Progres-raporti, reagon PS: Rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi

29 Maj 2019, 14:31Politika TEMA
Progres-raporti, reagon PS: Rruga për hapjen e negociatave kaloi

Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e e Komisionit Europian për rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një deklarate për mediat, bashkë-kryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, deklaron se në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kalon detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi.

Sipas Ballës, rekomandimi bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

Deklarata e plotë 

Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?????? 

Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian (vendet anëtare të BE), një vlerësim politik që në disa vende përfshin edhe konsultimin e parlamenteve kombëtare. Këshilli Europian do të përcaktojë edhe datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare. 

Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë europiane.

Ashtu siç e theksuan sot Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Mogherini, Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete.

Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë cdo ditë ndaj implementimit të saj. 
Rekoandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste????për të vazhduar në rrugën e reformae.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje