Komedianët e dëshpërimit

28 Maj 2019, 19:36Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Gjithnjë e më shumë po bindem se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm jo vetëm për natyrën, klimën, por edhe për spektaklet që prodhon. Kadareja ynë i famshëm është gjeniu i papërsëritshëm qw me intuitën e tij e ndieu qysh në fëmijëri se po jetonte në një vend që prodhonte në mënyrë magjike ngjarje e personazhe që kishin dy shenjueshëmëri : tragjike dhe komike, sureale dhe fantazmagorike. Ndoshta, ai është i vetmi shkrimtar që lexoi në mënyrë brilante tekstin e vërtetë që shkruanin shqiptarët me historinë e tyre. Dhe, i magjepsur prej saj, ai vetëm na e tregoi këtë narrativë.

 Kjo duhet të ketë qenë arseyeja pse Arshi Pipa, një tjetër shkrimtar, studiues, kritik dhe albanolog i famshëm, i cili vuajti në mënyrë makabre dhunën nga regjimi komunist që u instalua në Shqipëri, duke bërë burg politik, pra, një kundërshtar i egër i regjimit në të cilin Kadareja zhvilloi veprimtarinë e tij, në vitin 1987 boton te revista « Tale » në New York shkrimin « Subversion mbi konformizmin, fenomeni Kadare ». I magjepsur, sidomos nga romani « Kronikë në gur », ai shkruan, veç të tjerash, se Kadareja ka vizuatuar qytetin e tij të Gjirokastrës si të ishte një shkrimtar frojdist apo neofrojdist i klasit të lartë. Në atë qytet thotë ai, nipi vret xhaxhain në sofër, një vajze të bukur i del mjekra, një burgamadh mërzitet me jetën në liri dhe i drejtohet burgut, një delirant pretendon se ka ndërtuar avionin prej druri. Një hermafrodit vendos të kthehet në gjininë që mbante fshehur dhe viziton bordellon e qytetit e kështu me radhë.

Kur kam lexuar këtë kritikë të Arshi Pipës, jam bindur edhe njëherë për gjenialitetin e Kadaresë, por jo vetëm, kam menduar se vetëm një gjeni mund të hetojë dhe mund të rrëfejë narrativën e vendit të tij ashtu siç ka bërë Kadareja. Nuk ka asnjë regjim politik që mund ta dëmtojë atë gjenialitet. Por kjo është një histori tjetër.

E gjithë kjo m’u kujtua këto ditë duke ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri. Mua jo vetëm që nuk më shqetëson patetizmi dhe retorika e vrazhdë e agresive e opozitës, por më zbavit. Studiot televizive që u ngjajnë skenave të teatrove absurde apo atyre eksperimentale, janë një art më vete. Të gjithë e dinë subjektin e dramave apo komedive që luhen aty dhe si spektatorw shijojnë lojën e aktorëve. Dikush kujton luftën, një tjetër zbulon lidhjet e padukshme me agjenci të jashtme që ai i ka hetuar duke dëgjuar apo duke deshifruar kodet e pazbërthyeshme të ligjërimit të Tit Vasilit. Pjesa më zbavitëse janë dosjet dhe etja për të shpjeguar botën me zbërthimin e kodeve numerologjikë. Sapo ti mësohesh me numrta e dy dosdjeve del një dosje tjetër.

Sipas Aristotelit që tragjedia të ketë efekt, konflikti tragjik duhet vendosur brenda familjes, brenda gjakut. Përbindëshi që ka zaptuar Abanistanin tani është i rrethuar me shqyta e heshta dhe nuk ka më shpëtim. Atëhere kur të gjithë sjellin në mendje betejat e zhvilluara në fushë të hapur mes përbindëshit që ka gllabëruar atdheun dhe e përtyp atë si një çamaçakëz dhe luftëtarëve të lirisë që janë të veshur me një uniformë që të kujton xhingla-mingat, zhile-zhon apo jelekverdhët, pikërisht në këtë kohë jelekverdhët kthehen në gushëverdhë, në zogj që cicërijnë për paqe dhe mbrothësi, në pëllumba që do t’i kishte zili edhe Evropa e plakur.

Mirëpo, asgjë nuk është ashtu siç duket. Sapo beteja në fushën e luftës fashitet ajo ndizet nëpër skenat ku luhen komeditë surealiste televizive dhe aty luftëtarët nisin të tregojnë vazhdimin e luftës dhe parashikojnë fundin tragjik të Përbindëshit që po përtyp atdheun si çamçakëz. Nis dialogu sureal, përplasjet trup me trup ose fjalë për fjalë. Të gjithë kanë sjellë hartat e vendosjes së trupave për rrëzimin e atij që i ka futur thellë në dëshpërim dhe aty bëhet planifikimi i betejave të ardhshme.

Dikush thërret në ndihmë një varg popullor, një tjetër një histori nga lufta e boerëve dhe pikërisht atëhere kur fundi i atij që u ka prishur drjetpeshimin duket i afërt, vjen lajmi fatal: himnin kombëtar nuk do ta këndojë më prijësi i opozitës, por një tenor. Kjo është më shumë se tragjedi thotë dikush nga salla. Ndërsa shumica e spektatorëve e ndien se komedisë, mesa duket, i ka ardhur fundi.

(TemA)

12 komente në “Komedianët e dëshpërimit”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Bravo.Ky eshte realiteti.

  2. Azio says:

    Nje shkrim brilant.
    Shume gjera qe duhen te lexohen realisht.
    Nje metaforike aq e mbrekullueshme sa edhe shume sarkastike.
    Te lumte Z.Yzeiri.

  3. koci says:

    Shkrim i bukur.
    Kodet e Tit Vasilit i ka marë në dorë FBI.
    Mona ka filluar e krruhet nga poshtë, mund të ketë marë një infeksion se pastruesja e konfirmoi nën zë kur pa të mbathurat që nuk ju laheshin kollaj njollat e verdha.
    Qenka budallaqe kur nuk di ta zgjedhë dhe shërbëtoren besnike!!
    Likes i kanë lindur dyshimet e para.
    Mos ajo ka filluar….edhe kur, tani që dhe ata në Angli filluan numrat.
    Kur të vinë terslliqet hapu derën…
    E dynja!!!
    Një komshi i tij në fshat e kishte mbiemrin Marra, se thoshin njerzit se ata si fis ishin të marrë. Dhe ata e ndruan dhe e bënë Ismaili.
    Po ky derdimeni pse nuk e ndroi!!! E mbajti Meta, po pse i metë është ky???!!
    Të shohim, po mbahet mes dilemës: To be or not to be.

    1. Thone se Mona po merret me shtanga per ta kap Edin nga Edin nga poshte se lart nuk arrin se eshte e shkurter dhe ta lidhe me says:

      Edhe pse Mona jeton mes lluksit dhe me sherbetore, Arsyja qe del ne protesta nuk eshte per vete. ajo del qe zoti tia beje mbare edhe te tjereve qe s’i kane kushtet e saj.
      Kjo po e ka shpirtin e madh Dhe si ai kuzhinjeri te Lulkuqet mbi Mure
      flitet se do fuse pa lejen e Metes nga porta e pasme per ne kuzhine fukarenj qe te hane falas te pakten nje here ne dite. Keshtu i kane folur zotat te mali i Tomorrit.
      Duke komunikuar me ta eshte kthyer ne njeri i mire qe po te te preke te ben te pasur dhe ke bollek. Edhe po ti prekesh rrobat te ngjitet mbaresia. Edhe Nora Mala e kishte per nder kur ja mbante xhaketen ne proteste.
      Nuk e bente per servilizem por mbante per mbaresi rroben e njeriut te mire nones se gjithe shqiptareve fukarenj qe i kane syte nga Mona. Edhe jashte ka fituar nam.
      Tani do behen pelegrinazhe te organizuara nga jashte per te vizituar vendin ku jeton Mona Ma Dona kto paret tona.

  4. Gezim Voda says:

    I nderuar profesor Yzeiri!. Si dhe here te tjera, je realist dhe imbrekullueshem na analizen qe ben per “komedianet e deshperimit” os e sipas meje; “plakushin e zullumit, molotovasin e parfumit dhe kryetarken e kanunit”. Njerezit normale, ata qe duan demokracine por jo kaosin e dhunen; qe duan debatin atje ku e ben gjithe bota e perparuar, por jo ne rruge e me rrugaçeri; qe duan shtetin ligjor te dale nga vota e pakundershtuar nga dikush, por jo anarshine dhe populizmin ekstrem; qe duan nderin dhe dinjitetin e ketij vendi e te kombit qe i parkasim ,por jo “republiken e rrumpalles” dhe qurrashet qe ‘heqin mbathjet” para te tjereve, etj besoj se jane me kete lloj analize te kulturuar, te matur dhe pa inat. Urime i dashur.

  5. "BOHOTINA" says:

    Bravo! I jashtzakonshem Yzeiri, si gjithnje i thelle…

  6. Ladi says:

    Kur lexoj shkrime te tilla me grohet shpirti dhe mendoj: Shqiperia do te behet per inat te injorances qe eshte ulur kembekryq kudo…

  7. Thanks says:

    I dashur Ylli. Ne duhet te na vije turp se ne cderenxhe e kemi lene veten. Kur te lexojne brezat e ardhshem shkrimet e sotme per situaten politike, “qyteti mbi gur” nuk do jete asgje krahasuar me fantazmagoriken e realitet te sotem

  8. Drejtesi says:

    E bukur…

  9. @autori says:

    Ne kete artikull, fluturimet “pindarike” te Ilir Yzeirit i ngjajne atyre te nje zogu me krahe shume te vegjel qe perpiqet te kaperceje distanca shume te medha. Me ane te paralelizmave dhe digresioneve te sforcuara e te panevojshme ai rreket per te trajtuar tema te realitetit politik shqiptar. Ne fillim autori shkruan se gjithnje e me shume “Shqiperia i duket atij nje vend i mrekullueshem”. Pastaj i fanepset “perbindeshi qe e ka zaptuar kete vend dhe e pertyp si camcakez”. Ne persiatjet e tij prej mercenari te rendomte, kerkon te behet sa me i besueshem duke na sjelle ne vemendje Kadarene dhe kritikat e Arshi Pipes kunder shkrimtarit te madh, te cilat jo vetem qe nuk ja ulin vlerat, por e bejne akoma edhe me te madh. Ne thelb “Skenderbeu” i Spiropalit nuk dallon shume nga “Kadareja” i Yzeirit. Gjithashtu, per Ilirin tone, prezenca e Kadarese keto dite ne Shqiperi, pervecse levdatave te teperuara te shkrimtarit per Bashkine e Tiranes (me rastin e inaugurimit te shtepise muze), per rrjedhoje dhe reklamen qe i shkon partise se Erion Velise, e ka frymezuar autorin e ketij shkrimi te tunde edhe ai krahet e vegjel duke shpresuar se mund te vetsherbeje sado pak edhe veten, per ti shtuar pikerisht ato vlera qe i mungojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje