Nga Ylli Pata
Ka 24 orë që qarqet opozitare shqiptare janë në delir për humbjen e Knut Fleckensteinit në zonën e tij elektorale në Hamburg që e cilësojnë si fitore të kauzës opozitare dhe si rrjedhim një triumf të forcave euroskeptike e ultra të djathta që PD e LSI lançoojnë prej kohësh edhe pse njëra është pjesë e PPE e tjetra aleate e PSE-së, ku LSI militon prej vitesh.
Por në fakt kjo është thjesht folklore tribal i emocioneve të liderëve të PD-së dhe LSI-së që nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare mbi rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Madje as PS-ja nuk e ka bërë një të tillë. Dhe kjo përbën një qëndrim aspak serioz për një vend që ka aspiratë të integrohet në BE ku si qeveria ashtu edhe opozita e konsideron se ka aleatë forcat pro europiane në kontinent.
Por në fakt çfarë ka ndodhur në zgjedhjet europiane që tashmë rezultatet janë thuajse zyrtare.
Sipas të dhënave që japin të gjithë burimet serioze të kontinentit, koalicioni pro BE-së jo vetëm që nuk është tkurrur por është zgjeruar.
Që do të thotë, nga tkurrja e socialdemokratëve kanë përfituar të gjelbrit që janë edhe më shumë partizanë të zgjerimit.
Dhe që realisht është lajm i mirë për Shqipërinë.
Por për të analizuar rezultatet në nivel lokal pra në atë që Shqipëria përfiton, duhet të marrim rezultatet në vendet ku ka pasur një skepticizëm për të dhënë votën pro hapjes së negociatave.
Vendi i parë është Holanda, që jo vetëm ka qenë kundër hapjes së negociatave por ka miratuar edhe një rezolutë për të kthyer vizat.
Në Holandë partia e ekstremit të djathtë që aq shumë ka sulmuar shqiptarët nuk arriti të fitojë, edhe pse shumë e konsideronin jo vetëm si triumfuesen por edhe diktuesen e axhendës politike. Parti e parë është Partia Laburiste, ndërsa Partia e Lirisë e Geert VVilders është në vend të barabartë me demokristianët e kryeministrit Ruute që ka marrë 4 vende europarlamentarësh.
Në Gjermani në vend të parë është partia e Angela Merkel. Edhe pse kanë humbur mjaft pikë socialdemokratët që janë në qeverinë e koalicionit të madh kanë avancuar shumë të gjelbërit që janë partizanë të zgjerimit, madje edhe më shumë se socialdemokratët dhe kristiandemokratët e Merkelit.
Në Francë, parti e parë është Fronte National e Le Penit me 22 europarlamentarë karshi 21 të Lëvizjes Marche të Presidentit Macron. Por të gjelbërit kanë avancuar shumë duke u renditur si partia e tretë me 12 europarlamentar krahas 8 të Les Republicans të ish-presidentit Sarkozy.
Macron deri tani ka mbajtur qëndrime stopuese integruese nga frika se mos humb vota djathtas të cilat i ka humbur. Që të mbijetojë politikisht Presidenti francez do të duhet të kërkojë aleancë majtas pra me të gjelbërit që të mos mbytet nga ekstremi i djathtë që i ka ndodhur centristëve republikanë. Ky është një sinjal i qartë që padyshim që do të dalë në pah në ditët në vazhdim.
Në Austri që është një vend shumë ndikues për Shqipërinë, forcat e ekstremit të djathtë që rezultuan faktikisht edhe filoruse janë dërrmuar keqas.
Kristiandemokratët e kancelarit Kurz dhe eurokomisionerit për zgjerimin Hahn janë renditur të parët me 7 vende ndërkohë që parti e dytë janë socialdemokratët. Ekstremistët kanë humbur pozicionin e marrë në zgjedhjet parlamentare duke u renditur të tretët.
Si përfundim: qeveria e ardhshme europiane pra komisioni do të jetë më progresiste pasi do të ketë të gjelbërit si mbështetje dhe në ekzekutiv. Mazhoranca do të jetë po ashtu.
Ndërkaq në vendet e BE ka pasur rezultate të ndryshme. PSh në Spanjë socialistët e kryeministrit Sanches kanë triumfuar, në Greqi, Syrisa e Tsipras ka humbur, në Britaninë e Madhe kanë triumfuar të djathtët pro Brexit, në Itali Salvini është forcë e parë kurse PD e qendrës së majtë ka kaluar Lëvizjen 5 Yje.
Port ë gjitha këto janë rezultate derivate, thelbi është Parlamenti Europian, ai nuk ka rënë në duart e grupeve ekstremiste të djathta…
TemA
Dua te di, a do te kete mut mjaftueshem per LSI dhe per PD? Te hane te ngopen!
Nje korigjim,ne Holllande fituan social-demokratet,partia e dyte doli e kryeministrit Route,partia e Geert Wilders doli ne vend te 10 dhe nuk do jete do te jete fare ne parlamentin europian.
Po po ti, futja pordhes- keta iken per lesh o lum miku!!
FITUAN PRO-EVROPIANET! Per inat te PD dhe LSI. Keta e hengren sa krahu. Le te vazhdojne me protestat dhe ato gjasme paqesore.
Prisni se Fleckenstein-i sapo ka humbur, por nderrimet e deputeteve nuk behen neser. Ato behen ne shtator ose tetor. Pra deri ahthere LSI te haje m…. sa te ngopet se Fleckenstein eshte akoma ne post deri ne shtator ose tetor. Ha ha ha ha ha
PeDe + Leshidhise jane dy formacione shpellaresh pa tru qe mendojne se Fleckenstein apo Hahn bejne politika personale. Ata nuk mund te kuptojne se keta dy personalitete perfaqsonin mendimin e BE. Te njejten gje thonin edhe per ambasadoret amerikane qe nga Lino, Arvizu, dhe se fundi me Donald Lu. Dhe kushdo qe vinte pas tyre u binte kokes talebaneve shqipfoles. Fajin nuk e ka pasqyra te dashur Neandertalas se kafka juaj nuk ka pesuar evoluimin e domosdoshem. Pede = Cesspool.
Ike futja Majlinda Bregut se po te pret.
Shqiperia ka bere shume mire te shpreh egzigjencat e saje per te dileguar te shkolluar jo kolegj boys.
Mu kujtua nje shprehje e viteve 1973 kur sherbeja ne Korce dhe nje plak po na tregonte per luften Italo Greke nje shprehje te me falin lexuesit per mos shqiptimin e mire
Radisti qe ndjekte luften i thote komandantit te tij.Paj Tepelena.Komandanti ja kethej.Gamuta cfare paj Tepelena.Por paj Athina.se ne ate kohe kishte rene Athina ne duart e Gjermaneve.Fjala Paj dmth ra.ose morem Tepelenen Keshtu i gjeti edhe Partite opozitare tek ne Kujtuan se iku Knu
dizmi por ne fakt ai u forcua akoma me teper.
Qe ky burre i pashkolle vjen per “ pjeshka” ne Shqiperia ka vite qe e flasin njerezia,
Qe eshte nje si Mona qe e perserit ,kjo eshte fatkeqesia..
fiton TRUMPI, pd dhe lsi kalojne ne ekstaze, fitojn te djathtet ne eu, pd dhe lsi-ja fillojne festojne ne tirane, ç’jane keta majmune xhungle , basha si gorrille dhe moni si shimpaze, çifti i vitit ne shqiperi. nuk e dine keta majmune xhungle qe te djathtet extreme jane te gjithe kundra shqiptareve dhe shqiperise ne futjen e saj ne eu, njesoj si majmunet qe enderrojne per banane edhe ky çifti jone i xhungles dhe gjithe sorrollopi i tyre xhunglor qe i ndjek nga pas, mendojne dhe enderrojne se do te fitojne edhe keta ne shqiperi.
Ne Holande fitoi PVDA qe eshte partia e punetore ve ose ndryshe partia laburistedhe jo social-demokratet.
Ne Holande fitoi PVDA qe eshte partia e punetore ve ose ndryshe partia laburistedhe jo social-demokratet.