Kryeministri Edi Rama i ka dërguar letrën e katërt publike kreut të opozitën Lulzim Basha ku i bën thirrje për dialog pa kushte.
Në letër Rama ia bën të qartë Bashës se duhet ta harrojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, ndërsa rendit edhe arsyet se pse kjo lëvizje nuk do të ndodhë.
“Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin.
Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit!”, shkruan Rama.
Letra:
Zoti Kryetar,
nuk dua t’Ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.
Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nisëm e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtëpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.
Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.
Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.
Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.
Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës sime, për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.
Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti, ata e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!
Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju e as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur dhe të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve e drejtësisë si djalli temianit!
Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.
Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe natyrshëm, edhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!
Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur! Keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë dhe orientimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend.
Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ftesën për Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do t’Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.
Në pritjen Tuaj që vazhdon,
Edi Rama
(TemA)
JE GJIGANDE EDVIN RAMA POR KULTURA JUAJ DHE TOLÉRANCA MERET PER FEBLESE NDAJE NDRYSHO STRATEGJI TREGOJE DHEMBET E LIGJIT KRIMINELAVE
Rama duhet te iki jo, pse thote Basha, por sepse Rama me qeverisjen e tij nuk shppreh idealet e socializmit modern, por ai mbron vetem interest fiananciare te milionereve,,dhe familjes se tij,
duke ju vjedhur njerezve te thjeshte nepermjet taxave te larta dhe keto ua jep milionereve nepermjet huave falas
Ndaj Ram duhet te iki, biles duhet hequr edhe me force, sepse me kete menyre vjedhje ne qeverisje Rama po shkateron jeten e nejrezve te thjeshte
Vete PS duhet ta largoje Ramen nga kreu I saj, se Rama e perdor PS per interest e tij , per tu ppasuruar vete , dhe plus qe e ka mbushur kreun e PS dhe qeverine me kalamaj , e ruggece,
te cilet I perdor si Samuraj te politkes se tij kriminale , te mbushur me vjedhje e trafikante droge
Vete Ish depudetet socialiste me ne krye Ditmir Bushatin dhe gjithe ata ish depudete me experience pune e jete (Pejrashto F. Nano hajdutin ) duhet te ngrihen dhe te kerkojne largimine Rames nga kreu I PS-se
O Raimond me vjen keq per ty. Vlora eshte nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise ku zoti i ka dhene te gjitha,qe nga mali e deri tek dy detet Adriatik dhe Jon plus nje ishull dhe nje gadishull por per fat te keq disave si ty ju ka marre mendjen sepse askush nese vjen ne vend te Rames nuk do beje asgje me mire se Ai.Per kete te jesh i bindur 100%. Rama e ka treguar vehten e tij sidomos ne arenen nderkombetare si nje politikan i zgjuar dhe i matur. Dy here ka ardhur ne Shqiperi Angela Merkel dhe nje tre here e ka pritur Ramen ne Gjermani dhe jo vetem ajo por edhe Presidenti i Frances Macron. Rama normal qe ka difektet e veta qe duhet ti korrigjoje por askush nuk do bente me mire se Ai. Kete mbaje mend mire. Sa per Fatos Nanon dua te them qe pavarsish nga tolerancat e tij ekstreme Ai ka qene dhe do mbetet nje nga politikanet me te zgjuar,me te pregatitur se asnje tjeter.Kuptove VLORA??
Roberto-dakort me shumicen e atyre qe keni shkruar, por e keni qelbur kur permendni Fatos Nanon, qe nuk beri asgje per Shqiperine. Nano ishte nje i alkolizuar dhe bixhozhxhi i semure. I vetmi ndryshim midis tij dhe Berishes ishte se nuk ishte kriminel si ky i fundit.
Nqse ke kellqe o rrot edi fut saliun ne burg ai akoma thote me 21 janar une i vrava dhe do vrisja me shume por ti vazhdon nuk kam standartin e saliut Po atehere je thjesht bashkpuntor i saliut. Nuk e ben te qarte si agron malaj nuk del ne publik te deshmoje c ndodhi me 21 janar ti fsheh kane ndodhur gjera te tmershme. Po kaq tru ke athere lejua pushtetin dhe te kesh fatin e kadafit Nuk ke kellqe.
O DAKU,,,,PO ZGJOHUNI I CIK O BURR,,,,NUK I FUT KRYEMINISTRI NJEREZIT NE BURG O BURR,,,,JAN TE NDARA KUDO NE BOTE INSTITUCIONET QE AREESTOJN,PASTAJ HETOHEN, DHE GJYKOHEN,,,POLICI,PROKURORI,DHE GJYKATE,,,,,BOLL ME MENTALITET SHQIPERIE,KUSH MER SHTETIN, FUT NJEREZIT NE BURG,,,,,DILNI NGA KY MENTALITET DIKTATORESH,EDHE ENVERI KISHTE POLICI,HETUESI,DHE GJYKATE,,,,NJE FAR GJYQI BEHEJ,,,ASHTU SIC BEHEJ,,,,,,NJK KA KRYEMINISTER NE DEMOKRACI ,QE TE JAPI URDHER PER ARRESTIM DHE DENIM,,,,,,,INSTITUCIONET JAN TE PAVARURA,,,SALIU I BERI TE VARURA,,,,NGELET TU THON PSE SI FUT NE BURG,PSE SI FUT NE BURG,,,,,PASTAJ. CILIN TE FUSI NE BURG,,,KETU E 30 VJET,KUSH KA PASUR POSTE,ESHT MAR ME RYSHFETE DHE KORRUPSION,TE FUSI 30℅ TE POPULLSISE,,,ASHTU E KRIJOJ DEMOKRACINE SALI BERISHA,,,,DUHEN NJA 20 VJET GJYQE QE TE HETOHEN VJEDHJET,VRASJET,DHE KORRUPSIONI NGA SISTEMI I POLITIKES QE GATOJ SALIU,,,,ESHT RROUG PA FUND,,,,,
Kapo kapllani-eshte e vertete se nuk i fut njerezit ne burg K.Ministri, por Prokuroria dhe Gjykatat, por am kur kapen ne flagrance duke djegur e shkaterruar, nuk jane keto institucione qe bejne arrestimet, por policia qe kontrollohet nga K.Ministri nepermjet Ministrit te Brendshem. Rama po e rrit figuren e tij politikisht duke lene kundershtaret e tij qe te djegin e shkaterrojne vendin. Kjo perben moskryerje te detyres per te cilet te kane votuar njerezit.
Po je adresuar gabim,coja me mire sales,se ky celsat e kashtes ka,kush e oyt kete kocin e teta Ollges
Faleminderit Edi Rama.
Ligji dhe vetem ligji.
Po erdhi Saliu prap Shqiperia jo nuk do te perparoj. Por do te shperbehet si i do qefo Serbise.
Popullin ne shumice i ke mbeshtetje.
Populli po degjon …vlereson …por po e ndezi perplasjen Saliu…se Luli eshte nje lolo i tij….do djeg jo vetem Saliun por edhe ju si tradhetar.
Edi nuk mund te japesh doreheqjen se ke 1 milion votues mbrapa. Le ta provojne po te duan Lul Basha ruso serbi, Sali Cjapi Plak serb, Ilir hajduti dhe monika buce qeni se do te futen ne pidhe te grave te tyre ndersa Iliri ne vaginen e monikes e monika ne byth te Lulit e saliut. Keto nuk kane popullin me vete por kane jashteqitjen e partive te tyre si dhe jashteqitjen e kombit. Keto udheheqesa qe kerkojne qeveri me rrugen e pushkes i shikon mire zoti duke marre hak tek femijet e tyre. Mos u bene merak se zoti eshte i madh dhe i shikon gjerat me qetesi dhe me rradhe. Nuk harron asnje here zoti. AMIN.
Or Zoti Rama nuk eshte se te admiron si lider por as te urrej per te vetmen gje se ata qe kerkojne largimin tend jane me te keq nga ju. Ju keni punuar po vetem keni suvatuar dhe lyer me boje, nuk keni ngritur nje sistem qe te perfitojne te gjithe, vetem fasad. Megjithate dorheqja e juaj kerkohet nga Saliu qe ka vrar, ka vjedhur,nuk eshte denuar dhe per me keq nuk eshte larguar nga politika. Ke ne dore timonin qe u kerkove Shqiptarve tani eshte detyra jota ta drejtosh. Saliu me Meten e shume te tjer pa perjashtuar anen tuaj duhet te perfundojne ne burge, ndryshe te dhjefsha timonin se ne Shqiptaret keshtu do jemi sa te jete jeta.
Mendimi im I prere tradicionale, mbare-kombe target dhe mbare-demkratik: Dialogue Behet ne Kuvend. Fjala me tej nuk zgjatet.
Manual politik,per tu studiuar.Leksion per katunaret analiste,politikanet tane debila.Bravo Rama,e tregon se sa lart je karshi ketyre te opozites dhe pozites,qe fatkeqesisht,i kemi politikane
Kur ka idiote Rama,si ky “beni”,qe i duken sharlatanizmat e tij si mrekulli,pse mos te derdellite ai?
Militantet tru shplare te rilindjes ngopen vetem kur u hedh ndonje kocke Rama qe e lepijne ate per 4 vjet,se mishin e ha vete ai!
Militantet e rilindjes jane njelloj si ballistet gjate pushtimit nazi-fashist,qe thonin jemi mire me pushtuesit se na ka krijuar Shqiperine e madhe!
Ose me kollaj fare,eshte njelloj si ai kalamani qe i mburrej shokut te vet se “dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
Do ulen si Cecua…
O Daku, te paska marre malli per ate lloj shteti ku kryeministri i fuste ne burg vete njerzit? Harroje Daku, njerzit i fut ne burg gjykata, kryeministri ben politike, dhe neqoftese ka votat, ben edhe reforma. Ky eshte qellimi i reformes ne drejtesi, futja ne burg e te paprekshmeve. Neqoftese e do Saliun ne burg ashtu sic e do shumica e ktij populli, atehere lutu qe kte ta beje gjykata jo kryeministri. Sepse perndryshe pas disa vitesh Saliu do dilte nga burgu si hero i persekutuar, jo si kriminel.
mos mu lut kot Rame .
nuk ta jap dhe pik.
kurvar
maskara .
po te me besh mua kryeminister po ta jap
Edo mos na hapni barkun me ftesa, dialoqe-llogje etj budallalleqe, a keni miratuar ligje dhe Kushtetuten, mbaroi puna, ligji eshte tryeza e dialogut, ndryshe pastaj i bie te kemi shtet logjesh dhe jo ligjesh, e cfare do dialogosh kur ligji te jep hapesira dhe ve kufinj… ne kurriz te ligjit, mallin tend e ke pushtetin, boll me ftesa leshi, e di qe e ben te lash gojen para botes dhe ti thuash atyre qe ja une i dola borxhit por merru me drejtesi sepse je kryeminister dhe di tani gjithe faktet e bemave te demokrateve nga gerdeci, 21 janari etj etj, nis maunet me dosje ne gjykate, le te flene aty sa te krijohen gjykatat nderkohe topia ia kalon dhjerokrateve dhe atyre do u dale ne gjume ftuesi gjyqit qe i fton per gjyqin e rradhes ne gjykate, beji me zemer se kane mizen nen kesule, boll me hartime ftesa!
Cfare politikanesh aktor qe kemi!Si pozita si opozita jane spektakolare ne rolet e tyre te peshtira, ne luften per pushtet ,ne teatrin e politikes ,duke iniciuar here njeri, here tjetri lojen e gunkulleshkes. E neveritshme papergjegjshmeria e tyre!!!E tmerrshme !!!Kusuret i ka pas dhe i ka populli ne kurris.Jemi popull i cuditshem ne shqiptaret (politikanet jane bijte e tij ).Eh Konica sa te drejte kishe ne thenjen tende te famshme:Shqiperi te kam dh…. ste mora vesh asnjehere.
DO PERSERITET CADRA E DYTE,,,,LULI E DI MIR SE NUK KA RFUGE TJERER,,,,ULE BYTHEN NE KARRIGE O LUL,DHE MBESHTET DURAT NE TRYEZE,NUK KA RRUG TJETER,,,SHAIPTARET E KAN ZGJEDHUR RRUGEN E TYRE,,,,MBLIDH MENT SE NGELE RFUGEVE TE SHQIPERISE,SE GABELT QE SHESIN BASME,,,,
Viti 1998-Nano Ik
Viti 2018-Rama Ik
Vetëm Sala të rrijë në pushtet,
pa demokracisë ç’i qi t’ëmën.
Sala e ka vërtetuar se nuk pjell dot liderë, dhe e llogarit pushtetin jo vetëm me orën biologjike, por është aq i ngushtë sa vazhdimësinë e sheh ke Argita, Shkëlzeni, Jamarbri dhe djali i adoptuar Luli.
Fatos Nano dha leksione demokracie.
Askush nuk mund të jetë lider, nëse nuk përgatit liderë të tjerë, por kjo në bazë të parametrave (si Olldashi, ndjesë pastë) dhe jo në bazë të lidhjeve direkte familjare.
Edhe në kohën e xhaxhit, secili shkonte aty ku e meritonte.
Olldashi politikan? Olldashi ishte modeli se si nuk duhet të jetë një politikan. Politika e tij ishte identike si ajo e Mehmet Shehut në raport me Enver Hoxhën. Një shërbëtor skajshmërisht i zellshëm, duke i treguar hapur shefit, se ishte ai që priste ta zëvëndsonte. Kur dihet, udhëheqësit në shoqëritë diktatoriale dhe hibride si kjo jona, ndonse janë ata që jua ushqejnë egon atyre që duan ti zëvëndsojnë, përsëri cdo ditë kujdesen për të hapur varrin e tyre. Nuk është e rastit që të dy, si Shehu dhe Olldashi patën të njëjtin fat.
Koha e shkembimit te letrave,ka perfunduar.
Debati juaj po zhvillohet ne distanc,per arsye se po debaton me njeriun e gabuar.
Luli eshte programuar,te pyes Berishen !
A e pate mitingun në Shkodër para disa ditësh me çfarë gjuhe foli Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit dhe vetë Geringu i Rajhut të Tretë do ta kishte zili për urrejtjen që transmetoi në atë miting, dhe në fund tha ja jap fjalën kryeministrit të ardhshëm z. LUL basha. Gangsteri Muli Geringu nuk e lejon Bashën të ulët për dialog se e ka futur në kolaps me Naziskinet e Mamurrasit
Pa dyshim qe Edi eshte shume lart si potikan nuk e ven njeri me arsye ne diskutim kete, por Saliu njeh vetem forcen nuk njeh arsye, ai njeri. 30 vjet jane mjafteshem per ta kuptuar si mendon e vepron mendja diabolike e tij Vetem forca e ligjit e gjunjezon ate. E mbani mend besoj te gjithe si ul per dialog ne 1997 kur e pa se se situata i doli nga kontrolli dhe mund te digjej edhe vete ne zjarrin qe mbolli. Ata jane shume te qarte ne ate qe ata duan te arrijne me dhunen e me ultimatume. Eshte pikerisht ajo qe nuk e marrin dot me zgjedhje .Eshte arma e preferuar qe dine ta perdorin me mire. kur shoihn se jane ne rrezik Eshte e vetjma rruge qe i ka mbetur per te gjunjezuar ty dhe sitsemin demokratik i cili pamvaresisht se eshte larg perfeksioinit qe duhet ne shqiperi perseri eshte me mire se dhuna dhe anarshia qe duan te mbjellin saliu dhe ata pak mitingash te paguar qe i vijne nga mbrapa.
Ti Ed ben mire qe i kerkon te dialogosh . Kjo per shume arsye .Nuke eshte vendi te zgjatem. Por do sdo ti ka ardhur koha te perballesh me te pikerisht ne kete fushe beteje. pikerisht me kete ARME. Por ndryshe nga ai ti e ke te justifikuar perdorimin e dhunes demokratike Nese e perballon beje dhe tregoi forcen e ligjit te shumices ne demkraci. Nese nuk e ben dot hape krahun dhe gjeni personin e duhur nga shumica per tiu pegjigjur ketij njeriu djallezor e te paguar per te rrenuar e poshteruar Shqiptaret me te njejeten arme. O sot o kurre ky njeri me suiten e tij duhet te largohen epergjigjen per krimet e tyre..
o rrot k… fute saliun ne burg se do ta pesosh vet se nuk te voton njeri un dhe afersist 150 vet nga njerzit qe kemi……
Edi .. sportist, piktor artist, shkrimtar nga goja dhe me pene,
Me i duhuri qe i duhet shqiperise e shqiptareve ne keto momente .
Je i pafat sepse nuk ke arritur te terheqesh investime ne vend
Je i pafat sepse ke nje kunderahtar qe imponon urrejtje e klasave ne vendin tone
Je i pafat sespse nuk munde te ngresh strukturat e VETTINGUT ne kohen e duhur
Je i pafat sepse dhe presidentin e ke pjese te korropsionit
Je i pafat se zgjedhjet vendore jane me 30 qershir kurse bileten per n evrope do t jepet me 15-25 qershor
Qofshe me fat nqse i kryen t gjitha keto do arrish te mundesh ne politike dhe kundershtarin tend dhe fqinjet dashakeqes ..
Suksese dhe pac fat
Shume I sakte dhe I qarte per te gjithe. Ju kini mbeshtetjen e shumicen dhe USA &BE
Hipokrizia dyfishohet kur e shpreh ate (me fjale ose me leter).
Hipokrizia dyfishohet kur e shpreh ate (me fjale ose me leter).
L’ipocrisia si raddoppia nell’esprimersi..
Edi Rama ,je qenja me egoiste,me narsiciste qe kam pare,degjuar apo lexuar ne jeten time.
E prisni ,njeri pa profesion ,do perqafoje demagogjine…
Por je me fat…shqiptaret I vjedh, I le te varfer,i varferon akoma,e akoma,e akoma …dhe prape votojne per stad ne mes te qytetit(Zyra per ty me nje Stad), sheshe super te shtrenjta(per shijet e te superkamurve si ty), peme teefish i cmimit te tregut , kulla kudo , vend pa pune, pa buzeqeshje,
R E S P E C T Edo,
Askush nuk mendonte qe djalka qe bente fast-portrete ne rruget e Parisit per nje birre, te budallallepste nje komb te tere.
Edi Rama ,je qenja me egoiste,me narsiciste qe kam pare,degjuar apo lexuar ne jeten time.
E Prisnim ,njeri pa profesion ,do perqafoje demagogjine…
Por je me fat…shqiptaret I vjedh, I le te varfer,i varferon akoma,e akoma,e akoma …dhe prape votojne per stad ne mes te qytetit(Zyra per ty me nje Stad), sheshe super te shtrenjta(per shijet e te superkamurve si ty), peme teefish i cmimit te tregut , kulla kudo , vend pa pune, pa buzeqeshje,
R E S P E C T Edo,
Askush nuk mendonte qe djalka qe bente fast-portrete ne rruget e Parisit per nje birre, te budallallepste nje komb te tere.
ata duan dajak vetem ate njohin , enveri paska qen shume i zgjuar e zbulonte djallin qe ne embrion dhe e zhdukte