FOTOT: Kur socialistët protestonin për zgjedhje të lira dhe mazhoranca i rrihte dhe burgoste

28 Maj 2019, 15:47Dossier TEMA
FOTOT: Kur socialistët protestonin për zgjedhje të lira dhe

Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve.

Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri.

Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.

Ashtu si sot, opozita në atë kohë organizoi protestën e njohur të 28 majit. Socialistët kërkuan sheshin “Skënderbej”, por qeveria e Partisë Demokratike e zhvendosi protestën në fushën e Ali Demit, edhe aty nën rrethim policor, por nga të gjitha drejtimet socialistet u nisen të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Policia me autoblinda, me qen, forcat speciale dhe punonjës të shërbimit informativ gjithsej 6 mijë forca krijuan barrikada për të penguar marshimin dhe në rrugën e Elbasanit ndodhi përleshja.

Dhuna u bë e përgjakshme. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.

Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tirane. Këto janë pamjet se si tërhiqeshin zvarre protestuesit, disa prej të cilëve u rrahën pas shoqërimit në polici.

260 protestues të opozitës u rrahën në urën e rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej” në sy të ndërkombëtarëve që e ndiqnin dhe e filmonin masakrën nga Hotel “Tirana”.

Shtypi ndërkombëtar raportoi ngjarjen me pamjet e dhunës nga e cila nuk shpëtuan as vetë gazetarët e huaj. Kjo është foto e një gazetari spanjoll, të cilin e goditen sepse po fotografonte protestën.

6 komente në “FOTOT: Kur socialistët protestonin për zgjedhje të lira dhe mazhoranca i rrihte dhe burgoste”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    shume larg shkuat,turqit e Istambul-it votuan perseri qe te fitoi kandidati i Erogan,kjo pasi ne raundin e pare ishin bo disa ”manipulime” nga te qafiret e paudhe kudershtare te sulltanit……………..!
    si thate!? clidhje kane ketu votimet ne Turqi me ato ne Albanistan!!?? kane pasi flitet per te njejten rrace njethundrakogjaxoresh………SUNITE!

  2. Drejtesi says:

    Une e kuptoj nje junte politike ne pushtet, ajo qe nuk kuptoj eshte verberia e shume qe i shkojnr ende pas nje krimineli si SB.

  3. Kazaku says:

    Po nuk u zhduk edhe çeçeni i fundit nga faqja e dheut s ka paq dhe prosperitet

  4. tur says:

    ska prob se jane te tere milionera sot.

  5. Edi says:

    Keto qe u rrahen ne 26 maj 1996. U vertetua qe ishin bandite qe ishin ne krye te bandave te 1997. Dhe dogjen Shqiperine me simbolin serb duke mbajtur 3 gishtat lart. Ata drurin e kane pasur pak. Litari e kane pasur me per shtat.

  6. J says:

    Kjo ngjarje tregon se krimineli berisha mbron me gjakun e popullit kur është në pushtet, dhe me gjakun e popullit kërkon pushtetin kur eshte ne opoxitë. Kjo sjellje diktatoriale sudamerikane , duhet shtypur Lika se mund të bęhet edhe më shumë shatërruese. Poshtë Berisha. Rroftë populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje