Deputeti i dalë nga lista e LSI Ralf Gjoni ka renditur 5 lajme sipas tij, pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane.
“5 lajme pozitive për shqiptarët nga zgjedhjet evropiane:
Grupimet pro-evropiane Partitë Popullore (EPP), Socialdemokratët (S&D), Liberalët (ALDE) dhe Ekologjistët (GREENS) kanë bllokun dominant në PE me 70% të votës.
Shqiptarja e parë Arba Kokalari hyn në Parlamentin Evropian. Urime @arbakokalari & suksese! ????
Axhenda e zgjerimit të BE dhe integrimi i vendeve të Ballkanit do të vijojë falë forcimit të partive progresiste.
Ekstremi i djathtë & populistët nuk kapin dot as 1/4 e vendeve. Për rrjedhojë nuk imponohen dot.
Rritja historike e pjesëmarrjes në votime tregon se evropianët e duan Bashkimin Evropian të jetë funksional dhe terreni për zgjerim nuk do të jetë aq hostil sa e mendonim.”- shkruan Gjoni në facebook. (TemA)
Arba kokolari eshte mbese e musine kokolarit
Po ti ralf gjoni ç’je me gjykatsin gjin gjoni?
Thjeshte per ta ditur sepse mere ben sikur zdi gje