Facebook-u përgatitet të hedhë në treg kriptovalutën e tij

28 Maj 2019, 09:00Hi-Tech TEMA

Facebook-u po përgatitet për hedhjen në treg të kriptovalutës, e cila do të jetë gati në muajt e parë të vitit 2020.

Projekti i rrjetit social ka qëllim krijimin e valutës digjitale për ta përdorur jo vetëm në platforma, por edhe në internet dhe në jetën reale.

Ky project mund të shënojë edhe afrimin e Mark Zuckerberg-ut me “armiqtë e tij të përjetshëm” Cameron dhe Tyler Winklevoss.

Binjakët, ish-shokë në Harvard të Zuckerberg-ut janë në fakt krijuesit e “Gemini”-t, një ndër platformat më të njohura për kriptovalutën. Një nismë, e cila u hodh në treg falë 65 milionë dollarëve të dhënë nga vetë Zuckeberg-u në kuadër të mosmarrëveshjes që pati me Winklevoss. Ata akuzuan krijuesin e Facebook-ut se ai kishte vjedhur idenë e tyre për të krijuar një rrjet social.

Për sa i përket kriptovalutës, hyrja e Facebook-ut mund të jetë shtysa e munguar deri tani për t’u bërë një fenomen në masë.

Megjithatë, kritikët e shohin si një mënyrë për të shmangur vëmendjen e shoqërisë,m për sa I përketdëmeve të bëra dhe autoritetit botëror të humbur për sa I përket privatësisë.

1 komente në “Facebook-u përgatitet të hedhë në treg kriptovalutën e tij”

  1. ¬ says:

    Ka shumë parti politike që kanë ditur ta bëjnë të dobishëm Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje