syte o i mjere.
    Kerkon lufte per te rrembere nje karrige per vete.
    Kerkon Lufte te shpetosh lekuren tende nga drejtesia
    Kerkon Lufte se keshtu i ke porosite nga ata qe te frymezojne ty.
    Kerkon Lufte dhe harron se popullit i duhet qetesia.
    Kerkon lufte se nuk te rreket fare per sezonin turistik.
    Kerkon lufte se ti nuk ke asnje lidhje me Shqiperine.
    Kerkon Lufte se nuk te intereson uniteti i kombit me Kosoven.
    Kerkon vendosjen e vizave ne Holande tama sikur ti urreje shqiptaret me shume se vete hollandezet.
    Tek fundit me thuaj nje gje qe te lidh ty o Luli me Shqiperine?
    Familja (hollande)
    Shkolla (hollande)
    Pasuria (hollande)
    Shtepia (Holande)
    Karriera – verdalle, tylysoj, spiunazh, dhe mashtrues!
    He pra me thuaj dicka qe eshte shqipetare tek qenia juaj o Luli!
    Kur ishte kryetar Bashkie na the shume gjera troc fare me ate metoden tende qe nuk bere asgje!.
    Tani ajo qe te ka mbetur eshte qe te perdoresh verberisht ato pak qindra mbeshtetes partiake me molotov ne xhepa qe te djegesh Shqiperine se nuk te intereson asgje qe ka lidhje me shqiptetaret. Te intereson vetem interesi yt vetiak, dhe porosite qe merr nga Ruset!
    Nje dite do pergjigjesh, edhe ne varr po te jesh do te nxjerrin e do ta perdhosin varrin!
    Keshtu ndodhi dhe me Enverin!

  4. Dymi says:

    Tani, ja fali Luli pushtetin ne 2017-ten apo i vodhi Rama votat?!.!

  5. Aman o Lul hajde !
    Hajde se na plasi betha per ty !
    Na shpeto nga gjermani .Na sill demokracine.
    Nese nuk mundesh na ha nje mut.
    Here nje milion vota…e di ti sa bejne.
    Hajt te befshin mire!

  6. Qofte ke daja says:

    Ha ha ha ha. Edi Rama te fali pothuajse te gjitha ministrite perpara zgjedhjeve te 17 Majit. Dhe gjeja e pare qe bene ministrat e tu ishin tenderat per te vjedhur para. Dhe si perfundim ti dhe ministrat e tu moret te gjatin.Te gjatin do merrni edhe me 30 Qershor serbo-shpellare kelyshe te Putinit.

  7. Demokrati ndryshe says:

    Vazhdo o Donkishoti shqiptar lufto me mullinjte e eres , vazhdo folu njerzve sikur je ne enderr , vazhdo o i mbaruar o I kuruar ebitisur qe enderron dite e nate per tu bere KM ,poooorrrrrrr ske per tja arritur kurre Urdheruesit e frymezuesit e tu ne burg edhe ti o hajdut vrases

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje