Nuk ka të ndalur Kina: Ndërton trenin më të shpejtë në botë

25 Maj 2019, 17:40Lifestyle TEMA

Kina tashmë ka sistemin më të shpejtë të trenave në botë, por inxhinierët e vendit duan që udhëtarët e tyre të udhëtojnë edhe më shpejt.

Pekini ka zhvilluar dhe ndërtuar prototipin e parë të një treni magnetik të ngritjes në ajër, që inxhinierët pretendojnë që mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 600 kilometrash në orë.

Treni krenohet me dyfishin e shpejtësisë së flotës Eurostar dhe mund të mbulojë distancën midis Londrës dhe Parisit në 49 minuta.

Prototipi doli nga linja e prodhimit sot në qytetin lindor të Qingdaos para se të shfaqej në media, raportoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Inxhinierët janë të vendosur për të drejtuar një sërë eksperimentesh mbi të, për të testuar funksionalitetin e saj dhe për të identifikuar fushat për t’u përmirësuar.

Ata thonë se përfundimi i trenit do të thotë se Kina ka arritur një zbulim të madh në lëvizjen magnetike ose në teknologjinë maglev.

Prototipi është rezultat i një projekti trevjeçar të iniciuar nga Pekini si pjesë e Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) të Partisë Komuniste. Projekti u nis në korrik 2016, dhe u drejtua nga Korporata shtetërore e hekurudhave. Ky projekt thuhet se ka kushtuar më shumë se 1 miliardë euro për t’u ndërtuar.

Treni më i shpejtë në botë ishte ndërtuar nga Japonia, por ende nuk është vënë në përdorim në tregun e gjerë. Treni maglev, i operuar nga Japan Railways Group, krijoi rekordin botëror pas arritjes së 603 kilometrave në orë (374 milje në orë) në një piste eksperimentale në 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje