Nga Eduard Zaloshnja
Ndërhyrja e parë amerikane në krizat shqiptare ka qenë edhe më ekzistencialia për shtetit tonë. Pas Luftës së Parë Botërore, politikanët shqiptarë ishin të përçarë, nën ndikimin e fqinjëve që donin ta ndanin mes tyre shtetin e ri shqiptar (të njohur nga Konferenca e Londrës së 1913-ës).
U desh ndëryrja vendimtare e Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes, që i vuri fre synimeve të fqinjëve, dhe që u dha krah politikanëve që donin vazhdimësinë e shtetit shqiptar. Pas asaj ndërhyrje fatlume, u mblodh Kongresi i Lushnjës, dhe historia dihet si ka vazhduar.
Do të duhej të kalonin 70 vjet, që SHBA të ndërhynte përsëri në një krizë shqiptare. Në vitin 1991, pasi PPSH-ja kishte fituar zgjedhjet e para pluraliste (rezultati i tyre u njoh ndërkombtarisht), filloi greva e përgjithshme në vend. Ndërkohë, në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, që u shoqëruan edhe me vënie zjarri të një pjese të Pallatit të Kulturës. Nga ana tjetër, “Vullnetarët e Enverit” po kërcënonin se do të marshonin drejt Tiranës, për t’u përplasur me protestuesit.
Në kushtet kur vendi mund të futej në spiralen e luftës civile, Zëri i Amerikës mbështeste hapur opozitën, ndërsa i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë (amabasadori ende nuk ishte konfirmuar nga Senati), u takua me kryeministrin Nano. Dhe pas atij takimi, u arrit marrëveshja mes mazhorancës e opozitës për krijimin e qeverisë së stabilitetit, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohëshme një vit më vonë.
Ishte përsëri ndikimi i Zërit të Amerikës dhe ndërhyrja e ambasadës amerikane ajo që rrëzoi qeverinë e stabilitetit (të kryesuar nga socialisti Bufi), pasi nuk arriti ta stabilizonte vendin. Qeveria teknike që erdhi pas saj e çoi vendin në zgjedhjet e marsit 1992, që sollën PD-në në pushtet.
Katër vjet më vonë, pas zgjedhjeve të kontestura të 1996-ës, Departamenti i Shtetit i kërkoi Berishës përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona elektorale, gjë që nuk ia rrezikonte mazhorancën PD-së në Kuvend. Por Berisha pranoi përsëritjen vetëm në 16 zona. Nëse një më tepër do të kishte pranuar, do t’i ishte vënë në rrezik mazhoranca e cilësuar me 2/3 në Kuvend, e cila i duhej për t’u rizgjedhur si President i Republikës dhe për të miratuar projekt-kushtetutën (që i ishte rrëzuar në referendumin e 1994-ës).
Pas snobimit publik që i bëri Uashingtonit, ambasada amerikane u bë si një faltore ku faleshin opozitarët dhe eksponentët e mediave kritike ndaj Berishës. Ndërkohë, FMN-ja dhe Banka Botërore (që dominoheshin e dominohen nga Uashingtoni financiarisht) filluan sulmin ndaj firmave piramidale, të cilat kishin lulëzuar nën vëzhgimin dashamirës të Berishës (një ndër gabimet që ka pranuar publikisht ai – në një emision të Fevziut para zgjedhjeve të 2005-ës – ka qenë pikërisht mosmbyllja e firmave piramidale me kohë).
Dihet si rrodhën ngjarjet më tej. Kur shpërtheu revolta për paratë e humbura në skemat piramidale, amerikanët i propozuan Berishës që të emëronte Eduard Selamin si kryeministër dhe të shpallte zgjedhje të parakohëshme. Por ai nuk pranoi. Kur situata mbërriti pikën e vlimit, amerikanët arritën t’i ulin palët në negociata, që filluan para 1 marsit 1997. Por Berisha nuk u tërhoq dhe pas 1 marsit, depot e armatimeve të ushtrisë u hapën (rreth 1 milionë armë ranë në duart e popullsisë civile). Në zgjedhjet e parakohëshme të atij viti, nën mbikqyrjen e 6 mijë trupave ndërkombëtare, koalicioni i majtë mori 2/3 e vendeve në Kuvend.
Pas katër vjetëve të mbushura me protesta të PD-së (madje edhe me zaptime të armatosura të kryeministrisë dhe insitucioneve të tjera), u zhvilluan përsëri zgjedhje parlamentare. Mazhoranca e majtë arriti të merrte 3/5 e mandateve – mjaftueshëm për të zgjedhur Nanon President të Republikës dhe Metën kryeministër. Por 3/5 i arriti përmes skemës së Dushkut dhe përdorimit të policisë e Gjykatës Kushtetuese. Dhe ambasada amerikane ndërhyri përsëri. Ajo përdori e para frazën “mjaftueshëm vota për kryeministrin, por jo për presidentin”. Që do të thoshte se ose Meta, ose Nano duhej të mbeteshin me gisht në gojë (edhe pse kishin bërë përpjekje titanike për ta patur të dy gishtin në mjaltë…)
Me ndihmën e Brukselit dhe Berlinit, Uashingtoni arriti të gjente një zgjidhje, sipas së cilës Nano e Berisha ranë dakord të zgjidhnin si president Moisiun (një ushtarak në pension) dhe Nano të bëhej eventualisht kryeministër.
Por muaji i mjaltit nuk zgjati shumë. Berisha e akuzonte çdo ditë Nanon dhe ministrat e tij për korrupsion, ndërkohë që ndërkombëtarët po shqetësoheshin për skafët e gomonet e shumta që transportonin përtej Adriatikut drogë, armë, emigrantë ilegalë, e prostituta. Dhe Uashingtoni filloi qitjet nga larg, sa me kritikat në Zërin e Amerikës dhe sa me seanca dëgjimore në Kongres.
Para zgjedhjeve të 2005-ës, në Tiranë erdhi Drejtori i CIA-s, i cili u takua me Nanon. Dhe disa ditë më vonë, Nano i humbi zgjedhjet, pa bërë ndonjë rezistencë të madhe për të apeluar vendimet e KQZ-së.
Pas vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011 (jashë kangjellave të Kryeministrisë), FBI-ja bëri një ekspertizë, e cila fajësonte drejtpërdrejt zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Por gjykata shqiptare nuk e pranoi atë ekspertizë (pranoi ekspertizën shqiptare, që konkludoi se plumbat kishin bërë rikoshet tek halat e pishës..). Dhe më pas filluan qitjet nga Uashingtoni, sa nga Zëri i Amerikës e sa nga Kongresi. Ato qitje paralajmëruan rrotacionin e dytë paqësor rradhazi. Gjë që s’kishte ndodhur më parë në historinë shqiptare.
Parvjet, pasi i dërguari i Merkelit nuk arriti ta nxirrte opozitën nga çadra para kryeministrisë, erdhi ndihmës-zëvendës-sekretari i shtetit amerikan dhe u dorëzoi të dy palëve një projekt-marrveshje, duke i paralajmëruar që të mos ndryshonin asnjë fjalë të saj. Rama dhe Basha u takuan më pas, dhe bënë një marrëveshje edhe më të avancuar se ajo amerikane, duke krijuar përshtypjen se do të kishim një koalicion të madh (PS-PD) pas zgjedhjeve.
Por Rama siguroi 74 mandate, duke mos patur nevojën për ta futur Bashën në qeveri. Dhe Basha i druhet tani një marrëveshje të re me Ramën kryeministër, sepse mund t’i rrjedhin votat si parvjet.
Në fakt, Zëri i Amerikës i kishte dhënë sinjalet për një parapërgatitje për rrotacionin e rradhës (në vitin 2021). Ai raportoi për fallsifikimin e regjistrimit në SHBA të kompanisë që qeveria Rama i kishte dhënë tenderin e Unazës së Tiranës, si dhe raportoi për përgjime të Vangjush Dakos, nga të cilat lihej të kuptohej se ai mund të ishte përfshirë në blerje votash. Ndërkohë, raportet vjetore të Departamentit të Shtetit kritikonin qeverinë për nivel të lartë korrupsioni dhe luftë të pamjaftueshme ndaj trafikut të drogave të forta.
Duke përdorur pikërisht këto argumente, opozita kaloi në veprimin ekstrem të djegjes së mandateve parlamentare, si dhe në kërcënimin për përplasje civile në ditën e zgjedhjeve lokale (në rast se Rama nuk jep dorëheqjen deri atëherë).
Por ky kurs ekstrem nuk mund të duartrokitej nga Uashingtoni, i cili e bëri të qartë përmes ndihmës-zëvendës-sekretarit të shtetit, se parlamenti dhe qeveria janë legjitime, dhe opozita duhet të garojë në zgjedhje për të ardhur në pushtet. Përkthimi: Uashingtoni i dha municione opozitës, por për 2021-shin. Me djegjen e mandateve, ato municione i plasën në dorë Bashës. Amerika nuk pranon më rrotacione të dhunshme në Shqipëri dhe as krijimin e precedentëve të rrezikshëm për të ardhmen.
A është kjo arsyeja e qendrimit të prerë amerikan?
Këto ditë do ta marrim përgjigjen e kësaj pyetje, nëse në Tiranë mbërrijnë emisarë posaçërisht për krizën (e jo zyrtarë dytësorë si këta që mbërritën sot). Me pak fjalë, Basha duhet të presë ardhjen e ndonjë emisari të posaçëm amerikan, që të ketë ndonjë shpresë për 2021-shin. Përndryshe… shihemi pas 30 qershorit!(realstory.al)
Ne rradhe te pare lusim zotin qe Amerika te nderhyje, por po nderhyri shpresojme qe kata politikanet tane ordiner dhe hajdute te peshtire, ti marri dhe ti degdisi me na nji burg tip Alkatraz qe te japin shpirt duke ngrene njeri tjetrin
Nuk t’u lodh(trash) gjuha nga bythëlëpirja o Edo …???!!! Akoma nuk e keni kuptuar, se e keqja më e madhe e shqipove, është se kanë pritur/presin gjithmonë të huajt (duke u lëpirë bythën sigurisht…), që t’u pastrojnë halenë e t’u bëjnë shtet … ???!!! Është kjo arsyeja që ndodhemi akoma në këtë derenxhe (të pashembullt) dhe jemi katandisur gazi i botës…!!! Retrospektivë “historike”… TURKU…, ITALIANI…,GJERMANI…, JUGOSLLAVI…, RUSI…, KINEZI…dhe sot AMERIKONI… dhe të gjithë “KANË DHJERRË” në këtë gropë haleje dhe kanë ikur…, ndërsa “krimbat” përpiqen të dalin dhe të marrin ARRATINË, për një jetë më të mirë, larg, në “shtëpinë” e të tjerëve, qoftë edhe HYSMEQARË…!!! Dhe për këtë, asnjëherë nuk kemi patur faj neve “ëngjëjt e Zotit”, por gjithmonë “fqinjët tanë të këqinj” na kanë katandisur kështu…!!!
ka keto pasaktesira :
1. u dhane 17 zona, por jo se duheshin aq per te sguruar 2/3
2. Depot ne jugun e bandave dhe Komiteteve depot ishi hapur perpara nga vete ushtaraket….ndersa Tirane e siper pas largimit te qeverise se PD ne date 13 mars.
Ore gjithëmoney Amerika do tua zgjo dhe hallet juve? Kjo mënyrë sjellje e këtyre politikaneve kriminele Shqiptare bëhet me plan për të mbajtur gjalle politiken dhe pikepamjen serbe se Shqiptaret janë te paafte te bejne shtet. 28 vite pas zgjedhjeve të para dhe kjo teze vazhdoni falë politikane Shqiptare. Përgjigja është shteti shumë e thjeshtë. Ose opozita dhe qeveria,dmth të gjithë bashkë nuk bëjnë dot shtet, opozita e ben këtë rrëmujë si agjentë të Serbisë dhe Rusise, ose opozita është aq e korruptuar sa kanë frikë nga krjimi ishtetit të vërtetë. Me këtë rrëmujë I mbyllinë Shqipërisë rrugen drejt Evropës sepse e dinë që në Europe nuk kanë shans ti shpëtojnë burgut. Cilado të jetë e verteta, Shqipëria është na hall përderisa këta kriminele janë vërdallë dhe veprojnë në emër të popullit. Analiza është shumë e thjeshtë. Nuk e di se me çfarë merret Shtypi në Shqipëri apo ata palo gazetare dhe analistë. U ka zënë sytë etja për para dhe pushtet.
Zoti Zaloshnja behuni me i besueshem!
1. Keni te drejte kur flisni per zgjedhgjet e vitit 1996. Ne oren 14 te dites se zgjedhjeve PS u informua qe PD kishte fituar 52% te votave dhe ajo brektisi zgjedhjet. Hapi ishte i llogaritur mire. Dihej qe Berishes i duheshin 2/3 e votave per te siguruar zgjedhjet e presidentit, pra te vetes se tij. Ai lejoi qe te mbusheshin kutite me vota te falsifikuara, gje qe shkaktoi nderhyrjen amerikane. Dihet si rodhen ngjarjet! Por nuk je hic i sakte kur thua se zgjedhjet u fituan nga koalicioni i majte me 2/3 e votave. Votime te rregullta u bene deri nne Lushnje, ndersa ne gjithe jugun e Shqiperise u be si nje vit me pare, por ne sensin e kundert. Ju e dini mire kete.
2. Pas 4 vjetesh ndodhi marifeti ni Dushkut. Ju e dini kush e sajoi. Mos harroni se Dushku, ku zgjedhjet u bene pas dy javesh, i hoqi PD gati n10 ndeoutete, te cilet Nano i ndau midis tri partive, duke cuar votat ne favor te PS dhe aleateve te saj. SHBA e dinin mire kete, prandaj nderhyne. Fenomeni i Dushkut, i shoqeruar me nje ndarje hileqare te zonave te votimit ishte “projekt” i zz Kastriot Islami e Skender Gjinushi. Ky i fundit, me 10 mije votues, mori tre deputete ne Parlament dhe sot, pas gati 18 vjetesh, gradohet kryetar i akademise se shkencave pa shkruajtur asgje ne fushen shkencore. Kete nuk e kundershton kush.
3. Se si i siguroi Rama 74 mandate sot e kane te qarte edhe femijet e shkollave fillore. Vjedhja, ne formen e blerjes se votes, e falsifikoi rezultatin me 20 %, pra PS do merte shumicen, por jo qe te bente ate qe po ben sot. Shumicen do e merrte me LSI dhe PDIU.
Eshte pak te flasesh, ashtu sic flisni ju, per kanabizimin e gjithe Shqiperise, te cilin e beri Edi Rama.
4. SHBA dhe Europa kane probleme me Ballkanin Perendimort, por kjo nuk u jep te drejte te mos perkrahin levizjen e sotme te opozites dhe te popullit te revoltuar. Pjesemarrja kaq e madhe ne 5 protesta te deritanishme, ku numri i protestuesve po shtohet vazhdimisht, vlen te vleresohet. SHBA dhe Europa e kane mundesine qe te shtrojne palet ne nje marreveshje te qarte: te rikthehet kushtetuta e vendit ne ate qe ishte para vitit 2008. Kjo do sjelle qe te gjithe shqiptaret te ndihen zoter te votes se tyre. Atehere u perkrah PS dhe PD me idene e mosfraksionizimit te parlamentit, ku partite e vogla rrisnin mungesen e stabilitetit. Po sot, qe shihet qarte se cfare solli kjo gje, kur kryetaretv e partive jane bere zoter te vendit dhe, ne saje te votave tona, caktojne te preferuarit e tyre ne udheheqje te vendit, cfare duhet te bejme? Po durohen Spiropali me tyryfyckat e tjera si ministre? Po durohen tenderimet skandaloze, qe po zbulohen cdo dite? Pse te qendroje vetingu vetem te gjyqtaret dhe prokuroret? Po pse mos shtrihet te deputetet dhe ministrat? Ku qendron e keqja?
Prandaj mos tremb njeri me SHBA, sepse ne vertet e duam ate vend e ate popull, por ambsadoret e tipit Lu e Vlahutin na e kane sjelle ne maje te hundes. Tipa te tille po shtohen sa nuk durohet me. Edhe per kete po rriten protestat.
Keshtu, z. Zal;oshnja, qe dikur ke qene i PD dhe sot je bere i PS. Po te rikujtoj se sondazhet e fundit jane larg nga ato qe ke botuar para disa muajve. Edi Rama e di mire kete, prandaj nuk do zgjedhje te parakohshme.
Une qe po te shkruaj jam pensionist dhe duke blere pluhurat qe shet si ilace kryeministri jone nuk me mjaftojne parate as per te paguar dritat, ujin, tajsat dhe ushqimet. Ky eshte problemi i 80% te bshqiptareve.