E bujshme nga Italia, Sarri merr Hysajn tek Juventusi

25 Maj 2019, 12:51Sport TEMA

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave. E tillë mund të rezultojë edhe ajo e Elseid Hysajt, pas një sezoni me shumë dyshime në radhët e Napolit.

Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli. U afrua shumë me Chelsea-t, që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, u tha madje që Ancelotti ka ndërruar mendje dhe vlerëson cilësitë e tij në aspektin mbrojtës, madje që edhe Interi ka shfaqur interes për të, ndërsa gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi. Po, Juventusi i Cristiano Ronaldos, që ende është në kërkim të një trajneri.

Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea.

Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Europa League-s, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin.

Pikërisht në stacionin e radhës trë karrierës, me kampionët e Italisë, pritet të kërkojë Elseid Hysajn, të cilin e ka pikë të dobët. A do të ketë fatin shkodrani kuqezi të luajë krah Ronaldos? Mediat italianë, më konkretisht “Corriere dello Sport”,  tashmë e ka hedhur si hipotezë. Është e qartë që Ancelotti ka kërkuar shitjen e tij, por nëse rrethanat çojnë Sarrin te bardhezinjtë, atëherë edhe Hysaj mund të bëhet pjesë e kampionëve të Italisë.

5 komente në “E bujshme nga Italia, Sarri merr Hysajn tek Juventusi”

  1. Shqiptari says:

    Aman çèshtè ky titull..?

  2. Çentrale says:

    Mos shkruani budallallëqe. Hysaj ?

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Sarri nuk ka shkuar ende tek Juventusi per vehte, ju thoni qe po merr edhe Hysajn, po edhe sikur te jete keshtu cfare ka te bujshme ketu mor aman?

  4. Peço says:

    Aman o zot, sa e ububushjshme! Tërmet që tronditi gjithë italinë! Në Pizza njerëzia dualën të lebetitur se mos kish renë Kulla e famshme. Një lajm i tillë bënë vaki një herë në 5000 vjet.

  5. Kiri says:

    Kesaj I thone peshku ne Det e tigani ne zjarr.ta them I troc hysaj eshte jashte forme nuk mund te luaj me ekipe te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje