Formacioni i vitit: Messi e Ronaldo udhëheqin sulmin, Liverpool mbrojtjen

27 Maj 2019, 18:37Sport TEMA

Liverpool dominon në formacionin më të mirë të sezonit me 3 futbollistë edhe pse të kuqtë nuk arritën të fitonin titullin kampion në Angli.

Sajti prestigjoz “Goal.com” ka zgjedhur formacionin më të mirë nga pesë ligat kryesore të sezonit, duke u bazuar tek performanca dhe kontributi i lojtarëve në fushë.

Ajo që bie në sy është se ekipi i Klopp edhe pse ka një ndër sulmet më të mira në Europa, të tre futbollistët janë të repartit difensiv.

Në formacionin më të mirë nuk mund të mungonin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që së bashku me El Kun Aguero udhëheqin sulmin.

Pas Liverpool ndjekin Barcelona dhe Manchester City me nga dy lojtarë. Chelsea, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Juventus gjithashtu kanë nga një lojtar në 11-shen e sezonit në Evropë.

Në portë është zgjedhur Jan Oblak i Atletico Madrid

Mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil van Dijk Liverpool dhe Gerard Pique i Barcelona.

Në mesfushë Bernardo Silva, Manchester City, Axel Witsel, Borussia Dortmund dhe Eden Hazard, Chelsea.

Në sulm janë përzgjedhur Lionel Messi i Barcelonës. Sergio Aguero i Manchester City dhe Cristiano Ronaldo i Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje