Nga Spartak Ngjela
Për opozitën jashtëparlamentare nuk ka më asnjë shpresë ekzistence si lidership. Ajo e ka humbur kohën e saj politike, se gaboi që dogji mandatet e deputetit, dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit.
Koha politike është shumë kapriçoze, një gabim kundrejt saj, të nxjerr nga loja.
Lidershipi i Partisë Demokratike gaboi. Ka një aksiomë në jurisprudencë: i dëshpëruari, i tremburi dhe idioti nuk mund të konsiderohen dëshmitarë të saktë, sepse, si rregull, këta i shmangen të vërtetës. Nga kjo nxjerrim konkluzionin se këta nuk mund të jenë as të aftë për të arsyetuar të ardhmen në lidhje me veprimet e tyre.
Lidershipi i Partisë Demokratike kuptohet se është i trembur qëkurse ka filluar Reforma në Drejtësi, dhe kjo na jep logjikën e arsyes që, për këtë akt, ai ka qenë i dështuar që në fillim.
Krerët e Partisë Demokratike, nën trysninë e frikës, kërcënonin gjendjen dhe sidomos qeverinë që kundërshtarët qeveritarë do t’i “futnin gjashtë pashë nën dhé”, në një kohë që vetë ishin vetëm me duar.
Kjo gjendje që kaloi nënkuptonte se, me frymën e urrejtjes dhe të denoncimit permanent, do ta aktivizonin pakënaqësinë popullore për të shkatërruar Shqipërinë si shtet, dhe në anarki të gjenin mundësinë e mbijetesës së korrupsionit.
Po populli nuk iu përgjigj fare. Iu përgjigjën vetëm militantët e Partisë Demokratike. Po, pse ndodhi kjo kur pakënaqësia e shqiptarëve sot është shumë e madhe?
Kjo ka një arsye themelore: lidershipi i politikës kundërshtuese që iu paraqit shqiptarëve nuk ishte dhe nuk është i besueshëm për ta. Në fakt shqiptarëve iu dolën në skenë fytyrat që ata i patën rrëzuar dy herë me një milionë vota.
Kurse politika ka një rregull që nuk mund të shkelet: liderët e falimentuar në një apo dy zgjedhje rresht, nuk mund të qëndrojnë më në lidershipin e një partie të madhe politike, kur kjo është konkurente për pushtet. Po, a mund ta kuptonte dot Sali Berisha këtë arsye psikologjike të shkollës së politikës dhe, pas tij, edhe Lulzim Basha?
Jo nuk e kanë pasur këtë mundësi arsyetuese, sepse nuk i lë as pasioni patologjik i pushtetit të humbur, dhe as dëshpërimi dhe frika nga Reforma në Drejtësi. Të dy këta faktorë i kanë sjellë tani në gjendjen e falimentimit politik.
Po çfarë do të ndodhë tani këtej e më tutje si kohë politike?
Sot ka dhe një risi: Komisioni Europian e pranoi zgjerimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tani pritet Parlamenti Europian dhe qeveritë dhe Parlamentet e vendevet anëtare. Në këtë kohë, shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm me marrëzinë Berisha që kërkon t’i shtyjë drejt destabilizimit. Dhe kuptohet që, për këtë arsye, shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot klithmën e lidershipit të Partisë Demokratike për destabilizim.
Duhet të theksojmë që në fillim se lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka më fare kohë politike. Dhe kjo, nëse do vijojnë të mos e kuptojnë, do t’i rrezikojë më shumë se Reforma në Drejtësi. E themi këtë sepse në këtë faliment politik të tyre është prezent edhe politika e madhe perëndimore, e cila nuk i pranon.
Madje, një arsye e rëndësishme e falimentimit të tyre tërësor, është edhe mospranimi i politikës së madhe perëndimore, sidomos politika amerikane dhe politika gjermane, të cilat nuk i dhanë asnjë mundësi pranimi lidershipit të Partisë Demokratike . Atëherë, pse duhet t’i përkrahin shqiptarët që tani janë të lidhur shpirtërisht me Perëndimin?
Kjo është arsyeja e kohës aktuale për analizimin e gjendjes së lidershipit të Partisë Demokratike. Po këtu del një pyetje? A ka tani kohë politike Partia Demokratike për të ndryshuar lidershipin?
Tani, për vetë situatën, ndërrimi i lidershipit politik është një proces shumë i vështirë. Kur një shoqëri pushtohet nga mosbesimi ndaj një lidershipi politik, janë shumë të rrallë individit që duhet të angazhohen në një reformë politike antilidership të një partie. Vërtet një parti politike mund të ketë nevojë për ndryshim të lidershipit të saj, por, a ka ajo individë me karizëm pozitiv në shoqëri? Ja, kjo është çështja.
Në PD nuk ka sot individë karizmatik që t’i pranojë opinioni publik, dhe ka një shterpësi idesh. Nuk ka program për zhvillimin real të Shqipërisë, dhe një lidershipi të ri dhe të kualifikuar do t’i duhej kohë që ta bënte, në një kohë që Partia nuk është as në Parlament dhe as në zgjedhjet për pushtetin vendor. Kjo do të thotë që PD, edhe nëse e gjen verbin real të ndryshimit që i duhet Shqipërisë, nuk është në skenën parlamentare. Gabim ky, i cili nuk mund të korrigjohet lehtë.
Kjo është çështja që e tkurr këtë skenë politike dhe këtë skenar të mundshëm, tkurrje kjo e cila ka tepër gjasë ta shpërbëjë për një kohë të ardhme Partinë Demokratike. Në fakt, ky është një rrezik, sepse e mbart në vetë mundësinë e shpërbërjes së përkohëshme të Partisë Demokratike. Mundësi kjo e cila do ta dëmtonte shumë edhe vetë ecurinë demokratike të shoqërisë shqiptare.
Gjithësesi duhet parë me vëmëndje se si do të precipitojnë ngjarjet e pritshme.
KUR DO TI VIJ FUNDI I FUNDERIRAVE ??? QE SHKATARUAN SHQIPERINE ME DASHJE , ME QELLIM QE TE MBETEJ MBRAPA . KUR DO TE FILLOJ SPK , QE TE REHATOHET KY VEND ??
Avokat …keta jane nje bande ordineresh dhe mua gjithmone e shume me del perpara ajo shprehja (qe as shume e kam inat te thuhet per vendin tend). Cdo popull ka qeverine qe meriton….Ju degjoj perhere me respect dhe gjithmone mesoj
Analize e sakt,PD dhe LSI u vetasgjesuan,nga lidership te paafte,eshte vertet per te ardhur keq,….te udhihiqet demokracia nga nivele te tilla inteligjence qe te vjen turp kur i degjon ,zero inteligjence…nderkoh qe ka qindra demokrat te ndershem e te zot per te derjtuar PD..
Ne krye te pd tash ka vetem nje udheheqje te kalbur, e dyshimte dhe friksuar nga Spak dhe nga heqja e vizes nga Perendimi!
Mjere, mjere! PD – eshte parti e popullit Shqiptar! Dhe qafiri, i degjeneruar ne mendim qyzh nxenes, L.Basha i Gezohet mundesise per mos hapjen e negociatave me KE!
Mendo cfare perbindeshi kemi midis nesh!
Vetëm kur të vihet në pranga maloku gërdallë që kur ngordh nuk i hidhet ad për ushqim qenve, atëherë do besoj se gjërat mund të ndryshojnë.
po te mendosh se ne pd ka njerez me intelekt gaboheni rend se po ti degjosh te gjithe ne studiot televizive e te gjithe jane ish deputete ose antare te kryesise se pd ata te te gjithe flasin njesoj sikur berisha ju ka fute nje disk te regjistruar e ata vetem takojne butonin
O burre idiot, o megoloman,o zar i Rames(si I tille e nxjerr koken ne kohe krizash te Rames).
Asnje lider i partive shqiptare nuk ka cilesi lidershpi,perfshi dhe ty qe flet. Ti je perfaqesues i nje partie inegzistente me ty si kryetar qe nga themelimi.
Partia jote(nje anetar nje kryetar), zgjodhi si kandidate per parlament femra me te pasme te bukura (komplet anonim per trute).
KE?! E njejten histori…Rama hapi shampanjen!
Di te thuash me siguri se do pranohemi?! Di te thuash me siguri se : Nese pranohemi,nuk eshte se e meritojme por sepse behet per politika Globale?!
Qe Basha nuk eshte lider “i meritar” e dime, zgjedhjet ishin jo te qarte…qe Rama eshte “ i pamerituar” dihet ,nuk beri zgjedhje pas humbjes ne 2006…dhe korrupsioni maramedes.
C’do dite e me e qarte se ti je nje zar mediatik i Rames. Si c’do kalbje e shoqerise sone ,qe po i perhapet era ,edhe ty te esh hequr kapaku ne opinion si njeri qe blihesh. Jane palacot si ty,qe e kane mbush Shqiperine me Lider te tipit Basha e Rama.
Boll me numra romake te mbushur me replike boshe,
Asgje te re ,absolutisht azgje ,vetem sherbim in e radhes ndaj Liderit.
lul ballisti do ta shikoj se me ke eshte ky popull tani qe hapet fushata ,,do ta shikoj edhe bota mbarpopullin shqiptar dhe ta dish sdo gjesh vrim ku te futesh kryeballist i ballistave qe te rrethojn….
Shum sakte z. Ngjela, cfar ti besh Edit qe beri president nje hajdut te floririt, ju jeni per president….
Mendoj se gjithëçka eshtë e njohur tashmë prej shqiptarëve të ndershëm e dinjitozë . për sa i takon tashmë Bandes se PD e L SI e gjej me vënd të citoj rolin e ndikimit të palove të vetë quajtur Liderë të ketyre të menderosura tashmë ish subjekte parlamentare politikë . Citoj se Lideri ngjason me atë “Damazin e Një Tufe me Bagëti ” qoftë ai Dem .Dash , Cjap apo Maçok etj . vlerat e tija gjenetike bëjnë që ose ta përmirësojnë gjithë tufën – kopenë ose ta degradojnë atë . Prandaj është detyrim madhor zgjedhja a përzgjedhja e Liderit ekuivalent me Damazin : Prandaj edhe gjenetikisht e shkencërish ” Damazi vlerësohet sa GJysma e Tufës ” besoj se No Koment për të folur më gjatë .
SPARTAK NGJELA
DUHET QE SPARTAKU TE ISHTE PRESIDENT I SHQIPERISE
SHPRESOJ QE FJALA IME TE REALIZOHET
SPARTAK NGJELA PRESIDENT I SHQIPERISE