Alpinisti Alex Honnold u ngjit në lartësi prej gati 900 metra përgjatë një sipërfaqe shkëmbore, pa asnjë litarë të vetëm.
Siç shkruan DailyMail, Alex, 33 vjeç, nga Kalifornia, është i vetmi person në botë që është ngjitur në El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, pa ndihmën e ndonjë litari ose ndihmë sigurie.
Kështu, arritjet e tij janë filmuar për një dokumentar të National Geographic ‘Free Solo’.
Bëhet e ditur se Honnold u shoqërua nga një ekip filmimi, i cili përdorte litarë, të rregulluar përgjatë shtegut ngjitës.
U përdorën gjithashtu një aparat fotografik me dron dhe dy kamera fikse, por ngjitja në majën e thepisur edhe pse me litar ishte shumë e rrezikshme edhe për operatorët e kamerave. (TemA)