FOTOT: Brenda trenit kinez që do eci me shpejtësi prej… 600 kilometra në orë

24 Maj 2019, 11:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda trenit kinez që do eci me shpejtësi prej… 600

Kina ka prezantuar prototipin maglev (levitim magnetik) një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë.

Televizioni kinez CCTV regjistroi prezantimin e trenit të organizuar në Qingdao, ndërsa projekti është duke u zhvilluar nga kompania China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC).

Zëvendësi i inxhinierit kryesor Ding Sansne tha se prototipi mund të provonte teknologjitë kyçe dhe komponentët e sistemit të sistemit të trenave maglev me shpejtësi të lartë.

CRRC Sifang Co në Qingdaou ka ndërtuar qendrat e prodhimit të testimit për trenat maglev me shpejtësi të lartë ndërsa në gjysmën e dytë të vitit pritet të fillojë me punë.

Prototipi me një vagon me një linjë prodhimi duhet të nis në vitin 2020 dhe të realizojë udhëtimin testues prej 5 kilometrash.

Në vitin 2021, kompania duhet të përfundojë testet e trenit maglev dhe të përfundojë procesin e testimit.

Treni në fjalë, nëse vihet në funksion duhet të plotësojë boshllëkun mes trenave që shkojnë në 350-400 kilometra në orë dhe avionëve komercialë që fluturojnë me shpejtësi prej 800 kilometrash në orë.

Treni i parë i komercializuar maglev është vënë në funksion në Nagoya të Japonisë.

 

2 komente në “FOTOT: Brenda trenit kinez që do eci me shpejtësi prej… 600 kilometra në orë”

  1. Baliu says:

    I mbyti komunizmi kinezet, mbaruan krejt ?

  2. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Sa tvime npushtet do ta bajme edhe na ne linjen Shkoder-Bathore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje