Zgjedhjet pёr Parlamentin e BE: Ja rezultatet paraprake në Gjermani

26 Maj 2019, 19:05Bota TEMA

Zgjedhjet për Parlamentin e BE: CDU/CSU 28,0%, Të Gjelbërit 22,0 %, SPD 15,5 %, AfD 10,5 %, E Majta 5,5 %, FDP 5,5 %, Të tjerat 13,0 %

Zgjedhjet për Parlamentin e BE, të përkufizuara si vendimtare për fatin e ardhshëm të BE, përfunduan me votimin të dielën (26.05) në Gjermani. Votimet në vende të ndryshme kanë nisur që nga 23.05.

Në Gjermani partitë në koalicionin qeverisës sipas përllogaritjeve paraprake kanë pësuar humbje të ndjeshme votash. Partia që ka fituar më shumë elektorat duke u renditur e dyta deri tani pas CDU/CSU-së është ajo ekologjiste “Të Gjelbërit”.

Ja renditja aktuale e rezultateve pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00:

CDU/CSU (Unioni kristiandemokrat/kristiansocial) 28,0%,

Të Gjelbërit (partia ekologjiste)22,0 %,

SPD (Partia Socialdemokrate) 15,5 %,

AfD (Alternativa pwr Gjermaninw) 10,5 %,

E Majta 5,5 %,

FDP (Partia Liberal-Demokrate) 5,5 %,

Të tjerat 13,0 %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje