Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet ftesës së dialog të kryeministrit Edi Rama përmes sekretarit të Përgjitshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Ai reagoi pas letrës së gjashtë publike që shefi i qeverisë i dëgoi sot liderit demokrat, duke e konsideruar hipokrite dhe hilacake.
Bardhi thotë se Rama është i pafuqishëm dhe se PD po shkon drejt fitores.
“Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit.
Në momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50 vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi Rama me ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook”.
Episodi i babait që lufton për mbijetesë në regjimin e panjerëzishëm të Edi Ramës, m’u kujtua tani, kur lexova letrën e gjashtë (shpresoj të fundit), në të cilën ai vazhdonte të tallej, të fyente dhe të provokonte me mijëra e mijëra protestues.
Duke injoruar shkaqet reale te krizës dhe problemet reale të qytetarëve, duke i fyer ata sa herë që ka mundësi, duke mos patur ndjeshmërinë më të vogël për mijëra prindër që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët, duke u hakmarrë politikisht dhe duke dërguar tatimet në bizneset e qytetarëve që dalin në protestë, duke mos hequr dorë nga kërcënimi për prishjen e shtëpive që pengojnë planet e tij korruptive, Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë.
Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar.
Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetem një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Bardhi. (TemA)
hilacak apo hilanjos
Drejt fitores ahahhahaha keta kan pjerdh perfundimisht!!
Gazi mos u nxito te flasesh para trurit. Arritjet e Rames do ti shikosh me daten 1 qershor Ne manifestimin qe do te organizoje PS per hapjen e fushates sezgjelljeve.Besoj se do te jeshe edhe ti mbas kuintave.
Te te vije pak turp nga vetja dhe njerzit qe te rrethojne se jebere mashe e 2 B dhe nuk del dot jashte kornizes qe te kane caktuar ato.
JUVE E KENI MUNDUR ZGERLAQUR DHE
PSHURRUR VETVETEN !
Askush, as Edi Rama as Rilindja as Zoti vete nuk mund tu shpetoje nga vetvrasja!
Jeni te mallkuar nga vet Zoti, qe nuk e pranon dhe ndeshkon vetvrasjen me vrasjen e vetes! A ka vdekje me te llahtarshme o kurve pedere !
Politika nuk behet me panflete dhe amatorizem, te dyja palet jane ne nivelet e adoleshences dhe rrugacerise dhe nuk kane te bejne fare me politiken dhe diplomacine e zgjidhjes se problemeve te vendit.
Foli dhe bythaku
PD dhe ju qe e perfaqsoni eshte nje parti qe vetem nocionin e fjale shtet nuk e kuptojne ………jeni grabitqar te lindur qe nuk dini te ngopeni kurre ……..jeni primitiv , llogjika juajeshte rjepja e popullit pa kushte dhe limit .
Ja paska dorezuar stafeten ketij Bardhit ,Lul Basha ,po parandjen humbjen ,sic duket e paska marre me vehte “Knuti”per te cilin u gezua aq shume opozita jone ,sikur kjo te ishte fitorja e tyre !
Ja paska dorezuar stafeten ketij Bardhit ,Lul Basha ,po parandjen humbjen ,sic duket e paska marre me vehte “Knuti”per te cilin u gezua aq shume opozita jone ,sikur kjo te ishte fitorja e tyre !
E ke zerin shume te holle per te qene politikan o Bardh-ushe.