Dyfytyrësia dhe servilizmi i Lulzim Bashës me Arba Kokalarin dhe shembulli i Dash Alikos

27 Maj 2019, 17:39Politika TEMA

Për herë të parë në Parlamentin Europian është zgjedhur një eurodeputete me origjinë shqiptare, Arba Kokalari e cila është mbesa e Musine Kokalarit, e cila ishte një, shkrimtare dhe politikane antikomuniste që u përball me diktaturën komuniste dhe vuajti torturat më të egra të atij sitemi duke u dënuar dhe internuar, ku gjeti dhe vdekjen në vitin 1983.

Menjëherë pas fitores së Arba Kokalarit si pjesë e Partive simotër të PD-së, një urim për të e pati kryedemokrati Lulzim Basha i cili në një postim në rrjetet sociale bëri me dije telefonatën e tij me eurodeputeten shqiptare.

“Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik”,-shkruan ndër të tjera Basha për zgjedhjen e Kokalarit si eurodeputete.

Në dhjetor të vitit 2018 në zgjedhjet për kryesinë e re të degës së PD-së për Gjirokastrën, Lulzim Basha i cili sot uron një përfaqsuese të familjes së Kokalarëve në PE, refuzoi të mbështeste kandidaturën e Alije Kokalarit në PD-në e Gjirokastrës e cila gëzonte mbështetjen dhe pëlqimin e strukturave të partisë në qytetin e gurit por që u pengua nga kryesia e PD-së në Tiranë.

Sot, hipokrizia e Lulit arrin deri aty sa e shet edhe si arritje të tijën zgjedhjen e Arba Kokalarit në Parlamentin Europian, ndërkohë që Kokalarët e tjerë i internon nga partia, duke mbështetur për degën e Gjirokastrës ish kryekomunarin e Lazaratit, Dasho Aliko. Ky është servilizmi dhe dyfytyrësia e Lulzim Bashës.(CNA.al)

15 komente në “Dyfytyrësia dhe servilizmi i Lulzim Bashës me Arba Kokalarin dhe shembulli i Dash Alikos”

  1. luli i vocer says:

    Njeri i pafytyre , do te perfitoje politikisht sado pak nga zgjedhja e eurodeputetes shqiptare , se clidhje ka kjo me kete pisanjozin nje zot ne qiell e di .
    Kujtojme para disa viteve kur qe reshtuar ne kampin e kantidatures demokratike amerikane Hillary Clinton , pasi ajo i humbi zgjedhjet per prsidente ngeli Lul rocka si palaco , dhe direkt i kerkon te falur Presidentit te USA Donald Trump , dhe se sa qe penduar per kete akt , i lutej te falte , servilizmi dhe sahanlepiresi Lyl hariti dhe te shpenzonte mijra e mijra dollar per nje foto me Trumpin .
    Vec noc rokun fitoi ne Shqiperi , madje dhe me gunga , thjesht behet shume jargac dhe i shpelare , ne te gjitha demostratat sllogane te pergjithshme , kerkesa absurde , tjesht e thjesht ta cojne Shqiperine ne kaos , duke e terhequr ne katandine qe po i shoqeron , se e kane te qarte qe zgjedhje jo nje por njezet te behen ai nuk fiton asnje .
    Eshte thjesht preteksi , pa asnje lloj llogjike , se si mund te dorhiqet nje Kryeminister i zgjedhur me vote te lire dhe te vezhguara nga OSBE-ja dhe gjithe pertneret tane vetem nje kokbosh si Lyl karabushi e imagjinon .

  2. elit says:

    Ne Gjirokaster, PD e ka mbeshtetur Kokalarin, por ka mare dhe shume mbeshtetje nga keta te fundit. Psh Adi Kokalari ka qene kandidat per kryetar bashkie. Po nuk mund te mundesh PS ne Gjirokaster, eshte e kote. Nuk e munden dot as kur Lazarati me 5 mije banore, toka me pjellore e hashashit ne europe, dhe kur te punoje ne plantacionet e hashashit merje 25 euro dita!

  3. Gani says:

    Mos besoni so kjo vajze eshte ne nivelin e lulit dhe doktorleshe mones qe te degjoje perrallat e ketyre fekaleve.

  4. Billy says:

    Te ishte ne Shqiperi kjo Arba, do te quhej nga Berisha e Basha si bija e eterve. Sepse i ati i saj ishte ambasador i emeruar nga Ramiz Alia ne Suedi.

  5. katarakti says:

    Lereni rehat Arbën or plehra politikane. Ajo nuk ka asnje pune me ju dhe ju asnje pune me tê. Po te kishin mbetur ne Shqiperi kushedi si do e kishit shtypur dhe trajtuar. Ashtu siç beni me 99 perqind te popullsise. Iken ne Suedi dhe shpetuan. Dhe fituan. Beni sikur po gezoheni per Arben kur e keni hallin vetem te votat tuaja. Qe te vidhni edhe me shume sa keni vjedhur deri me tani. Plehra.

  6. H says:

    Ka marrë shembull nga paftyrësia legjendare e “malokut dixhital”.

  7. Qytetari says:

    Arba është rritur ne suedi dhe normal ka mentalitet suedez ne botkuptimin e gjerave jo si ky karabushi që ështe hajdut alla shpelle. Moderatët suedez pesuan ne shtator humbjen me te thellë dhe arba kantidoi dhe ne 2014 por nuk fitoi . Ne suedi socialdemokratët kan timonin dhe kane na 100 vjet qe kryesojne, te jene moderatet fuqia e pare ne suedi eshte si te fitoj Pd ne tepelenë

  8. Gjiro says:

    Sa te persekutuar kane qene Kokalarajt ne Gjirokaster ne ato vite e dine te gjithe Gjirokastritet. Ne proffesione te mira (me zotesine e tyre) por asnjehere nuk kane qene te persekutuar as ata as femijet e tyre qe mbaruan universitet. Ne ate kohe nuk e kishin te tyren Mysinen, pas 1991 u kujtuan qe dhe ajo ishte nga Kokalarajt.

  9. Elit says:

    Po keshtu edhe Igli Kokalari ,kirurg ne spital e i biri i aktoreve te njohur Gjirokatrit!!

  10. emigranti says:

    molesoret ketu ne emigrim thone qe saliu dhe gjithe bashkepunetoret e tij jane bukeshkale.

  11. Durim says:

    Edhe kete e ka bere iPAFYTYRI BASHA DO CMONTOHESH MBAS 30QEREHORIT MISH PER DREJTESIN E RE

  12. Monitor says:

    Basha eshte pune manekini qe deri tani e ka vsh Berisha! Mos prisni gje nga person i percipet! Prandaj e Ardhmja e Shqiperise duket e zymet dhe me shpresa diskrete!

  13. Wayt earp says:

    Lulja ska 2 fytyra ai eshte i vecant. Specie e ralle
    Ai ka nje fytyre per cdo person qe njef
    Eshte injorant i papare

  14. Jimi says:

    E di si eshte puna? Rendja e politikaneve, apo e “personaliteteve” shqiptare, venia ne gare e tyre, se kush me pare do ta uroje kete suedezen shqiptare per zgjedhjen e saj ne parlamentin europian, ka krijuar nje situate komike ! Ma do mendja qe edhe vete protagonistja e kesaj “meseleje”, kur te fillojne ti vijne “telogramet e urimit’, ka per tu cuditur !? Ajo me te drejte ka per te pyetur veten! Verte te jem nje personalitet kaq i rendesishem per Shqiperine, te cilen e kujtoj vetem si ne ender? E perse keta “patriotet” e mi me urojne!? Cfare kontributi kam dhen e do te jap une per Shqiperine ne te ardhmen ne parlamentin europian, kur une jame zgjedhur dhe perfaqesoj interesat e zgjedhesve te mi suedeze? Ana komike e ketyre veprimeve qendron ne ate, se ketyre politikaneve shqiptare nuk ju hap shum barku per kete shqiptarken suedeze qe deri dje per ta as egzistionte, porse sot ajo per ta eshte nje personalitet i rendesishem europian dhe si e tille ajo duhet ti kete ne konsiderate keta politikane, qe rendin te paret per ta uruar!?

  15. Salihu says:

    C’paderejtesi!
    Zgjedhin per parlamentin Europian ket cuc gjinakastralije e nuk zgjedhin supermbeseb teme qe ka shkry libra qysh ne 16 vjec.
    I ka ble Edi Rama edhe kta suedest!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje