Lëreni Arbën të qetë!

27 Maj 2019, 13:20Blog TEMA

Nga Mira Kazhani 

Ka një lumë komentuesish që kanë përmbytur wall-in në Facebook apo dhe Instagram të Arba Kokalarit, vajzës me origjinë nga Shqipëria, që është rritur, edukuar në Stokholm/Suedi dhe i kërkojnë 32-vjeçares që mos të harrojë Shqipërinë, vendin ku ka lerë, që të shkruajë shqip, që të mbajë ndonjë flamur shqiptar, e kështu me radhë.

Ky nuk është as naivitet por është pjesë e psikopatisë së brigadave mediokre të rrjeteve sociale, që vdesin e shkrihen mbi flamur e për Shqipëri dhe sot vdesin për Arbën, që s’e kanë ditur më parë që ekzistonte, që po ta shohin keq e kthejnë nga heroinë në një të mallkuar. Arba ka ikur e vogël fare nga Shqipëria me familjen e saj.

Arba Kokalari fitoren ia detyron zgjedhësve të vet, përfshi edhe shqiptarëve emigrantë që jetojnë atje dhe që e mbështetën. Por, që të kuptohemi, Arba ka fituar si një suedeze dhe akoma më shumë ka fituar se është e zonja e vetes. Ia ka dalë se ka punuar dhe ka qenë bindëse.

Pa as më të vocklin dyshim, të hapet syri kur sheh që një vajzë emigrantësh shqiptarë bën karrierë në politikë dhe ia del. Por, a do t’ia dilte Arba po të ishte në Tiranë?

Arbën do ta kishin shtypur, jo tamam si dikur gjakun e saj Musine Kokalarin, por në demokracinë e Tiranës ka forma të reja persekutimi për njeriun që punon, studion, rritet dhe kërkon të kapë majën e vet.

Në Tiranë Arba duhet të bëhej njëherë pis në baltën politike dhe më pas do ngjitej lart, nëse do kishte dedikimin për të qenë ushtare e denjë e kryetarit. Me pak fjalë, Arba në Tiranë nuk do ekzistonte, me gjasë, ndaj lëreni të qetë Arbën të vazhdojë jetën dhe karrierën e saj dhe mos mbështillni në fatin e saj politik, komplekset tuaja fejbukiste.

Thjesht urojini fat dhe reflektoni sesi do duhet që në Shqipëri të lindin Arba dhe të rriten politikane duke mbetur po Arba.

Ekzaltimi pas suksesit të saj, që nuk ka pikën e lidhjes me Shqipërinë, veç ADN-së së saj, është paradoksi që përsëritet për adhurimin që shfaqim për çdo gjë që s’patëm mundësi ta shkelim.

A rritim dot ne Arba? Pa i hequr këpucët, pa u përleshur me policinë? Pa recituar statusin e kryetarit? Pyetje të kota, me pak fjalë!/(tiranapost.al)

27 komente në “Lëreni Arbën të qetë!”

  1. Nila says:

    Ashtu eshte..do ta shtypnin edhe tipet si punajote..qe nuk je e suksesshme prej punes dhe talentit por lali eri dhe biznesmenet e tij te financojne cdo fende qe nxjerr tek ajo haleja tirana pordh qe ke

    1. Azra says:

      Po ik moj Idiote ..se populli suedez ka votuar Partine..pastaj ku di ti se kuj ja ka dhen kjo Arba kengetare …per te marre ate post!! Pse gjithe ajka e Europes qenka ne parlament?? ta dish ti sa palaco ka aty…..Lexo historin e babait te saj..bie dardha nen dardhe me mashtrime
      Arba Kokalari e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka lindur në nëntor 1986 në Tiranë. Ajo ka qenë vetëm 6 vjeçe kur ka shkelur në kryeqytetin e suedez Skohlom. Dhe nuk ka shkuar rrugë pa rrugë si shumë shqiptarë, por si vajza e një diplomati. Arba, është vajza e Bardhyl Kokalarit, ambasadorit të parë shqiptar në Suedi i cili u emërua në vitin 1992. Ndryshe nga ambasdorët e tjere, Bardhyl Kokalari nuk u kthye më kur mbaroi detyrën por qendroi në Suedi ku ndërtoi jetën bashkë me familjen.

      Në vitin 2008, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare akuzoi se një ish-diplomat shqiptar ka qenë ai që pengoi vlerësimin e tij me çmimin Nobel. Siç shkruhej në media asokohe, Kokalari i kërkoi zyrtarisht Komitetit të çmimit Nobel, që të mos vlerësohej me këtë çmim bashkëqytetari e bashkëkombësi i tij, Ismail Kadare.

      “Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”, do të shprehej Kadare asokohe.

      1. Flutura says:

        @ Te lumte! Nuk mund te te heq asnje presje.?

    2. albi says:

      ja dhe njeqelizori i rradhes qe verteton plotesisht ate qe shkruan gazetarja! krundet si puna juaj qe nuk jane ne gjendje te bejne asgje po vetem nxjerrin fekale nga goja jane fiks personazhet te cileve u referohet shkrimi. Dhe ketu te ne ka me bollek, fatkeqesisht….

      1. Gent says:

        Shume sakte Albi, xhelozuq te vegjel, medioker te frustruar., krijesa pa fantazi pozitive.

    3. H says:

      Sipas karakterit tuaj të fëlliqur përpiquni kush ta lëpijë më shumë atë gruan që e ka fshirë nga kujtesa halen shqipëri. Edhe ju nuk duhet ta përmendnit fare. E di vetë ajo zonja, siç e diti deri tani. Ju kërkuat të vidhnit Terezën e Kalkutës që sdinte asnjë fjalë shqip pale këtë qe ka lindur fatkeqshisht në shqipëri.

    4. Komentuesi says:

      Bravo Mira.Je e saket ne mendime per Eurodeputeten shqiptare,Kokalari.

  2. harilla says:

    Faleminderit!

  3. arberia says:

    Bravo Mira. Mos i ve re kuckave te PD/LSI qe te kane inat.

  4. ben says:

    Mira-zakonisht me pelqejne artikujt qe shkruan, por jo ky reagimi i sotem. Nje pyetje: po zotrote a e njihje Arben me pare qe sot paske marre flamurin e mbrojtesit te saj?
    Shqiptaret qe bejne perpara neper bote jane te shumte dhe ne gezohemi per arritjet e tyre, pamvaresisht se nuk i kemi njohur me pare. Shume veta e shprehin gezimin e tyre me menyra te ndryshme, por nuk ka asgje te keqe ne se i kujtojne qe te mos harroje vendin e saj te origjines, pasi per fat te keq ka shume qe pasi kane arritur suksesin, harrojne vendin qe i lindi.

  5. Al says:

    Jo ktu nuk rritet Arba….drejte…ktu rritet Belinda…mediokre, sahanlepirese,abuzuese me financat….ktu rritet Brisi arrogance…Vasilika inatcore….dhe ti qe i lepihesh pushtetit. Te miret ikin…..kshu ka qene gjithnje

  6. Refugjati says:

    A rritim dot ne Arba?..Pse Perendimi nuk rrit Mona?…Pyetje te kota.

  7. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Nila : Nuk e di në je femer apo mashkull, por çfarëdo qe te jesh, ti vetem njeri qe nuk je. Të vijë turp per fjalorin që perdor. Mira është gazetarja më kurajoze, më e sinqertë dhe më e lexueshme. Por kjo nuk është per sojin tënd, pa “din e iman”Të denjë per ty janë Lehësi( Nikolla), Qimi i Pekajve, qeni leshatok Zheji apo psikopati Lubonja…më fal se harrova shemyuraqin Lela, me të cilin natyra është treguar aq e pamëshirëshme.

  8. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Nila : Nuk e di në je femer apo mashkull, por çfarëdo qe te jesh, ti vetem njeri qe nuk je. Të vijë turp per fjalorin që perdor. Mira është gazetarja më kurajoze, më e sinqertë dhe më e lexueshme. Por kjo nuk është per sojin tënd, pa “din e iman”Të denjë per ty janë Lehësi( Nikolla), Qimi i Pekajve, qeni leshatok Zheji apo psikopati Lubonja…më fal se harrova shemturaqin Lela, me të cilin natyra është treguar aq e pamëshirëshme.

  9. buj says:

    BUDALLACKE KAZANI TI PO NJEHERE E GJETE FJALEN TE PAKTEN, ME KTE SHKRIM KE TE DREJTE!

  10. Genti says:

    Kjo eshte nje injorante e komplexume dhe paragjykon popullin Shqiptar qe i behet qejfi dhe i rrit shpresen qe dhe ne 1 dite do futemi ne evrope dhe kemi politjma e normal evropian dhe jo komunista si Berisha, Rama dhe njerez pa karakter si Luli dhe Erion Veliaj

    Kjo thote pushoni ju qener skeni drejte te enderroni se ju meritoni ferrin qe jemi…

  11. JAM MALOK says:

    Duhet t’i marrin leje kesaj fyçkes, Smira Kazani nese duhet te urojne/komentojne zgjedhjen e ARBES…
    Arba ka lindur ne TiRANE, ndaj urimet MBARE-SHQIPTARE vetem percjellin fryme pozitive dhe promojne Arba te reja si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise…
    Cfare shkrimesh apo aktesh ke ber ti Kaz(h)ani per te promovuar modele te tilla…
    aaaa po, ti u fute me makine ne mes te turmes se studenteve si GANGSTERE e vertete dhe desh i shtype disa bashkemoshater te Arbes qe kerkojne dinjitet, vleresim, respekt dhe perspektive per te ardhmen…
    ndersa 1 rast tjeter shtype me te vertete nje te ri, fshehe ngjarjen 1 jave, pa e zbardhur fare se cfare ka ndodhur por vetem duke fajesuar viktimen dhe familjen e tij…
    prandaj reflektimi duhet filluar nga vetja …

  12. Pajdhany says:

    Pirdh o Kazon pirdh!
    Po na e bo ti perndimin sikur me qen kopshti i engjëjve !
    Nëse Shqipnija osht rruspi 24 karatshe,karakurv karashkerdhnore,Perendimi esht nje kurv delikate pasarelash mode qe kur ka mundsi t vret me gjyqe e ligje t padrejta.
    por,kurva kurv ngelet.si ajo me thik ne breket e p..dhit,edhe ajo me shtiza vrastare ke topuzi flokve.
    Sepse kurvica shkerdhnore shqipni pjell e petendimit kurvnor mondan esht.

  13. ideali says:

    O zot, s pushoi kjo te na jap leksione sesi te sillemi ne populli i thjeshte.Perse mos ta leme moj ndrikulle. Eshte mbesa e se madhes Musine.Te shpresojme te shkelqeje dhe te ndricoje edhe ajo si paraardhesja e saj.Pak nga ajo drite te aarije edhe tek i gjati qe ka marre persiper te luaj rolin e Enverit padhembe. Mos kij frike ti Mira.Ajo i takon asaj shtrese qe ti nuk i arrin as te gishti i kembes, nga cdo kendveshtrim qe te shikosh.Ndaj mbylle gojen, thyje dhe penen. S kemi nevoje per keshillat e tua qe arrijne nga provinca.

  14. mik says:

    Vendi asht ne piken politike me te ulet, e na merremi me biografine e Arbes qe nuk ka asnje detyrim ndaj Shqiperise.
    Si gjithmone, njerez te vegje qe merremi me gjera te vogla.

  15. ME EMER says:

    Kokalaret e gjirokastres i kam njohur mire . Nje nder ta ka qene pedagog i matematikes ne I.L.P.-ne e GJIirokastres , sot Universiteti i Gjirokastres . Ulusi Kokalari ishte para se gjithash nje njeri shume i mire , i dashur me studentet , por dhe shume i respektuar nga ata . Kunati i tij ishte Vasil Bilushi , drejtor i Institutit qe gjithashtu ishte njeri shume i respektuar .Musine Kokalarin nuk e kam njohur me te mirat apo me te keqiat e saj , por di qe personat e permendur me siper ishin shume te afert me te , pasi kam qene student i tyre . Po te “rremosh” ne te gjithe sojet shqiptare do te gjesh se ne gjithe ka qe kane bashkepunuar me Turkun , Italianin , Gjermanin , CIA-n , K.G.B.-ne , U.D.B.-ne etj etj , duke mare ne boten tjeter te mirat apo kusuret e tyre . C`do kush ka te drejten e tij per te jetuar me normat morale , per te cilat shoqeria te vlereson . Mendoj se eshte e teper te permendet qe kjo zonjusha suedeze me origjine shqiptare , te permendet se eshte gjaku i Musedeze dhe jo i ketyre qe ne komentin tim po e perseris se ishin shume te nderruar dhe te respektuar ne Shqiperi . Nuk e di se pse keta gazetare te cuditeshem , i “rremojne ” kaq shume . Me sa kam lexuar nga shkrimet e ndryshme , mendoj se historia e hidhur e M. Kokalarit , mund te jete si rrjedhoje e nje” dashurie te deshtuar ” ..!URime vajzes , jete te sukseseshme ..! Kurse per gazetaret e “Temes” , kam verejtje se nuk shkruhet “lereni ” , me dy pika lart .

  16. Metiu says:

    Amon mi Mira hap ndonje liber hap se nuk do te te bin qurret ne shesh. 5 fjale rrotullon ne cdo artikull. Nje here ne mbrojtje e nje here ne sulm. Ose shan ose mburresh. Nuk dite nje here ti shkosh analizes ne fund. Kuptohet qe kur flet per Arben e ke per veten. Kokrra delirantes je.

  17. Julian laci says:

    Shqiperia eshte halja,qenefi,banjo me e bukur me bote, por jane shqiperitaret qe a koma nuk Kane mesuar te dhjesin ne kete hale kaq mahmitese. Kishte nje arsye qe xhaxhi Enver ja futi koken ne hale ketere kokelareve

  18. Kasem gahinji says:

    Sa per dijeni.votimi per parlamentin europian behet me listen e partive dhe emrat e kandidateve te propozuara nga cdo parti.ato behen publike jashte qendres se votimit.ne flete votimi ,votuesi ka vetem stemat e partive dhe majtas saj,vendin bosh per te shkruar emri e kandidatit per te cilin voton.pra listat jane te hapura dhe publike jashte qendres se votimit dhe nuk votohet vetem per partite me lista te fshehura.ky sistem eshte me i pershtatshem per shqiperine.cdo zgjedhes vecon nga lista kandidatin e preferuar dhe partine qe preferon.keshtu eshte zgjedhur edhe zonjusha ne suedi.

  19. ilir says:

    Mira, kritikat e drejtperdrejta ndaj politikaneve aktive shqiptare, ne vecanti te krereve te tyre, jane te drejta, te merituara per te qene nxitje per pastrimin e Politikes se Shqiperise prej tyre.
    Kam bindjen se ne Shqiperi ka me dhjetra qytetare te cilet e meritojne te qenit deputete ne Parlamentin e Shqiperise, ne Parlamentin europiane.
    Ka ardhur momenti qe idealistet dhe shqiptaret e ndershem e patriote , te behen bashke dhe te krijojne Partine mohuese te partive te sotme PS, PD, LSI e ndonje tjeter satelite te tyre. Nuk e meritojne shqiptaret te bojatisen me te zeze nga politikanet e sotem.
    Kur ne ambjentin shqiptar ka Mira perse te mos kete edhe nje organizim te Mirave per te qene krenar si qytetare te Shqiperise edhe ne ambjentet jashte Shqiperie.
    Faleminderit !

  20. Meço says:

    Zj.Mira.
    Ndër të paktë shkrime të panevojëshme nga ju,eshtë ky i sotmi.Le të ndjehen njërzit krenar për suksesin e një bashkëatdhetareje të tyre.Eshtë rasti të gëzohemi për Arbën.Pastë këmben e mbarë.Në”një bimë që lulëzon”rendësi kanë rrënjët si dhe ambienti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje