Rekomandimi për negociatat, Rama: Shqipëria s’ka humbur asnjë minutë, ja mesazhi i fundit për Lulzim Bashën

29 Maj 2019, 15:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Shefi i qeverisë e konsideron si progres që vendi ka bërë me reformat dhe rezultat i skanimit të punëve të bëra në vend.

Rama thotë se Shqipëria “de facto” ka nisur procesin “Screening” i cili fillon pas çeljes së negociatave.

“Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm por s’do të thotë që kemi realizuar progresin e mjaftueshëm. Ka nënvizuar reformën në drejtësi, duke komunikuar me publikun se reforma jonë në drejtësi është unike.

Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Basheën deri në momentin e vemdimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës.

 Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkunduar për JO me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin, protestash që janë partiake jo popullore. 

E fundit që kam, ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin, do ta lexojmë me shumë vëmendje, dhe ministri në detyrë i jashtëm do të paraqesë një plan veprimi për të gjitha.

4 komente në “Rekomandimi për negociatat, Rama: Shqipëria s’ka humbur asnjë minutë, ja mesazhi i fundit për Lulzim Bashën”

  1. Titi says:

    Lereni llafet me rekomandime por ne thuaj se nese do hapen negociatat dhe kur!?

    1. adi says:

      me rob shpie
      prape vendi i pare ne europe ne ??????
      asnje vendi deri me sot nuk i jane hapur 2 here negociatat, vetem shqiperise se ed rames!!!!!!
      sec kam nje pershtypje qe do kapim vendin e pare ne bote se do na hapen negociatat per here te trete e keshtu me rradhe!!!!

  2. On says:

    E ke myt moo….ne kemi ngel jevgjit e Europes…..ai te pakten hoqi hoqi vizat…po to mor asgjeeee fare……

  3. Gjergj says:

    Thuhet qe I kemi bere detyrat. Por vleresohesh me 4 nese I ke zgjidhur gabim apo I ke bere shkel e shko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje