Mes yjeve të shumtë në Festivalin e Filmit në Kanë, tërhoqi vëmendjen edhe një çift anonim, një burrë në dukje i moshuar dhe një vajzë shumë më e re se ai në moshë.
Kjo, për shkak se ai u përkul në tapetin e kuq dhe i propozoi për martesë vajzës.
Fotot e tyre bënë xhiron e mediave kryesore, të cilat u bënë kurioze se kush ishin këta persona.
Daily Mail ka zbuluar se burri është Milos Kant, 63 vjeç, një milioner që ka në pronësi një club, ndërsa vajza është Marguerite Aranha, 25 vjeç, një ish-Miss në Portugali.
Ata kanë vetëm 6 javë që janë njohur, por kanë vendosur që të martohen, duke shkaktuar shumë habi dhe komente.
Shkak është diferenca e moshës.
Disa komentues kanë shkruajtur në fotot e Aranha në Instagram, se ajo po martohet për para me një mashkull që është babai i saj në moshë.
Por vetë Kant ka reaguar i revoltuar, duke thënë se ata që i paragjykojnë janë ziliqarë.
Ndërsa 25-vjeçarja ka shkruajtur se” dashuria nëse nuk është e çmendur”, nuk mund të jetë dashuri.(TemA)
njomja bakllavane e omel me shurp xhaje njomja
paraja i bo qejfin cazos sot
jo dashnia or ti plakosh
Edhe un tash po baj ishtu.
E kam gjet , por asht tuj mi hanger tan lekt.
Jam modern un, shembull per tan.
Mndejkni , burra !!!!!