Letrat e Ramës për Bashën, si Xhemileja!

27 Maj 2019, 17:48Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Në Zagori këndohet një këngë për Xhemilene (si duket ka qënë ndonjë k***v kjo).

Kënga është pak a shumë kështu:

“Më mori malli o shokooo për atë Xhemilen oooo.

Une inat e ti inate pse ma bërë kështu o Xhemile oooo”

Kjo kënge këndohej shumë në kafenete e zonës. Një emigrant që kthehet në zonë pas shumë vitesh degjon burrat e lagjes duke kënduar. I drejohet mësuesit të fshatit.

-Me këtë këngë ju lash, me këtë këngë ju gjeta. Nuk ka dalë ndonjë këngë e re për sevdane këto vite që kam munguar unë?

Mësuesi i përgjigjet.

-Vrasje për punë sevdaje ka kohë që nuk ka pasur në anët tona.

Biseda mes dy burrave vazhdon.

-Pa vrasje nuk ka këngë dashurie?

– Ka si nuk ka, po historia e Xhemilesë është me vrasje, hataja e madhe e bën këngën të madhe.

-E vranë pastaj i ngritën këngë?

-Këngën nuk e ngre ai që e vret, por ai që i lëndohet shpirti.

-Ore po nga ka qënë kjo Xhemileja?

-Nga vëndi që i këndohet kënga. Tani të gjithë fshatrat e krahinës thonë ka qënë nga fshati jonë.

-Ka qënë e bukur?

-Eeeeehhhhhh kështu thotë kënga.

-Nazemadhe?

– Dhe këtë e thote kënga. Gruaja pa naze si gjella pa kripë.

-Çe do. E vranë të gjorën. Në ferr shpirti i ati që e vrau. Xhemilesë i ndriftë shpirti ne parajsë. A e pimë një gotë për Xhemilenë?

-Po more ( gjithë burrat e kafes gotën në dorë) Nderkohë njeri thotë. “Une nuk pi për një lavire ”

-Ueee ja dhe një burrë namusqar.

-Nuk është burrë por djalë.

-Ahhhh epo nuk ja di lezetin nazeve. Të rrojë kujtimi i Xhemilesë, dëshmores së dashurisë.

PS: Biseda është marrë nga filmi “Gjoleka djali i Abazit”.

Të gjitha këto letrat e Ramës për Lulin duken si ata burrat e fshatit që dhe pse kanë grate në shtëpi, nuk u rrihet një çike pa folur për Xhemilenë. Rama ka opozitën në Parlament, por përsëri nuk i rrihet pa Lulin.

5 komente në “Letrat e Ramës për Bashën, si Xhemileja!”

  1. Kryerrota says:

    Letra e 7 do filloje keshtu:
    I nderuar Kryeka..

  2. mali says:

    o idiot gazetar, o turp qe ne vend te percjellesh mesazhe informuese dhe ndricuesi na sjell kafenete dhe gjirizet e dembelizmit.

    rama i flet popullit, njerezve, qe te degjojne dhe kuptojne per cfare behet fjale.
    te flet dhe ty te kuptosh, qe mbase behesh edhe ti gazetar.

  3. Servantesi says:

    Letrat e Don Kishotit per Dylqinjen ep Tobozes.

  4. Tutu says:

    Kenga e Xhemilese dhe fabula me emigrantin eshte tek filmi Gjoleka biti i Abazit… kur e ke me te degjuar e tregon ne menyre vulgare…

  5. AC/DC says:

    Te lidhesh emrin Xhemile me Zagorine eshte si te lidhesh emrin Cristian me Meken! Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje